Raporti / Tregtimi i drogave në kryeqytet, ja zonat dhe linjat nga vjen furnizimi

0
146

hashash_3-300x225

Tiranë

Policia: Evidentohen 52 zona ku tregtohen heroinë, kokainë dhe hashash. Linjat e furnizimit me kokainë nisin nga Holanda

Kultivimi apo trafiku i drogës në vendin tonë nuk janë shqetësimi i vetëm, pasi tregtimi i brendshëm është akoma edhe më shqetësues. Madje, nuk është aspak e lehtë të gjesh drogë nëse do për përdorim vetjak, përkatësisht heroinë, kokainë e hashash. Fakti evidentohet nga një raport i policisë, i cili ka evidentuar jo vetëm zonat ku tregtohet ajo në Tiranë, por edhe nga janë linjat e furnizimit për të gjithë llojet që përdoren. Raporti evidenton 52 zona në Tiranë ku tregtohen drogat si heroina, kokaina dhe hashashi, ndërsa saktëson se linja nga furnizohet kryeqyteti me kokainë është Holanda, por pa përjashtuar për hashashin edhe zonat përreth.

Raporti

Në një raport të këtij viti, sektori kundër narkotikëve evidentoi jo pak por 52 zona ku tregtohen të gjitha llojet e drogave, nga kanabis sativa deri te kokaina. Shumica e tyre janë ende aktive thuhet ne raport. Sipas policisë, ne 27 pika tregtohet kanabis sativa, në 13 tregtohet heroina dhe ne 12 pika të tjera shitet kokainë. Duke iu referuar të njëjtit raport të policisë, linjat furnizimit me kokainë nisin nga Holanda. Madje, në disa u konstatuan sasi të mëdha kokainë të nisura nga Ekuadori me destinacion Shqipërinë e më pas trafikimin në vendet e Bashkimit Evropian. Më e shkurtër, sipas raportit, është rruga me të cilën lëviz heroina. Pavarësisht informacioneve të pakta, policia tha se vendi i origjinës është Afganistani. Nga atje, heroina kalon në Greqi, më pas në Maqedoni dhe që andej vjen në Shqipëri. Policia ka arritur të identifikojë edhe një nga grupet kriminale që sjell heroinën në vend dhe që ka monopolin e tregtimit të saj në Tiranë. Në raport ky grup emërtohet si Baroni. Në disa raste thuhet në raport është tentuar që heroina të trafikohet përmes portit Durrësit ndërsa për konsumin në tregun e brendshëm heroina sigurohet në qytetet e Durrësit dhe Elbasanit. Është fare e lehtë të gjesh kanabis sativa në Tirane. Tregu furnizohet nga Gjirokastra, Tepelena, Elbasani, Kruja dhe nga zona e Shkodrës. Pa përjashtuar këtu se një pjesë e sasisë së kultivuar në fshatrat përreth kryeqytetit shërben si lëndë e parë për përdoruesit e Tiranës.

Heroina dhe zonat e tregtimit

Zonat në të cilat është kapur lënda narkotike e llojit heroinë gjatë periudhës së vlerësimit në raportin e strukturave të antidrogës janë: Rruga e Kavajës, Stacioni i Trenit, Liqeni Artificial, Sauk, Qytet i Nxënësve, Rruga e Dibrës, Pallati i Kulturës, rr. “5 maji”, Rruga e Durrësit, pranë shkollës “Naim Frashëri”, rr. “Kongresi i Manastirit”, rr. “Komuna Parisit”, Rruga e Kavajës. Zonat për të cilat ka informacion se tregtohet lënda narkotike e llojit heroinë: tek Shkolla e Bashkuar, zona e Zogut të Zi, rr. “Irfan Tomini” dhe ish-Blloku. Në raport jepen edhe linjat e trafikimit të heroinës për vendin tonë. Pavarësisht nga mangësitë në informacion, rrugët e mundshme të trafikimit janë Afganistan-Greqi-Maqedoni-Shqipëri (grupi kriminal “Baroni”; në disa raste të tjera është tentuar që heroinë të trafikohet përmes portit Durrësit). Për konsumin në tregun e brendshëm heroina sigurohet në qytetet Durrës dhe Elbasan.

Kokaina dhe zonat e tregtimit

Zonat në të cilat është kapur lënda narkotike e llojit kokainë gjatë periudhës së vlerësimit në raportin e policisë janë: rr. “Perlat Rexhepi”, “Petro Nini”, “Gjergj Legisi”, “Thanas Ziko, “Milan Shuflaj”, “Ndre Mjeda”, Rruga e Dibrës, Paskuqan, IEVP Rrogozhinë, Rruga e Kavajës, rr. “Teodor Keko”, blv. “Gjergj Fishta”, Kavajë dhe VKK Morinë në tentativë për ta trafikuar. Zonat me informacion: ish-Bllok, Tiranë e Re, Vorë, fusha e “Ali Demit”, pallatet “1 Maji”, rr. “Fortuzi”, stadiumi “Dinamo”, Xhamlliku, pallatet “Havai”, Allias, Rr. “Myslym Shyri”, zona e Brrakës, pranë Selvisë, ish-Parku dhe Kavajë. Trafikimi i kësaj lënde narkotike dyshohet të jetë Holanda.

Hashashi dhe zonat e tregtimit

Gjatë periudhës së vlerësimit lënda narkotike e llojit kanabis është kapur duke u regëtuar më së shumti në këto zona të kryeqytetit. Rr. “5 Maji” (3 raste), Rruga e Barrikadave (3 raste), blv. “Gjergj Fishta” (4 raste), Blv. “Zogu I” (3 raste), Rr. “Dervish Hekali” (3 raste), rr. “Don Bosko” (5 raste), Rruga e Durrësit (8 raste), “Ferit Xhajko” (3 raste), “Frederik Shiroka” (3 raste), “Haxhi Dalliu” (3 raste), “Hoxha Tahsim” (3 raste), Kamëz (8 raste), Kavajë (7 raste), Rruga e Kavajës (8 raste), “Kongresi i Lushnjës” (3 raste), Liqeni Artificial (20 raste), rr. “Mine Peza” (4 raste), “Muhamet Gjollesha” (5 raste), “Naim Frashëri” (8 raste), Piramida (3 raste), sheshi “Nënë Tereza” (4 raste), rr. “Siri Kodra” (3 raste), “Sitki Çiço” (5 raste), Stacioni i Trenit (3 raste), rr. “Sulejman Delvina” (3 raste), “Teodor Keko” (3 raste) dhe “Vaso Pasha”(3 raste).

Linjat e furnizimit

Një pjesë e lëndës narkotike canabis të sekuestruar gjatë periudhës së vlerësimit është sjellë për të furnizuar tregun e Tiranës nga Gjirokastra, Tepelena, Elbasani, Kruja dhe nga zona e Shkodrës pa përjashtuar se një pjesë e sasisë së kultivuar në fshatrat përreth kryeqytetit ka patur destinacion furnizimin e tregut të Tiranës me kanabis.

Linjat e trafikut të kanabisit

Për shkak të pozicionit dhe territorit që ka, kryeqyteti ka shërbyer si vend depozitimi dhe fshehje e kanabisit, me qëllim më pas trafikimin e tij. Në disa nga rastet e konstatuara kanabisi është tentuar të trafikohet në VKK me shtetin grek VKK me Kosovën, Malin e Zi si dhe në VKK Portin Durrës me destinacion Italinë.

 Në një vit

Ministria e Brendshme për asgjësimin e drogës dhe kapjen e saj në kufi

Në tabelën e treguesve krahasimorë që ka publikuar Ministria e Brendshme për periudhën shtator 2013-shtator 2014, vërehet se Policia shtetit ka asgjësuar 541562 bimë narkotike kanabis, 500% më tepër bimë narkotike kanabis se sa në të njëjtën periudhë një vit më parë ku janë asgjësuar 90330 bimë narkotike. Por, asgjësimi i kanabisit nuk është e vetmja arritje nga Policia e Shtetit në luftën kundër drogës. Përgjatë periudhës 16 shtator 2013-15 shtator 2014 janë kapur 101.8 ton marijuanë, 371% më tepër se sa në të njëjtën periudhë një vit më parë ku janë asgjësuar 21.6 ton. Po ashtu edhe Kokainë është sekuestruar më tepër, duke kapur 23.2 kg, 604 % më tepër krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Gjatë kësaj periudhe në luftën kundër drogës janë arrestuar edhe 565 persona, 25 % më tepër se periudha e viti më parë ku janë arrestuar 453 persona. Ndërsa operacione Ndërkombëtare kundër trafikut të drogës janë zhvilluar 45 % operacione më tepër.

 

 

 

Justifikimi në Kakavijë

 Siguria financiare për udhëtimin, pala greke kthen 200 shqiptarë në tri ditë

 Emigrantët: Na fyejnë dhe ofendojnë dhe pastaj vendosin kryq në pasaportë

 Autoritetet takojnë homologët, marrin si përgjigje mangësitë në dokumentacion

 Gjirokastër

 

Mbi 200 shqiptarë janë kthyer ditët e fundit në pikën e kalimit kufitare të Kakavijës. Emigrantët bëjnë me dije se që prej datës 15 tetor nuk janë lejuar të kalojnë, me justifikimin e mangësive në dokumentacion apo mungesë të sigurisë financiare. Emigrantët bëjnë me dije se disponojnë dokumentacion të rregullt dhe ofendohen nga pale greke në kufi. Autoritetet e policisë shqiptare në Kakavijë zhvilluan një takim me homologët e tyre grekë në këtë pikë kufitare por pa mundur të sqarojnë situatën. Ata deklaruan në përfundim të takimit se shumica e shqiptarëve u kthyen pasi dokumentacioni i tyre përmbante mangësi të shumta. Madje, kjo është një përgjigje që kanë marrë nga homologët e tyre në takimin e zhvilluar për sqarimin e situatës.

 

Bllokimi

Më tepër se 200 shqiptarë janë bllokuar që prej datës 15 tetor në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, duke mos u lejuar të udhëtojnë për në shtetin grek. Autoritetet greke nuk japin arsye bindëse për veprimin e tyre, dhe shënojnë pasaportat me kryq, duke i detyruar udhëtarët shqiptarë të kthehen mbrapsht. Sipas emigrantëve, policia greke në shumë raste ka përdorur fjalë fyese edhe në drejtim të shqiptarëve që paraqiten me dokumentacion të rregullt në sportelet e kalimit kufitar të Kakavijës. Në rastet e tjera, shtetasit shqiptarë nuk u paraqitën fare në sportelet greke, pas frikës së krijuar se mund t’u prishen pasaportat.

 

Reagimi

Sipas të dhënave zyrtare nga Policia Kufitare e Kakavijës, bëhet e ditur se shtetasit që dispononin pasaporta biometrike, kanë kërkuar shpjegime tek autoritetet kontrolluese në anën greke, ndërkohë që vetë autoritetet greke, e kanë justifikuar këtë qëndrim, me rregullat rigoroze që ndërmerren për ekstrakomunitarët mes të cilëve hyjnë edhe shtetasit që disponojnë pasaportë të Republikës së Shqipërisë. Gjysma e emigrantëve shqiptarë të ndaluar dje nga ana e kontrollorëve grekë, nuk kanë pasur garanci të mjaftueshme financiare ç’ka përbën një detyrim për t’u përmbushur në kushtet themelore të “Shengen”-it. Për zyrtarët e Policisë Kufitare, ndalimi i shtetasve shqiptarë për të udhëtuar drejt Greqisë, pa përmbushur kriteret e vendosura nga “Shengen”, është më se i justifikueshëm.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency