Edhe ushqimi ndikon në shfaqjen e rrudhave

0
110

url

Paraqitja e rrudhave nuk është rezultat vetëm i moshës, por në shfaqjen ose jo të tyre rol luan edhe ushqyeshmëria. Studimet e realizuara kohë më parë kanë treguar se personat që janë fruta të freskëta dhe perime kanë më pak rrudha. Po ashtu në parandalimin e tyre ndihmon edhe ushqimi i pasur me vezë, peshq dhe vaj ulliri. Në anën tjetër, personat që ushqehen me mish të kuq, gjalpë dhe karbohidrate, përballen me paraqitjen e më shumë rrudhave edhe atë në moshë më të re. Andaj, për të mbajtur larg rrudhat preferohet konsumimi i më shumë frutave dhe perimeve, veçanërisht atyre të gjelbra. Po ashtu kur përgatitni sallatën, shtoni asaj vaj ulliri pasi ky është një burim i vitaminave A, C, E dhe disa antioksiduesve të tjerë.

 

Molla redukton kolesterolin

Mollët janë një tejet të shëndetshme, pasi përmbajnë një sërë vetish që na bëjnë mirë për shëndetin tonë. Ato përmbajnë fibra, flavonoide dhe substanca të tjera që rregullojnë funksionimin e aparatin tretës si dhe ngadalësojnë procesin e plakjes. Jo vetëm, por mollët kontribuojnë për të parandaluar çrregullimet kardiovaskulare, falë vetisë së tyre për të favorizuar ngritjen e kolesterolit të mirë dhe reduktimin e kolesterolit të keq. Ky fakt nuk është përforcuar nga një studim britanik i zhvilluar në dy vite, gjatë të cilit u konstatua se konsumi i mollëve nga personat që u mbajtën nën vëzhgim, bën që kolesteroli të mbahet nën kontrolli.

 

Vaji i ullirit lufton diabetin

Ai që është cilësuar edhe si “mbreti” i dietës Mesdhetare tani është shndërruar edhe në një zgjidhje shumë të mirë për të gjithë personat që vuajnë nga diabeti. Vaji i ullirit, i njohur për vetitë e tij të shumta kuruese tashmë mund të ndihmojë edhe në kurimin e mëlçisë, e cila nis të shkatërrohet dhe të mos funksionojë siç duhet tek të sëmurët me diabet. Falë acideve yndyrore me të cilat është i pasur, vaji i ullirit ndihmon në reduktimin deri në 1/3 e masës së yndyrës që grumbullohet përgjithësisht në mëlçi. Ky është një problem që prek rreth 80% të pacientëve që vuajnë nga diabeti tipit 2. Përfundimi vjen në saj të një studimi të gjatë të bërë nga kërkuesit e Universitetit Federico II në Napoli të Italisë, i publikuar më pas në Yahoo Benessere.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency