Bundchen, imazhi i “Chanel No.5”

0
155

Bundchen Gisele Bundchen do të jetë fytyra e re e “Chanel No.5”. Channel ka zgjedhur supermodelen më të paguar në botë, Gisele Bundchen për të prezantuar aromën e parfumit të famshëm “Chanel No.5”. Engjëlli i “Victoria’s Secret” do të reklamojë aromën No.5, parfum me të cilin identifikohet edhe ikona e bukurisë Marilyn Monroe. 34-vjeçarja braziliane është shprehur se ndihet e nderuar që është përzgjedhur për këtë parfum.

 

Jessie J: Fotot nudo më shërbenin për një lidhje të shëndoshë

Jessie JReferuar fotove nudo, të cilat bëjnë xhiron e botës, kjo nga personazhet e botës së showbizz-it, një këngëtare ka shokuar me deklaratën e saj. Ndonëse është ndjerë në siklet për fotot që ajo posedonte, Jessie J është shprehur se për një lidhje në distancë, fotot nudo kanë qenë të duhurat. “Çdo femër në industrinë e muzikës ka një lidhje në distancë me dikë dhe foto të tilla duhen për të mbajtur personin me të cilin ke marrëdhënie. Ajo që ndodhi është shumë e shpifur, por besoj se nuk duhet të habitemi që ne të showbizz-it na ndodhin gjëra të tilla”, – tha 26-vjeçarja për revistën ‘Look’.

 

Miranda Kerr zhvishet në Kore

kerr Ajo është aktualisht një ndër femrat më të bukura, e për hir të këtij fakti ajo ka shkaktuar shumë debate edhe për lidhjen e saj më të re me një biznesmen. Justin Bieber ka qenë së fundmi molla e sherrit me ish-bashkëshortin e saj, pasi pretendohet se kishin pasur ngacmime mes tyre. Por duket se Miranda Kerr i ka hedhur pas të gjitha këto, teksa tashmë duket se i është dedikuar profesionit të saj. Ndonëse e kemi parë shpesh që ajo të pozojë me të brendshme, Miranda ne setin e ri shfaqej më ndryshe. 31-vjeçarja ka shfaqur linjat e saj të përkryera. Ajo ka udhëtuar drejt Koresë së Jugut për të marrë pjesë në fushatën Wonderbra.

 

Kardashian josh me elegancë

Kimi 1 Kim Kardashian e di pikën më të fortë të sajën dhe këtë e dëshmon sa herë që del në rrugë. Ylli i reality show, gjatë vizitimit të një miku në Hollivud të mërkurën, nuk kishte veshur asgjë jashtë të zakonshmes, asaj se çfarë jemi mësuar të shohim. Zonja Kanye West kishte veshur një fustan ngjyrë krem që i theksonin të pasmet e saja bombastike si dhe një fanellë të bardhë. Përveç aseteve të saja, për të cilat është e njohur bashkëshortja e reperit amerikan, Kanye West, Kimi gjithashtu tregoi një elegancë me flokë bukur të rregulluar.

 

Mila Kunis hap televizionin e saj

Mila KunisYlli amerikan i aktrimit, Mila Kunis, ka hapur televizionin e saj të ri dhe ka nënshkruar me këtë rast një marrëveshje me studiot e ABC-së. Nëna e re e cila solli në jetë fëmijën e parë me Ashton Kutcher, menjëherë është rikthyer në biznes. Ajo ka përqendruar investimin në një produksion që ka për qëllim projektimin e transmetimeve kabllore dhe po ashtu ka hapur një televizion të saj, në një marrëveshje me ABC-në. Këto hapa janë të ngjashme të cilat i ka bërë edhe P. Diddy, i cili ka një televizion të suksesshëm, një prej më të mirëve e që quhet Revolt TV.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency