Ndryshoni sjellje

0
251

Psikologji/ Kur sjelljet njerëzore shfaqen të çrregullta, atëherë sipas shkencës së psikologjisë është e nevojshme modifikimi i tyre

cross_channel_shopping Në mënyrë që të arrihet suksesi për të ndryshuar sjellje është e nevojshme të ndiqen elementët e ndryshimit ndër të cilët tre elementët më të rëndësishëm për të ndryshuar një sjellje janë; gatishmëria për të ndryshuar ku duhet të jenë burimet dhe njohurit për të bërë një ndryshim përfundimtar dhe të suksesshëm; pengesat për të ndryshuar ku duhen mënjanuar ndonjë gjë që të ndalon ndryshimin dhe pritshmëria për përsëritje e cila mund të aktivizojë kthimin në një sjellje të mëparshme

Njeriu nuk është një qenie e përkryer deri në pagabueshmëri dhe si rrjedhojë e kësaj ai është i rrezikuar nga devijime të sjelljes që shumë herë mund të jenë problematike për personin vetë por edhe për shoqërinë në të cilën ai jeton.

Kur sjelljet njerëzore shfaqen të çrregullta atëherë sipas shkencës së psikologjisë është e nevojshme modifikimi i tyre.

Objekti i interesimit të psikologëve për modifikim përfshin sistemin nervor, ndjenjat dhe perceptimin, të mësuarit dhe kujtesën, inteligjencien, gjuhën dhe të folurit, mendimin, rritjen dhe zhvillimin, personalitetin, stresin dhe shëndetin, çrregullimet psikologjike, mënyrat e zbutjes dhe të mënjanimit të çrregullimeve psikologjike, sjelljen seksuale, si dhe sjelljen e njerëzve në rrethana sociale.

Ishin pasuesit e Pavlovit ata që konstatuan se sjelljet mund të “kushtëzohen“ te të gjitha qeniet e gjalla, duke filluar nga ameba deri te njeriu, dhe erdhën në përfundim se përdorimi i këtij “kushtëzimi“ është i pakufishëm. Qëllimi kryesor i këtij “refleksi“ ishte “modifikimi i sjelljeve“ në përshtatshmëri me situatën.

Duke qenë që të gjitha format e jetës u janë nënshtruar ligjeve të evolucionit dhe gjithçka lëviz drejt formës më të lartë dhe më të përsosur të ekzistencës, edhe njeriu si pjesë përbërëse e këtij sistemi, anon drejt formave më të larta e më të përsosura të dijes.

Eksperimentet në këtë drejtim datojnë që nga kohët më të hershme, por kërkimet e mirëfillta shkencore fillojnë me shkencëtarin rus I. P. Pavlovin, respektivisht me eksperimentin e tij të quajtur “refleksi i kushtëzuar“. Në vitin 1903, ky fiziolog rus shpalli zbulimin e tij epokal, për të cilin edhe u laureua me çmimin “Nobël” për mjekësi. Pavlovi duke punuar me qentë, vërejti se ata fillonin të sekretonin pështymë para se t’i ushqente. Kjo tërhoqi vëmendjen e tij dhe ai vendosi ta studiojë këtë reagim të qenve me të cilin edhe u bë shumë i famshëm. Pak çaste para se t’ia jepte qenit ushqimin, ai i binte një zileje. Në fillim qeni nuk shfaqi ndonjë reagim të veçantë ndaj ziles. Por, pas disa provash, qeni filloi të sekretonte, sapo dëgjonte tingullin e ziles. Qeni këtë e kishte kuptuar si një sinjal se së shpejti do të ushqehet.

Në po të njëjtin drejtim u angazhua edhe psikologu amerikan Burrus F. Skinner, i cili dha një kontribut të madh për shkencën e sjelljes. Ai bënte parashikimin dhe kontrollin e sjelljeve nëpërmjet informacioneve të marra nga analizat e sjelljeve, dhe, me këtë, bëri ndryshime kolosale në sjelljet e shoqërisë amerikane, që i sollën atij edhe autoritet shumë të madh. Ai këtë metodë e futi në përdorim që nga çerdhet e fëmijëve, shkollat, uzinat e deri te shtëpitë e pleqve. Mirëpo, rezultatet e kërkimeve të Skinnerit, përveç rëndësisë së madhe që kanë për psikologjinë moderne, për modifikimin e sjelljeve, për të mësuarit e programuar etj., të aplikuar në të gjitha shtresat e shoqërisë, njëkohësisht paraqesin edhe frikë, sepse ofrojnë mundësi të pakufishme edhe për keqpërdorim, përkatësisht manipulim me njerëzit, nëpërmjet “refleksit të kushtëzuar”, pastaj “veprimit të kushtëzuar” etj., me plane të programuara qysh përpara. Për këtë Skinneri shkruan edhe në librat e tij “Përtej lirisë dhe dinjitetit“ që e botoi në vitin 1971, dhe “Mbi reflektimet e mëtejshme” të botuar me 1987.

 

Studime të mëtejme në këtë drejtim bëri edhe psikologu i njohur amerikan M. Seligman, të cilat i përshkruan në librin e tij “Paaftësia për ta ndihmuar vetën“, të cilin e botoi me 1975. Ai këtë paaftësi e studioi nëpërmjet kushtëzimit klasik të qenve. Në një eksperiment, eksperimentuesit stërviten nëpërmjet një tingull që shoqërohej me një shok elektrik, katër qenë. Eksperimentuesit prodhonin një tingull, i cili pas 10 sekondash përcillej me një shok elektrik. Qentë në fillim klithnin dhe vraponin përreth për të gjetur ndonjë strehim, por pas shumë shokëve elektrike, kur e panë se kjo ishte e pashmangshme, u shtrinë përtokë dhe filluan ta vuajnë shokun elektrik. Në provat e mëtejshme, qentë as që u përpoqën t’i shmangen sulmit; ata u dorëzuan plotësisht. Pra, ata u bënë të paaftë për ta ndihmuar veten.

Psikologët kanë zhvilluar një numër mënyrash të reja që t’i ndihmojnë njerëzit për të ndryshuar sjelljet e tyre. Shumë nga këto teknika janë përdorur nga terapist, doktor dhe mësues. Kërkuesit gjithashtu kanë propozuar teori për të shpjeguar si sjellja ndodh. Një nga këto teori, e njohur si modeli i “Fazat e Ndryshimit”, është përdorur për të ndihmuar njerëzit që të kuptojnë procesin e ndryshimit. Ky model demonstron që ndryshimi rrallë herë është i lehtë për t’u bërë dhe shpesh herë kërkon një ecuri graduale me hapa të vegjël drejt një qëllimi më të madh. Të kuptosh elementët e ndryshimit, fazat e ndryshimit dhe mënyrat për të punuar në çdo fazë mund të ndihmojë për të arritur qëllimin tënd.

Në mënyrë që të arrihet suksesi për të ndryshuar sjellje është e nevojshme të ndiqen elementët e ndryshimit ndër të cilët tre elementët më të rëndësishëm për të ndryshuar një sjellje janë; gatishmëria për të ndryshuar ku duhet të jenë burimet dhe njohurit për të bërë një ndryshim përfundimtar dhe të suksesshëm; pengesat për të ndryshuar ku duhen mënjanuar ndonjë gjë që të ndalon ndryshimin dhe pritshmëria për përsëritje e cila mund të aktivizojë kthimin në një sjellje të mëparshme.

Një nga prezantimet më të njohura të ndryshimit njihet si modeli i “Fazat e Ndryshimit”, i cili është prezantuar gjatë viteve 1970 nga kërkuesit James Prochaska dhe Carlo DiClemente të cilët po studionin mënyra për të ndihmuar njerëzit për të lënë duhanin. Modeli i Fazave të Ndryshimit ka treguar se është një ndihmë efektive për të kuptuar sesi njerëzit kalojnë përmes ndryshimit të sjelljes. Në këtë model, ndryshimi ndodh gradualisht, dhe përsëritja është një pjesë e pashmangshme e procesit për të bërë një ndryshim të përhershëm. Njerëzit zakonisht nuk kanë vullnet ose i rezistojnë ndryshimit gjatë Fazave të hershme, por në të njëjtën kohë zhvillojnë një përkushtim proaktiv për të ndryshuar një sjellje.

Ndërkohë që përsëritjet mund të jenë të vështira, zgjidhja më e mirë është që të vazhdosh sërish fazën e përgatitjes, veprimit ose të ruajtjes të ndryshimit të sjelljes. Ndofta ju duhet të rivlerësoni burimet dhe teknikat tuaja. Rikonfirmoni motivimin tuaj, planin e veprimit, dhe përkushtimit ndaj qëllimit tënd. Gjithashtu, bëj plane se si do të përballosh në të ardhmen çdo lloj forme tundimi. Vendimet dështojnë kur përgatitjet dhe veprimet e duhura nuk ndërmerren. Duke iu afruar qëllimit me një kuptim sesi të përgatitemi sa më mirë, veprojmë, dhe ruajtjen e një sjellje të re, ju do të keni më shumë mundësi që të keni sukses.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency