Diskutimi te ligjet/ Batuta “popullore” e Frrokut me ekspertin e huaj. Hysi: Po ndryshojmë ligje pa provuar efektin

0
367

frrokuNjë tjetër projektligj i diskutuar në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Ligjeve ishte edhe “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, ku të pranishëm ishin edhe eksperti i SIGMA-s, z. Wolfgang Rusch, dhe znj. Agnes Bernhard, zv.shef i Misionit të Euralius. Në ndërhyrjen e tij drejtuar ekspertit të SIGMA-s, deputetit Mark Frroku theksoi: “Pyetja ime është shumë e shkurtër. Sugjerimi juaj për Ministrinë e Drejtësisë, për Parlamentin Shqiptar është se këto ligje do jenë standard me BE-në apo sipas një fjale të vjetër popullore që sipas vendit bëhet edhe Kuvendi”, – duke e mbyllur deklaratën e tij me një përshëndetje në anglisht “Thank you very mutch”. Ndërkohë Rusch i shpjegoi deputetit se prezenca e dy misioneve ishte pikërisht për të garantuar këto standarde. Nga ana tjetër, deputetja Vasilika Hysi theksoi se në disa raste me pretekstin se ligjet vijnë me rekomandim nga BE po ato po miratohen ende pa provuar efektin e tyre. “Që ky ligj të jetë i qëndrueshëm për vite të tëra, më vjen keq që e them, po ndryshojmë ligje me shumicë të cilësuar kur se kemi provuar efektin e tyre dhe gjithmonë thuhet se kërkohet nga BE dhe nga misionet që operojnë në Shqipëri. Ndërkohë që në vendin tuaj ligjet kanë një jetëgjatësi më të madhe”. Lidhur me këtë çështje, Rusch shpjegoi se këto ndryshime vijnë si pasojë e dinamikave të vrullshme në shoqëritë moderne dhe sipas tij edhe vendet perëndimore janë të detyruara të përgjigjen me ndryshime të shpeshta në ligje. Ndërkaq kryetari i Komisionit, Fatmir Xhafaj ftoi opozitën që të marrë pjesë në diskutimet e propozimeve që janë bërë për projektligjin. “Do të dëshiroja shumë dhe përfitoj nga rasti të ftoj opozitën të jetë e pranishme si në mbledhjen e komisionit gjatë shqyrtimit të këtij projektligji të rëndësishëm, edhe në këtë tryezë pune, pasi ky është një projekt i nisur gjatë mazhorancës së kaluar. Por ajo që është shumë e rëndësishme, është një projekt që nuk është as për opozitën, as për mazhorancës, por është për qytetarin”,- tha ai.

 

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency