7 arsyet pse njerëzit nuk ndahen nga partnerët që kanë tradhtuar

0
159

o-sad-couple-facebookNëse keni qenë të tradhtuar, dijeni se ka shumë mendime të ndryshme që ju sugjerohen si këshilla. Disa thonë se duhet të ndaheni, të tjerët thonë se mund ta tejkaloni këtë situatë dhe të riktheheni fuqishëm në lidhje. Lëvizja juaj e ardhshme nuk duhet të përcaktohet nga të tjerët, sepse vetëm ju e dini se çfarë është e mirë për ju. Disa nga viktimat e tradhtisë shpjegojnë pse qëndruan në lidhje edhe pas atij veprimi.

 

Sepse janë ende të dashuruar

“Qëndrova sepse e dashuroja, sepse gjithmonë paramendoja se do të kaloj tërë jetën me të. Ajo më la në mes të rrugës dhe tradhtia e saj ishte kontribuuesi kryesor i këtij vendimi. Më vjen mirë se më la, sepse pas tradhtisë asgjë nuk ishte njësoj. Edhe sot e kësaj dite më mungon personi që dashuroja, por jo edhe personi që më la”.

 

Sepse janë naivë

“Isha i ri dhe nuk kuptoja se një lidhje pa besim të ndërsjellë nuk është lidhje e vërtetë. Nuk e kuptoja se netët që dilte jashtë me shoqet ishin net pa gjumë për mua, gjithmonë duke dyshuar se prapë do të më tradhtonte. Nuk mund të jetoja një jetë të tillë, edhe pse ajo kishte ndryshuar”

 

Sepse nuk u konvenon të ndahen

“Ne kishim fëmijë dhe sinqerisht nuk mendoja se ndarja do të ishte zgjidhje. Unë kam një punë, mirëpo nuk mendoj se do t`ia arrij të furnizoj fëmijët me një rrogë. Isha në dashuri dhe e gatshme që ta falja, mirëpo jo edhe të harroja. Mendoj se do të ndodhë prapë dhe nuk do t`ia fal nëse ndodh. Kam një llogari bankare që në rast se ndodh përsëri, të jem e përgatitur”.

 

Sepse mendojnë se njerëzit janë të aftë që të ndryshojnë

“Qëndrova në lidhje, sepse e dashuroja dhe më dukej se ishte e penduar për tradhtinë që bëri. Ndonjëherë njerëzit gabojnë dhe pendohen. Kur të falësh një person nuk duhet që t`ia përkujtosh atë që ka bërë, sepse ashtu gjithmonë kthehesh mbrapa, kjo nuk do të thotë se duhet të harrosh çfarë ndodhi – vetëm mos e përkujto më. Kjo nuk do të thotë që duhet të silleni mirë nëse ky veprim mund të përsëritet, kësaj i thonë – mënyrë pasive-agresive”.

 

Mendojnë se mund të rregullojnë gjërat

“Kisha mungesë të vetëbesimit, dëshiroja të racionalizoja dhe të riparoja gjërat që ajo më thoshte dhe që e shqetësonin. Ende isha marrëzisht i dashuruar në të, ndërsa ajo më shpërbleu duke më tradhtuar përsëri”.

 

Sepse lidhja e tyre është një soj monogamie

“Nuk më pengonte në veçanti, unë kam zgjedhur që mos ta tradhtoj, ndërsa ai mund të bëjë çfarë të dojë. Ai udhëton me punë dhe unë jam OK, gjëja e çuditshme është se ai e pranoi dhe më tregoi se ishte i dehur dhe i marrë. Jemi të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit, emocionalisht unë e di se ai është imi dhe në qoftë se dëshiron ndokënd kohë pas kohe, mund të bëjë çfarë të dojë dhe mua nuk më pengon”.

 

Sepse nuk dëshirojnë të ndihen si dështakë

“Gjithçka erdhi papritmas para dy viteve, tani jemi duke bërë terapi bashkë dhe ajo më siguron se më do, mirëpo unë nuk jam i sigurt që do të jem në gjendje ta respektoj dhe t’i besoj si më parë. Planifikoja që ta kaloja tërë jetën me të, andaj duhet që ta provoj të riparoj dëmet”.

/femra.net/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency