Reagon Bode: Akuza politike/ Abuzime me tenderin e Rrugës së Kombit, MF kallëzim penal Bodes e Shehut

0
150

bodeMinistria e Financave ka kallëzuar dje penalisht ish-ministrin demokrat të Financave, Ridvan Bode, dhe ish-zv.ministrin Sherefedin Shehu.

Bode dhe Shehu akuzohen se kanë kryer veprat penale, të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shkeljes së barazisë në tendera” në bashkëpunim, gjatë procedurës së tenderit për kredinë prej 230 milionë eurosh, që ka përfunduar në buxhetin e ndërtimit të rrugës së Kombit Durrës-Kukës-Morinë.

Ministria e Financave në kallëzimin e depozituar pranë Prokurorisë së Përgjithshme arsyeton se, Bode e Shehu i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 60 mln eurosh.

 

Bode: Jam i hapur për hetim, akuza politike

Në lidhje me padinë e depozituar dje në Prokurorinë e Përgjithshme, nga Ministria e Financave, ka reaguar edhe deputeti Ridvan Bode, i akuzuar drejtpërdrejt.

Ish-ministri i Financave shprehet i hapur ndaj hetimit ndërsa shton se është ui interesuar që kjo çështje të sqarohet sa më shpejt.

“Më në fund Cani, e mbajti “premtimin” e dhënë një vit më parë publikisht në parlament. Qeni qepën të hajë do të çonte ish ministrin e Financave në prokurori, qoftë dhe me një akuzë sa qesharake aq dhe të padëgjuar në ndonjë vend si kjo që sajoji sot. Deklaroj që në fillim, se jam i hapur ndaj organeve të hetimit dhe i interesuar për të ndihmuar në sqarimin e shpejtë të kësaj çështje, që për mua është një shfryrje e tullumbaces së radhës.

Në fakt, një akuzë e tillë nuk do të meritonte për tu debatuar, sikur të mos ishte pjesë e një skenari tashmë të deklaruar nga qeveria Rama, që për të larguar vëmendjen nga dështimet e saj të përditshme, ka zgjedhur strategjinë e sulmit dhe denigrimit të kundërshtarëve politikë, revanshin e pafre ndaj çdo institucioni të pavarura apo dhe ndaj qytetarëve, me synimin e vetëm: gjunjëzimin dhe nënshtrimin e gjithkujt”, – shkruan Bode.

Më tej Bode shkakun se kjo është një sajesë e ministrit aktual të Financave, Ridvan Bode. “Me aq sa dëgjova nga mediat vizive, pasi nuk kam dijeni për sajesën e Canit, bëhet fjalë për një kredi sindikale të pranverës së vitit 2009, me sa kujtoj, e sindikuar nga Deutch Bank. Ka qenë periudha e kulmit të krizës financiare dhe kur një numër vendesh edhe të BE refuzoheshin në tregje. Ka qene momenti kur kursi i këmbimit i monedhave të rajonit, por dhe të disa vendeve të BE u zhvlerësua me mbi 25%. Suksesi i kësaj dalje në treg nga Shqipëria është përshëndetur edhe nga FMN. E gjitha sa dëgjova, ishte një sajesë e përçartur, e cila sajohet në një kontekst dështimesh të qeverisë. Cani kthehet duarbosh nga Uashingtoni, me një axhendë rritje taksash dhe çmimit të energjisë elektrike dhe “qetëson” opinionin me një akuzë të rreme. Sipas ligjit të prokurimit publik, produktet financiare as i janë nënshtruar dhe as i nënshtrohen ligjit të prokurimit publik. Kredia është marrë pasi u miratua në Parlament me ligj të veçantë marrëveshja dhe procedura për marrjen e kredisë. Personalisht as kam qenë kurrë pjesë e ndonjë komisioni ofertash apo negociatash. Ka qene një drejtori e përgjithshme e borxhit që ka zbatuar të njëjtat procedura e rregulla si në të tjera kredi sindikale apo kredi të tjera që kontraktohen rëndom nga ministria e financave dhe që janë të njëjta në të gjitha tregjet financiare”, – tha Bode.

Bode shton se akuza është tërësisht politike. “E gjitha është një akuzë politike, me një synim dhe këmbëngulje të verbër inati e revanshi saqë nuk sheh se gjithçka për këtë kredi është miratuar me një ligj në Parlament”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency