Ku ndryshon një kartë debiti nga një kartë krediti

0

karta debiti dhe kreditiNdodh shpesh që termat debit dhe kredit të përdoren si të njëjtë, por në fakt ekzistojnë ndryshime midis tyre. Me një kartë krediti mund të blesh dhe faturën ta paguash më vonë

Loading...

Këto karta janë krijuar që të zëvendësojnë paratë fizike (monedhë, kartëmonedhë) dhe t’ju lehtësojnë pagesat dhe shërbimet. Kështu, nëse nuk keni me vete të holla, mund të blini atë që dëshironi, duke paguar lehtë dhe shpejt me kartën tuaj. Për këtë qëllim, ju vjen në ndihmë komoditeti i krijuar nga banka që ka lëshuar kartën me anë të instalimit të terminaleve POS dhe sporteleve ATM.

 

Avantazhet dhe përfitimet e kartave të debitit

Krijojnë siguri më të madhe se sa mbajtja cash. Karta ju ndihmon të shmangni mbajtjen e shumave të tepruara në portofolet tuaja. Ju mund të tërhiqni para cash nga çdo ATM e çfarëdo banke në Shqipëri dhe jashtë saj. Në vend që të jepni të holla në dyqane për të blerë, do të jepni kartën tuaj. Përdoren për të kryer blerje në Shqipëri dhe jashtë saj. Një kartë debiti mund të merret më lehtë se sa një kartë krediti. Penalizimet: Vini re se kartat e debitit kanë përqindje interesi të ndryshme për sasi parash të ndryshme.

 

Ndryshimi i kartës së debitit ndaj asaj të kreditit

Ndodh shpesh që termat debit dhe kredit të përdoren si të njëjtë, por në fakt ekzistojnë ndryshime midis tyre. Me një kartë krediti mund të blesh dhe faturën ta paguash më vonë. Shumica e llogarive të kartave të kreditit të lejojnë të mbartësh një shumë të papaguar nga një faturë mujore tek tjetra, duke paguar interesat për atë shumë. Zakonisht, duhet shlyer detyrimi sa herë që merr një faturë. Një kartë debiti ose e quajtur ndryshe dhe bankomat, është e ngjashme me kartën e kreditit. Shuma e shpenzuar nga karta e debitit, në ndryshim nga ajo e kreditit të mbahet nga llogaria rrjedhëse personale automatikisht. Një kartë debitore është një kartë magnetike që të lejon, nëpërmjet një kodi personal sekret (PIN), tërheqjen e cash-it, nxjerrjen e gjendjes së llogarisë dhe nxjerrjen e lëvizjeve të llogarisë pranë sporteleve automatike. Ajo përmban: logon e bankës që e ka lëshuar; një element sigurie të paraqitur në formën e një chip-i 3 me 5 mm; një numër të dukshëm që është dhe numri i identifikimit të bankës; kohën e skadimit (muajin dhe vitin).

 

Çfarë informacioni duhet të dini para se të aplikoni për t`u pajisur me një kartë debiti.

Në qoftë se dëshironi një kartë debiti, banka tregtare mund t`ju japë informacionin e duhur ose t`ju tregojë se si mund ta merrni informacionin e mëposhtëm: Të kesh një llogari bankare. Si mund të hapni një llogari bankare dhe minimumin e parave që duhet të keni për të hapur atë. Kufirin maksimal të shpenzimit të parave për blerjet që mund të kryeni. Sasinë e parave që mund të përdorni për çdo pagesë të kryer. Sa është kufiri i tërheqjes cash? Shumën e interesave vjetorë që do t`ju aplikohen. Për t`u pajisur me një kartë debiti ju mund të shkoni pranë çdo banke tregtare, fillimisht duhet të hapni një llogari bankare, duke paraqitur një dokument identifikimi dhe një vërtetim individual për të ardhurat mujore. Kartat e debitit që tashmë janë të pranishme në Shqipëri janë disa llojesh. Kështu ju mund të pajiseni me kartën Maestro, Visa Electron, ABA kartë, BanKomaT dhe Cashtronic. Kartat e debitit i lëshojnë të gjitha bankat tregtare, pranë të cilave ju keni një llogari rrjedhëse.

Loading...