Shifrat/ Çmimet e ilaçeve, shqiptarët paguajnë 2-5 herë më shumë se vendet e BE-së

0
152

Farmacistët: 7 mln USD barna të sekuestruara, i bllokoi Ministria

ilace (1) Ndryshe nga sa u premtua nga qeveria “Rama”, çmimet e barnave nuk janë ulur. Pavarësisht nga heqja e TVSH-së për medikamentet, qytetarët vazhdojnë të paguajnë çmime të kripura për ilaçet. Në krahasim me vendet e Bashkimit Evropian, shqiptarët paguajnë 2 deri në 5 herë më shumë për një medikament të caktuar. Sipas të dhënave, një vaksinë kundërgrip në vendet e tjera evropiane shitet me vlerën 809 sipas monedhës vendase, ndërsa në Shqipëri një qytetar e blen në farmaci me 1204 lekë, pra 1.5% herë më shumë. Për një aspirinë nga 290 lekë, që është çmimi i shitjes, në Shqipëri e njëjta aspirinë shitet me 517 lekë, pra 2-fishi më shumë se vendet referente, në këtë rast vende të Bashkimit Evropian. Një tjetër medikament që shitet me 13 lekë në vendet evropiane, në Shqipëri shitet me 61.8 lekë, pra 5-fishi më shumë. Gjatë tryezës së zhvilluar ditën e djeshme rreth treguar të barnave ministri i Shëndetësisë akuzoi grosistët se nuk i reflektojnë në medikamente zbritjet që u bëjnë prodhuesit, por e fusin në treg një medikament me çmim të lartë dhe për 2014 distributorëve u mbeten në mënyrë të paqartë rreth 17mln euro. Duke parë këto abuzime në treg si dhe anomali të tjera, Ministri i Shëndetësisë në bazë të ligjit të ri, autorizon agjencinë që në abuzime të tilla apo në variacione të reja, të cilat nuk janë të verifikuara të bëjë pezullimin e autorizimit për tregtim për një periudhë 2-vjeçare për barin që nuk i përgjigjet kërkesës për plotësimin e nevojave të listës së miratuar të barnave të shërbimit spitalor publik.

 

Farmacistët

Shtatë milionë dollarë është vlera e barnave të sekuestruar muajt e fundit nga Ministria e Shëndetësisë, në mbi 20 raste. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, tha se deri në mars të 2015-ës, kur të hyjnë në fuqi aktet vendimet e qeverisë dhe aktet nënligjore për medikamentet, do të jetë kjo situatë, sepse ndaj çdo variacioni të ri, qoftë edhe ndryshimit më të vogël në sasi, do të bëhen verifikime të imta përpara se të hidhen në tregun farmaceutik apo përdorim spitalor. Por Shoqata e Farmacistëve e drejtuar nga Roland Xhafaj, i quajti si burokratike dhe të pavenda këto pritje për një ndryshim të vogël të barit, edhe pse këto medikamente përdoren në tregjet evropiane. “Pasojat, – tha ai, – janë qëndrimet stok duke rrezikuar edhe skadencën”. Shoqata e Farmacistëve tha dje se kompania franceze ka 2 muaj që e ka sjellë këtë vaksinë, e cila rri në depo, ndërsa ministri Beqaj u përgjigj se varianti i kësaj vaksine është i pamiratuar. “Kur do të mund të bëhet realisht efektiv zbatimi i ligjit të ri të barnave, për mjedisin e biznesit? Ligji sigurisht që ka përmirësime, por janë edhe një sërë problematikash të tjera për t’u rishikuar. Angazhimet tona janë bërë të ditura që më parë: ofrojmë 100% suport autoriteteve shqiptare, edhe në aspektin e ekspertizës. Përpos kësaj, jemi avokatë të transparencës dhe të një mjedisi të pastër biznesi dhe zbatues korrekt të ligjit”, – tha kreu i shoqatës së farmacistëve.

 

 Regjistrimet/ Studentët e privatëve, nuk gjenden dosjet, u digjen vitet

Studentët e universiteteve private që u mbyllën rrezikojnë të humbasin të gjitha vitet e arsimimit të tyre. Vazhdojnë të qëndrojnë përpara dyerve të Ministrisë së Arsimit, duke kërkuar dosjet dhe dokumentacionin përkatës, pasi 13 tetori është cilësuar më herët nga autoritetet e arsimit si afati i fundit për dorëzimin e tyre pranë universiteteve pritëse. Por shumë prej tyre nuk po arrijnë të gjejnë dokumentet që vërtetojnë se kanë qenë studentë. Ata shprehen se ju mungojnë listat e notave apo numrat e matrikullimit, ndërkohë që për vite me radhë kanë paguar për arsimimin e tyre. “Kemi kohë që vijmë këtu përditë, nuk na jep njeri zgjidhje. Ndërkohë që jemi pa dosje, morëm numrin e matrikullimit, dosjen aspak. Kemi mbaruar master vitin e parë, kishim vitin e dytë, i kemi bërë dhe pagesat ishim në rregull. Shkova tani, këta thonë e ka shkolla. Shkolla është mbyllur, vijmë këtu dhe nuk jepet zgjidhje”, – thotë një student. “Sipas dosjes që kam këtu vetëm regjistrimi i vitit të parë, nuk figuron asgjë tjetër”, – shprehet një tjetër. Janë me qindra studentë që nuk kanë numër matrikullimi, çka do të thotë se pa atë, ata nuk mund të regjistrohen në asnjë universitetet tjetër,

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency