Krahasimi me 2 skemat/ Pensioni i pleqërisë si do llogaritet deri në 31 dhjetor 2014 dhe pas 1 janarit 2015

0
210

Çfarë përfiton një i moshuar nëse del në pension deri në 31 dhjetor

pensioniste Ligji për sigurimet shoqërore ka pësuar ndryshime për sa i përket llogaritjes së pensioneve. Një i moshuar që del në pension deri në 31 dhjetor 2014 do të përfitojë të ardhurat në bazë të ligjit aktual, ndërsa nga 1 janari 2015 llogaritja do të bëhet me skemën e re. Por çfarë përfitojnë një i moshuar nëse del në pension deri në 31 dhjetor dhe cilat do të jenë ndryshimet me skemën e re?

 

Llogaritja e pensionit deri në 31 dhjetor 2014

 Baza e vlerësueshme për llogaritjen e pensioneve llogaritet si raport i shumës së pagave, për të cilat janë paguar kontributet, me periudhën që njihet si periudhë sigurimi. Për periudhën e sigurimit nga data 1.1.1994 e në vazhdim, për llogaritjen e bazës së vlerësuar, merret shuma e pagave, për të cilat janë paguar kontributet ngaa data 1.1.1994 deri në fund të periudhës së sigurimit. Për periudhën e sigurimit para datës 1.1.1994, për llogaritjen e bazës së vlerësuar, merren pagat referuese, të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave.

Në rastet kur personi i siguruar ka periudhë sigurimi para dhe pas datës 1.1.1994, baza e vlerësuar llogaritet si mesatare aritmetike e ponderuar e bazës së vlerësuar të të dyja periudhave. Baza e vlerësuar vjetore për kalkulimin e pagesave për sëmundje e barrëlindje dhe për të ardhura të tjera afatshkurtër do të jetë totali i pagës vjetore, në bazë të të cilave janë paguar kontribucionet. Çdo vit, duke filluar nga data 1 janar, baza e vlerësuar vjetore individuale indeksohet me koeficientin, që llogaritet si raport i kontributit mesatar për çdo person të siguruar, të mbledhur në vitin e fundit kalendarik, kundrejt të njëjtit tregues të vitit pararendës. Ky koeficient caktohet me vendim të Këshillit të Ministrave. Instituti i Sigurimeve Shoqërore do të tregojë rregullisht nivelin minimal të pensionit dhe pensionin bazë, në bazë të nivelit minimal të jetesës dhe do të propozojë shtimin e pensionit bazë për vitin e ardhshëm financiar dhe indeksimin e pensioneve minimale të paguara. Pensionet e invaliditetit nuk do të llogariten me një bazë të vlerësuar më të ulët se ajo e paguar më parë. Sapo të jetë përfituar një pension invaliditeti, shuma e pensionit do të merret si kufi minimal, kur llogaritet çdo pension tjetër sipas ligjit të sigurimeve shoqërore.

 

Llogaritja e pensionit duke filluar nga 1 janari 2015

Baza e vlerësuar për llogaritjen e pensioneve  llogaritet si raport i shumës së pagave, për të cilat janë  paguar kontributet, me periudhën që njihet si  periudhë sigurimi. Për periudhën e sigurimit nga data 1.1.1994 e në  vazhdim, për llogaritjen e bazës së vlerësuar merret  shuma e pagave, për të cilat janë paguar kontributet  nga data 1.1.1994 deri në fund të periudhës së sigurimit. Për periudhën e sigurimit në institucione dhe  ndërmarrje shtetërore para datës 1.1.1994, për  llogaritjen e bazës së vlerësuar merren pagat  referuese, të përcaktuara me vendim të Këshillit të  Ministrave.  Për periudhën e sigurimit në ish-kooperativat  bujqësore, për llogaritjen e bazës së vlerësuar merren  pagat referuese të caktuara me vendim të Këshillit të Ministrave.  Në rastet kur personi i siguruar ka periudhë  sigurimi para dhe pas datës 1.1.1994, baza e vlerësuar  llogaritet si mesatare aritmetike e ponderuar e bazës së vlerësuar të periudhave të sigurimit si ish-punonjës i institucioneve apo ndërmarrjeve shtetërore dhe ish-anëtar i kooperativave bujqësore përpara vitit 1994, si dhe e periudhave të sigurimit si person i punësuar, i  vetëpunësuar apo ekonomikisht aktiv pas datës  1.1.1994. Për efekt të llogaritjes së pensioneve me datë  fillimi pas 1.1.2015 e në vazhdim, baza e vlerësuar  mesatare do të llogaritet bazuar në pagat referuese,  sipas llojit të punës ose funksionit përpara datës  1.1.1994, si edhe mbi pagat individuale, mbi të cilat  janë paguar kontributet sipas viteve, nga 1.1.1994 deri  në 31.12.2014, të indeksuara me indeksin që del nga pjesëtimi i pagës minimale në shkallë vendi të vitit  2014 me pagën minimale të vitit 1994 ose me pagën  minimale të vitit përkatës.  Koeficientët e indeksimit sipas viteve përcaktohen  me vendim të Këshillit të Ministrave.  Baza e vlerësuar neto për llogaritjen e pagesave  për sëmundje e barrëlindje dhe për të ardhura të tjera afatshkurtra do të jenë pagat mbi të cilat janë paguar  kontributet pasi zbritet tatimi mbi të ardhurat personale, norma e kontributit të sigurimeve shoqërore, shëndetësore dhe suplementare që mbahet nga paga e punonjësit, sipas dispozitave në fuqi për periudhën përkatëse. Çdo vit, pas 1.1.2015, duke filluar nga data 1  janar, baza e vlerësuar vjetore individuale indeksohet  me koeficientin, që llogaritet si raport i kontributit mesatar të personave të siguruar, të mbledhur në vitin  e fundit kalendarik, kundrejt të njëjtit tregues të vitit  pararendës. Ky koeficient caktohet me vendim të  Këshillit të Ministrave. Pensionet e invaliditetit nuk do të llogariten me  një bazë të vlerësuar më të ulët se ajo e paguar më  parë. Sapo të jetë përfituar një pension invaliditeti, shuma e pensionit do të merret si kufi minimal, kur llogaritet çdo pension tjetër sipas ligjit të sigurimeve shoqërore.

 

Pensioni i reduktuar deri në 31 dhjetor 2014

Personat e siguruar kanë të drejtë për pension pleqërie të reduktuar kur:  kanë plotësuar jo më pak se 35 vjet sigurim dhe kanë mbushur moshën 62 vjeç për burrat e 57 vjeç për gratë, kur mosha e daljes në pension të plotë pleqërie sipas nenit 92 është më e madhe se këto mosha. Nuk kryejnë veprimtari ekonomike si të punësuar, punëdhënës ose të vetëpunësuar. Pensioni i reduktuar është pjese e pensionit te plote dhe mbetet i reduktuar gjate gjithë kohës se përfitimit. Ky pension llogaritet duke zbritur nga pensioni i plote shumën qe del nga shumëzimi i numrit te muajve te përfitimit te pensionit, para mbushjes se moshës se përcaktuar ne nenin 92, me koeficientin mujor te reduktimit. Koeficienti i reduktimit te pensionit te plote te pleqërisë, për personat qe plotësojnë kushtet e parashikuara ne paragrafin e pare te këtij neni, është 0.6 për qind ne muaj.

 

Pensioni i reduktuar nga 1 Janari 2015

Personat e siguruar kanë të drejtë për pension  pleqërie të reduktuar, deri tre vjet para mbushjes së  moshës së daljes në pension kur: kanë plotësuar vitet e sigurimit dhe nuk kryejnë veprimtari ekonomike si të punësuar,  punëdhënës ose të vetëpunësuar. Pensioni i reduktuar është pjesë e pensionit të plotë  dhe mbetet i reduktuar gjatë gjithë kohës së përfitimit.  Ky pension llogaritet duke zbritur nga pensioni i plotë  shumën që del nga shumëzimi i numrit të muajve të  përfitimit të pensionit,  me koeficientin mujor të  reduktimit. Koeficienti i reduktimit të pensionit të plotë  të pleqërisë, për personat që plotësojnë kushtet e  parashikuara është 0,6 për qind në muaj.

 

Shifrat/ Nga Italia janë kthyer 133 mijë emigrantë

Gjatë periudhës 2009-2013 janë kthyer në Shqipëri 133.544 emigrantë. Janë kryesisht meshkuj (74%), me moshë mesatare 38 vjeç dhe janë kthyer vullnetarisht (94,3%) për shkak të krizës e humbjes së vendit të punës e të lejes së qëndrimit. Këto janë shifrat që jep Instituti i Statistikave, Instat, dhe Organizata Ndërkombëtare për Migracionin. Censusi i Popullsisë dhe  Banesave i vitit 2011 nxorri në dukje jo vetëm një emigracion në vazhdimësi në shkallë të gjerë por gjithashtu edhe një rikthim me përmasa të konsiderueshme.  Këto dy fytyra të emigracionit shqiptar në ditët e sotme shtynë Instat e Iom të bëjnë një studim të thelluar pikërisht për “identifikimin e tipareve të emigrantëve të kthyer, shkaqeve të kthimit si dhe nevojat e tyre pas kthimit, por edhe të problematikave, avantazheve dhe disavantazheve të procesit të kthimit të një pjese të emigrantëve për vendin. Me synimin që ky studim të shërbejë për konceptimin  me efikasitet të politikave të reja apo përshtatjes së politikave ekzistuese për riintegrimin e  emigrantëve të kthyer”. Sipas studimit, të kthyerit vijnë nga vendet fqinje ku fluksi i emigrimit ka qenë më i fortë dhe ku është ndier më fort kriza financiare, ekonomike dhe e tregut të punës. Ndër arsyet kryesore të kthimit të kthyerit me dëshirë rendisin në vend të parë humbjen e vendit të punës, por edhe mallin për vendin, problemet familjare, mundësi më të mira punësimi në Shqipëri, plane investimi dhe probleme shëndetësore.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency