Ekspertët kushtetues/ Propozimet: Parlamenti të ndahet në dy dhoma, Presidenti të zgjidhet nga populli

0
137

“E domosdoshme që reforma në drejtësi të fillojë nga ndryshimet kushtetuese”

seanceparlamentEkspertët e së drejtës kushtetuese propozojnë ndryshime në ligjin themeltar të vendit sa i takon zgjedhjes së Presidentit, ndarjes së re të Parlamentit si edhe reformës në drejtësi. Në kohën kur një grup i posaçëm ekspertësh kanë nisur konsulta në të gjithë Shqipërinë, për ndryshimet kushtetuese, propozimi kryesor është ai që lidhet me zgjedhjen e kreut të shtetit, jo më nga Parlamenti, por nga populli. “Shumica e profesoriatit është shprehur, që presidenti më mirë të ketë kompetenca më të kontrolluara, pra të ketë një rol më të butë, në kuadër edhe të ndërveprimit me institucionet e tjera. Një president i zgjedhur nga populli do të ndryshonte edhe sistemin tonë qeverisës, do të ishim një Republikë Presidenciale, ose gjysmë Presidenciale, gjë që nuk i shkon për shtat organizimit të sotmë të shtetit tonë”, tha dje për ora-neës një prej ekspertëve, Ervin Karamuço.

 

Parlamenti dhe drejtësia

Lidhur me përplasjet e shumta mes kreut të shtetit dhe mazhorancës në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, konstitucionalistët propozojnë që Presidenti të mos kryesojë më KLD. Sa i përket Parlamentit të Shqipërisë, eskpertët propozojnë  që organi më i lartë ligjvënës të ndahet në 2 dhoma, në atë të ulët dhe të lartë. Po ashtu, ata theksojnë se duhet të sanksionohet me ligj ndarja e mandatit të deputetit nga ai i ministrit. “Një temë që ka pasur dilema të mëdha ka qenë dy dhomat, një dhomë e ulët dhe një lartë në Kuvend, a duhet të ketë konsensus për miratimin e ligjeve. Ne kemi pasur një histori shumë të shkurtër në kohën e periudhës së Zogut, megjithatë ne mendojmë se mund të ritrajtohet edhe njëherë duke qëne se është e parashikuar në dokumentin teknik si një mundësi për ndryshim. Po ashtu kemi edhe çështje që i përkasin këshillit të ministrave, një ndarje më të mirë të kompetencave të ministrit nga të qenit deputet”, u shpreh Karamuço. Ndërkaq lidhur me çështjen e ditës në jetën politike në vend, atë për reformën në drejtësi, konstitucionalistët theksojnë se ndryshimet në Kushtetutë mbeten parësore. “Është një nevojë e domosdoshme që reforma në drejtësi të fillojë nga ndryshimet kushtetuese. Çdo mënyrë tjetër për të bërë reformën në drejtësi nuk do të ishte shumë e përshtatshme”.

 

Vlerësim i standard and poor’s/ Berisha: Gafa e rradhës e piktorit, përveç bojërave të zymta nuk njeh gjë tjetër

Ish- kryeministri Sali Berisha reagoi dje pas deklaratës së dhënë më parë nga kryeministri Rama ëpr vlerësimin e standard and poor’s, duke theksuar se Rama nuk ka njohuri në fushën e ekonomisë.  “Ai njoftoi publikun shqiptar se në vleresimin e saj, kompania Standard and Poor’s lartësoi ratingun e saj për ekonominë tonë nga “B”, që e uli në vjeshte për shkak të buxhetit të gropes, në “B+”. Ky ishte një mashtrim që e detyroi kompaninë ti kërkojë Rames ta përgenjështronte, pasi kompania ratingun e ekonomisë sonë nuk e kishte ndryshuar, pra e kishte lënë po “B” por thjesht kishte zeëvendësuar diku në një rrjesht cilësorin “stabel” me cilësorin “pozitiv”, dhe Rama që nuk merr vesh nga ekonomia mendoi se kjo do të thoshte “B+”.Pas reagimit të kompanise, Rama u detyrua të përgënjeshtrojë veten me një status të dytë në FB, në të cilin thote se unë ju mashtrova, por aq dija. Ky është kryeministri i vetëm në botë që nuk di cfarë do të thotë rating i ekonomiseë. Imagjinoni se çfarë gafash këput ky në takime ekonomike ndërkombetare. Ky njeri po rrokullis ekonominë tonë familjare, sepse përveç bojërave të zymta nuk njef gjë tjetër!”, tha Berisha.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency