Raporti për BSH: 82% e tenderave, pa garë mes kompanive

0

banka-e-shqiperise-1

Loading...

Një raport i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit thellon edhe më shumë skandalin e abuzimeve financiare, por edhe të administrimit në Bankën Qendrore. Kontrolli është kryer menjëherë pas publikimit me vjedhjen e thesarit.

Raporti nuk i kushton asnjë paragraf skandalit të vjedhjes, përveç rekomandimit që inventarizimi fizik i arkës stok të kryhet vit për vit. Por edhe pse e shmang këtë çështje ai konstaton një sërë parregullsish në fusha të tjera.

Sipas raportit, vitin e kaluar Banka e Shqipërisë prokuroi 18 milionë dollarë tendera. Por vetëm 18 për qind e tyre kanë qenë me prokurim të hapur dhe konkurrues. Të tjerët ose kanë qenë me pjesëmarrje të kufizuar ose me prokurim të drejtpërdrejtë, ku drejtuesit e bankës kanë zgjedhur vetë kompaninë private dhe po kështu kanë negociuar po vetë çmimin.

Por prokurimet nuk janë fusha e vetme, ku KLSH konstaton shkelje.

Raporti thotë se shpërdorime ka edhe në kontratat për ndërtesat që janë marrë me qira nga privatët, ku për të njëjtin ambient janë paguar çmime të ndryshme. KLSH thotë se përgjatë gjithë kësaj kohe Banka e Shqipërisë ka injoruar në vazhdimësi, rekomandimet e lëna nga auditi i brendshëm i saj, duke konstatuar se vetëm 16 për qind e tyre janë zbatuar. Madje veç auditit të brendshëm, drejtuesit e Bankës nuk kanë zbatuar as rekomandimet e KLSH-së, veçanërisht atë për të arkëtuar penalitetet për vonesën nga kompania që po riparon, godinën qendrore të Bankës.

Por përtej këtyre fakteve, mbi fushën financiare, në fund raporti i KLSH vëren se edhe Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë është në pajtueshmëri të dyshimtë me ligjin, pasi një pjesë e anëtarëve janë njëkohësisht edhe në borde apo këshilla të tjerë, përfshirë atyre pranë bizneseve private.

Ka dyshime se këto miliona euro të “tepërta” kanë shkuar në xhepat e drejtuesve të Bankës së Shqipërisë, të cilët, duke pasur një buxhet më vete nga qeveria, ia lejuan vetes edhe këtë luks. Madje, dy raportet e fundit të Kontrollit të Lartë të Shtetit kanë zbuluar dhjetëra shkelje, të cilat, deri pak javë më parë, nuk ishin marrë asnjëherë në konsideratë. Dyshimet më të mëdha bien mbi transaksionin e vitit 2010 ku BSH pagoi 30 milionë euro për ta blerë. Ndërkohë, më vonë, u dhanë sërish miliona euro për rikonstruksione, të cilat edhe sot e kësaj dite nuk kanë përfunduar. Për pasojë, ish-hotel “Dajti” vazhdon të jetë gërmadhë, teksa KLSH-ja ka kontrolluar edhe tenderët e tjerë. Vite më parë, banka vendosi të bëjë rikonstruksionin e plotë të qelisë qendrore, godinës në qendër të Tiranës. E gjithë administrata u zhvendos në ambiente të marra me qira, ku BSH-ja paguan sërish miliona euro. Ndërkohë, burimet nga prokuroria pohojnë se ka dyshime se, edhe pas rikonstruksionit të kësaj godine, BSH-ja ka bërë disa tenderë dhe prokurime të drejtpërdrejta. Bëhet fjalë për pjesën e pasme të godinës, e cila u vendos të bëhej kohët e fundit dhe që nuk ishte parashikuar të ndërtohej me planin e parë.

 

 

 

Kriza greke vijon me borxhet e këqija të sektorit privat

 

Greqia ka shfaqur disa shenja të rimëkëmbjes në muajt e fundit, por analistët mendojnë se borxhet e këqija të sektorit privat, 164 miliardë euro, do ta bllokojë rimëkëmbjen.

Paaftësia e kompanive greke për të ripaguar kreditë e tyre ndaj bankave dhe detyrimet e tjera ndaj shtetit do ta pengojnë rikthimin e Greqisë drejt rritjes ekonomike. Për këtë arsye, ekspertët vendas mendojnë se të gjitha palët e përfshira, bankat, korporatat dhe shteti duhet të gjejnë një marrëveshje. Qeveria greke dhe përfaqësuesit e kreditorëve ndërkombëtarë do të takohen të Martën për një raund tjetër bisedimesh mbi kushtet e kthimit të borxhit publik, nën hijen e një krize tjetër të padukshme që i kanoset ekonomisë: kreditë e këqija të familjeve dhe kompanive.

Huatë private, që arrijnë në rreth 90% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të Greqisë, po pengojnë shpresën për tu rimëkëmbur nga recesioni më i gjatë dhe më i thellë në historinë e vendit. Kreditë jo-performuese në bankat greke kanë arritur në rreth 80 miliardë euro. Përveç kësaj, familjet dhe korporatat greke kishin edhe 69.2 miliardë euro taksa të papaguara në Gusht. Panos Tsakloglou, një profesor në Universitetin e Athinës mendon se një pjesë e mirë e borxhit nuk do të rikuperohet asnjëherë dhe për këtë arsye duhet të fshihet.

Edhe pse ministri i Financave Gjikas Harduvelis parashikon se Greqia do ti rikthehet rritjes në tremujorin e tretë të këtij viti, borxhi i keq kërcënon të ulë kreditimin, që është aq shumë i nevojshëm për të stimuluar ekonominë. Për këtë arsye, në sesionin e së Hënës yieldi i obligacioneve 10-vjeçare të Greqisë u rrit me 12 pikë bazë të 6.28%, niveli më i lartë në Evropë. Ristrukturimi i borxhit publik të Greqisë ishte çelësi i shpëtimit të këtij vendi nga falimentimi. Për këtë arsye, Greqia do të paguajë 4.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në interesa vjetore të borxhit për pesë vitet e ardhshme.

 

Loading...