Kandidatët për Nobel në ekonomi

0
122

Cmimet_Nobel_01

Sociologu Granovetter, kandidat kryesor, me teorinë se me miqtë gjenerojmë më shumë të ardhura dhe shpenzime se me familjarët

Të hënën më 13 tetor 2014 shpallet çmimi Nobel për ekonomi dhe askush nuk jep indice për fituesin e radhës. Një analizë e Thomson Reuters ka renditur kandidatët kryesorë për këtë çmim: Philippe M. Aghion dhe Peter W. Howitt për kontributin e tyre në teorinë e rritjes ekonomike, William J. Baumol dhe Israel M. Kirzner për studimin e tyre për sipërmarrjen dhe Mark S. Granovetter për kërkimin e tij për herë të parë në sociologjinë ekonomike.

Aghion dhe bashkautorët e tij kanë studiuar pabarazinë mes të ardhurave nga paga ndërmjet grupeve të ndryshme si një implikim i rëndësishëm për politikën e tregut të punës gjatë tranzicionit drejt paradigmës së teknologjisë së re.

Së dyti duke u përpjekur të shpjegojë rritjen e diferencës në pabarazinë e pagave në vende si SHBA apo Britania e Madhe çështja komplikohet për vende si Gjermania ose Franca ku diferencat në paga nuk janë aq të larta për shkak të lobit të fuqishëm të sindikatave në Gjermani dhe ndihmave ekonomike për punëtorët e pakualifikuar në Francë.

Çmimi mund t’i shkojë edhe ekonomistit të Big Apple, Baumol dhe Kirzner. Baumol mund ta ndaj çmimin me William G. Boëen për punën e tyre për teorinë kontraversale mbi koston e sëmundjes duke patur parasysh mungesat e punonjësve në punë dhe kostot për bizneset. Baumol ka kryer shumë studime për siërmarrjen në teorinë e ekonomiksit dhe shikohet si kandidati kryesor për çmimin.

Katër kandidaturat e para janë shumë të njohur në fushën e ekonomisë ndërkohë që i pesti nuk është një ekonomist. Granovetter është një sociolog por studimi i tij është renditur si më interesanti nga Reuters, ndërmjet pesë konkurrentëve të tjerë.

 

Kërkimet e Granovetter mbi efektet e rrjeteve sociale, tregojnë për herë të parë se lidhjet që kanë njerëzit me shokët e tyre mund te kenë një impakt më të madh material në ekonominë dhe të ardhurat tona se sa lidhjet me miqtë e ngushtë. Granovetter tregon ndryshimin ndërmjet këtyre dy kategorive dhe shprehet se lidhjet më të dobta konsiderohen ato me familjen, kushërinjtë e miqtë e ngushtë.

Në një studim të vitit 1985 “veprimi ekonomik dhe struktura sociale”, Granovetter u shpreh se marrëdhëniet sociale dhe besimi luajnë një rol thelbësor në procesin e vendimmarrjes ekonomike, por në kushtet e përzgjedhjes racionale injorohet. Në botën reale, informacioni nuk është perfekt dhe transaksionet ndërmjet shitësve e blerësve varen nga interesat e tyre racionale po aq sa nga historitë e tyre përkatëse.

Besimi në një marrëdhënie ekonomike bazohet jo mbi besimin si një koncept abstrakt në treg i përcaktuar nga çmimet, por bazohet në njohuri/informacione të veçanta mbi ata me të cilët kemi hyrë në marrëdhënie.

Sipas Granovetter, nevojitej një qasje më e përshtatshme për të pranuar se e gjithë sjellja ekonomike është bazuar mbi marrëdhëniet ndër-personale. “Nëse një sjellje është racionale apo e influencuar kjo duket qartë, për më tepër, në qoftë se kemi parasysh se ajo ka për qëllim jo vetëm në arritjen e objektivave ekonomike, por edhe në qenët i shoqërueshëm, mbështetjen, statusi, dhe pushtetin, “shkroi Granovetter.

 

Dhënia e çmimit Nobel për Granovetter do të përbënte një sinjal të fuqishëm për profesionin e ekonomiksit e do të tregonte se ka nevojë për të mbajtur një qëndrim më realist mbi përzgjedhjet ekonomike. Pasi kriza ekonomike e vitit 2008 i dha një goditje të fortë bazë të ekonomiksit, shumë ekspertë vërejtën mungesën e interesit të kësaj disipline.

Ndërkohë që disa prej shkencave sociale i janë përmbajtur në kërkimet e tyre një sërë qëndrimesh nga ekonomiksi, profesioni i ekonomistit ka qenë i ngadaltë për t’u hapur kundrejt disiplinave të tjera. Disa ekonomistë kanë nisur të sfidojnë status quo-në dhe dhënia e një çmimi Nobel për një person që vjen nga jashtë këtij rrethi do të nxisë fillimin e ndryshimit në këtë disiplinë.

 

Në raste të mëparshëm komiteti i çmimit Nobel ka përzgjedhur për t’i dhënë çmimin personave që vinin nga jashtë departamenteve të ekonomiksit, ndonëse deri në sot asnjë sociolog nuk e ka fituar këtë çmim. Studiuesja e shkencave politike Elinor Ostrom e cila në vitin 2009 ndau çmimin Nobel me Williamson, është shembulli më i fundit. Ostrom sfidoi perceptimin e deriatëhershëm duke treguar se prona e përbashkët mund të menaxhohet me sukses nga grupe, të cilat e shfrytëzojnë atë. A do të jetë këtë herë radha e Granovetter-it që të fitojë këtë çmim? Këtë do ta marrim vesh më 13 tetor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency