Krujë/ E kërcënojnë në celular, i djegin edhe mullarin me bar

0
164

mullarNjë person ka denoncuar në polici kërcënimin që i është bërë me telefon dhe më pas edhe djegia e mullarit me bar në oborrin e banesës së tij, në Nikël të Krujës. Burime të drejtorisë së Policisë së Qarkut të Durrësit, bënë të ditur se ditën e enjte shtetasi me inicialet R. T., ka bërë kallëzim ndaj personave të panjohur,të cilët e kanë marrë shpesh në telefon dhe e kanë ofenduar e kërcënuar. Në të njëjtin kallëzim, denoncuesi nga Nikla, sqaron gjithashtu se gjatë orëve të natës të njëjtët persona, sipas tij, që e kanë kërcënuar në telefon i kane vënë zjarrin edhe mullarit të barit. Nga ana e policisë, mësohet se u kryen veprimet e para hetimore dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Krujë për veprat penale “Përdorim me keqdashje të thirrjeve telefonike” e “Shkatërrim prone me zjarr”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency