Anne Hathaway: Ju kam thënë që nuk jam seksi

0
159

anneAktorja e njohur Anne Hathaway do të jetë në revistën e famshme “Harper Bazzar”. Hathaway ka realizuar një set fotografik ku shihet tepër elegante. Fituesja e çmimit “Oscar” ka treguar për revistën se nuk ndihet seksi. Kur njerëzit më thonë: “Ti nuk je kështu ndaj nuk mund ta luash atë rol”, dhe unë e kam thënë disa herë që “unë nuk jam seksi”, – shprehet aktorja e famshme. “Fakti që nuk vishem seksi nuk do të thotë se s’mund të bëhem e tillë për një rol”, – ka vazhduar më tej aktorja, e cila duket se nuk është shumë e shqetësuar për format e saj.

 

Kim përballë vajzës, gjeni ndryshimin

kim dhe vajza Vajza e Kim Kardashianit është kthyer në qendër të vëmendjes jo për hir të veshjeve dhe trendeve më të fundit, por falë ngjashmërisë që ka me nënën e saj. Bukuroshja Kim Kardashian ka postuar një foto në “Instagram” teksa krahason vajzën e saj me një foto kur ajo ka qenë e vogël. Pa diskutim që North West është kopje e nënës së saj. Kim postoi foton kur ishte fëmijë, të cilën e vë përballë vajzës së saj 16-muajshe.

 

Jessica Vanessa fiton miliona me të pasmet e saj

vanessaKjo është një 22-vjeçare, e cila fiton miliona në internet, vetëm duke postuar videot e saj. Ajo ka aftësi mahnitëse në kërcim dhe ajo se çfarë Jessica Vanessa bën me të pasmet e saj, është mbresëlënëse. Madje, me klikimet në internet kjo vajzë po ia kalon edhe Miley Cyrusit. Ndoshta këngëtarja duhet të mësojë pak nga Jessica.

 

Nicole Scherzinger, albumi i ri është shumë “personal”

nichole Këngëtarja britanike, Nicole Scherzinger, ka deklaruar se albumi i saj i ri është shumë personal dhe falënderon Zotin që është në përfundim të tij. Këngëtarja ka punuar në albumin e ri dhe së shpejti lançon këngën e parë “Big Fat Lie” teksa ka folur për Rap Up sa i përket vështirësive që ka pasur. “Unë kam pritur një minutë, një minutë të fortë dhe më në fund kam një album të mirë në SHBA. Falënderoj Zotin për këtë. Falënderoj edhe producentin The Dream që më ka sjellë zërin në një nivel të dëshirueshëm. Singli i parë është personal, nxjerr në pah një anë timen më të vrazhdë, më të panatyrshme”, – ka deklaruar Scherzinger. Këngëtarja flitet të jetë ndarë nga i dashuri i kahmotshëm, Lewis Hamilton.

 

Lawrence: Mashkulli i ëndrrave të jetë si unë

lawrence_8274 Aktorja Jennifer Lawrence në një intervistë ka përshkruar mashkullin e ëndrrave të saj dhe ka thënë se do të donte të kishte pranë vetes dikë të njëjtë me atë. Në intervistën për revistën “Vanity Fair”, ylli i filmit “Hunger Games” ka thënë se dëshiron një mashkull me të cilin do të shikonte programet televizive dhe që do të ndante të njëjtat mendime për ushqimin.“Preferoj dikë që ka shije të njëjtë me mua për emisione televizive”, – ka thënë ajo. Por TV nuk është gjëja e vetme që dëshiron të ndajë me burrin e saj. Ajo shpreson po ashtu të gjejë dikë që ka ndjenja të përbashkëta për ushqimin. “Dua dikë që nuk ka frikë të jetë vetvetja pranë meje, – ka sqaruar ajo. – Këto lidhje janë të thella, sepse mund të jesh vetvetja me dikë dhe dikush mund të jetë vetvetja kur është me ty”.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency