Zhgënjimi për Kadarenë?! Thjesht jo.

0

V.Murati

Po e presim ne, shqiptarët Nobelin apo Kadare! 

kadare 2 Si duket, ka një hendek të papërshkrueshëm ajo që lidh historinë, kujtesën dhe realitetin në gjithë vitet e diktaturës për letërsinë tonë. Heqja zvarrë e Nobelit për shkrimtarin shqiptar, si pretendent prej 20 vitesh, nuk po shikon më nga Kadare. Fakti që shqetësimet prekin masën e gjerë të shkrimtarëve, por edhe vëmendjen e publikut tonë nuk lidhet vetëm me kultin e ngritur për Kadarenë, por me kultin tonë, atë të hidhërimit, mungesës së dëshirës për të rrëfyer. Rasti i marrjes së Nobelit nga një francez më shumë se një habi e përvitshme e një emri të ri, lidhet me motivimin e dhënies së çmimit. Këtu, si duket, qëndron në vite ajo që quhet politikë në Akademinë Suedeze. Shpesh konfrontimet midis shkrimtarëve shoqërohen me kontradikta mbi të kaluarën, me implikime politike, me të drejtat e njeriut, me madhështinë e thjeshtësisë, me harresën, me kujtimet, me memorien – të gjitha në kontekstet lokale, si ato hedhin dritën e tyre mbi universin letrar, social e politik

Shumë mendojnë se letërsia jonë ende nuk e ka dhënë “historinë” e saj, të fortë, atë më tronditësen që lidhet me diktaturën, edhe pse kanë shkruar për të, madje dhe letërsi.

Ndërsa e kundërta ka ndodhur, Kadare, – për të cilin shpesh kërkohet t’i përfshihet në disidencë letrare romani “Dimri i madh”, – çdo vit mban emrin në listë, në pritje për Nobelit “jo të shqiptarëve”, por të politikës. Në këtë konsekuencë për autorin mbetet mundim, ndërsa për pjesën tjetër, të historisë sonë në diktaturë, mbetet thjesht e pandodhur, dëshmia, kujtesa, mbajtja e fajit – ashtu siç po ndodh realisht, me krime të padënuara.

Ndaj, reflektimi pse jo Nobel për Kadarenë, pak nga pak çon në motivime tashmë të qarta, shtysë për të perceptuar se nga vjen drita e një letërsie dhe pse e shkruar nga të panjohur, siç ishte rasti i Patrick Modianos.

Debatet mund të shkojnë në mjaft mendime që për të parë kanë mungesën e historisë sonë më tronditëse, çfarë ka ndodhur me brendinë tonë, individin, njeriun shqiptar si pasqyrë e rrojtjes, dhe jo e mbijetesës nën diktaturë, qoftë dhe në pasazhet e ketyre 25 vjetëve si dramë. Ndaj është shumë e vështirë të shënohet sinori për kë mund të jepet Nobeli në Shqipëri; për intelektualin apo shkrimtarin?!