Sigurimet shoqërore/ Pensioni i pleqërisë dhe pensioni familjar, si do të përfitohen me ligjin e ri

0
192

Driçim Çaka

Shtesë 1 për qind për vit sigurimi. Pensioni familjar jepet në masën: 50 për qind për personin e ve dhe 25 për qind për çdo jetim

Pensioniste (1) Ligji i ri i pensioneve ka ndryshuar mënyrën se si do të përfitohen pensioni i pleqërisë dhe pensioni familjar. Pension pleqërie mund të përfitojnë të gjithë personat që kanë jo më pak se 15 vite sigurim shoqëror dhe kur të arrijnë moshën e daljes në pension. “Pensioni mujor i pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë. Shuma bazë llogaritet si raport i periudhës së sigurimit që ka realizuar personi me periudhën e sigurimit të kërkuar, shumëzuar me pensionin social. Shtesa do të jetë 1 për qind për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontributeve. Shuma e përgjithshme e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se pensioni social”, – përcaktojnë ndryshimet në ligjin për sigurimet shoqërore. Pra me 15 vite kontribute mund të përfitohet pensioni social, ndërsa për çdo vit të paguar më tepër do të përfitohet një pension më i lartë. Gjithashtu ndryshimet në ligj përcaktojnë se i siguruari, i cili ka plotësuar kushtet për pension pleqërie, merr shtesë në masën 0,5 për qind të pensionit për çdo muaj që shtyn datën e daljes në pension dhe vazhdon të paguajë kontribute. Përfituesi i pensionit të pleqërisë, që ndërpret pensionin, vazhdon të punojë dhe paguan kontribute, merr shtesë mbi pension në masën 0,5 për qind për çdo muaj ndërprerjeje. Kjo shtesë llogaritet mbi atë masë pensioni që rezulton pas rritjeve dhe indeksimit që ka pësuar pensioni gjatë kohës së ndërprerjes. Nënat, që kanë lindur 6 a më shumë fëmijë, të cilët janë rritur më shumë se 8 vjeç, kanë të drejtë të dalin në pension kur mbushin moshën 55 vjeç dhe kanë 30 vjet sigurim.

 

Pensioni familjar

Pensioni familjar është pjesë e pensionit që kishte ose i takonte të ndjerit. Pensioni, që do t’i takonte të ndjerit, llogaritet sipas rregullave për pensionet e invaliditetit. Pensioni familjar jepet në masën: 50 për qind për personin e ve dhe 25 për qind për çdo jetim ose persona të tjerë që përfitojnë. Kur nuk merret pensioni i parashikuar, masa e pensionit për jetimin është 50 për qind, kur ai është ose mbetet vetëm pjesëtar në pension. Kur pjesëtarë në pension janë më shumë se një jetim, masa e pensionit familjar për secilin prej tyre është 25 për qind Shuma e një pensioni familjar nuk duhet të kalojë masën e pensionit që merrte ose do të merrte personi që vdes. Jetimi ka të drejtën e një pensioni familjar edhe në qoftë se prindi që jeton është i punësuar, është ekonomikisht aktiv ose merr një pension si të drejtë të tij. Në këtë rast masa e pensionit për çdo jetim ose person tjetër që përfiton është 25 për qind e pensionit që i takonte të ndjerit, por jo më tepër se 50 për qind e tij. Jetimi që humbet të dy prindërit, do të marrë një pension jetimi për secilin prej tyre.

 

Kush e përfiton

Personat, që janë në ngarkim të personit që vdes, i cili kishte kushte për përfitimin e njërit nga llojet e pensioneve ose merrte pension, kanë të drejtë të marrin pension familjar. Pension familjar përfitojnë:

-E veja, kur provohet se ajo është: është mbajtëse e një fëmije që ishte në ngarkim të të vdekurit, deri në moshën 8 vjeç, kur është e paaftë për punë dhe kur ka mbushur moshën 50 vjeç.

-Burri i ve, kur provohet se ai është: mbajtës i një fëmije që ishte në ngarkim të të vdekurit, deri në 8 vjeç, i paaftë për punë ose kur ka mbushur moshën 60 vjeç.

-Jetimi, kur provohet që ai ishte në ngarkim të atij që vdiq dhe ka një moshë nën 18 vjeç, ose deri në 25 vjeç, nëse studion ose është i paaftë për punë, para së të arrijë moshat e mësipërme.

-Prindërit, kur kanë arritur moshën 65 vjeç ose janë të paaftë për punë; prindërit e prindërve, njerku e njerka, kur nuk kanë persona që detyrohen t’i mbajnë, nëse provohet se ata jetonin në të njëjtën familje me atë që vdiq jo më pak se një vit para momentit të vdekjes dhe kanë arritur moshën 65 vjeç, ose janë të paaftë për punë.

-Nipërit e mbesat, kur janë në ngarkim të atij që vdiq dhe bënin pjesë në të njëjtën familje me të. Në një rast të tillë ata trajtohen si jetimë. E veja dhe personi i ve humbasin të drejtën për pension familjar kur martohen.

 

 Virusi vdekjeprurës/ Ebola prek Ballkanin, Shqipëria ende asnjë rrezik

Pas vendeve afrikane, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Spanjës, virusi vdekjeprurës prek dhe Ballkanin. Sipas gazetës “The Sun”, një shtetas britanik ka gjetur vdekjen nga ky virus në Maqedoni. Gazeta shkruan se autoritetet britanike janë duke hetuar rastin e një të infektuari që ka vdekur dje nga Ebola në Maqedoni. Ardhja e virusit vdekjeprurës në Maqedoni përbën një rrezik dhe për vendin tonë, ku sipas Ministrisë së Shëndetësisë, Shqipëria nuk rrezikon të preket nga Ebola. Deri më tani nuk ka ende një konfirmim zyrtar nga autoritetet shëndetësore të Maqedonisë, ndërsa thuhet se gjithçka bëhet për të mos përhapur panik. Një infermiere spanjolle në kryeqytetin e Madridit, është infektuar nga sëmundja vdekjeprurëse, konfirmon “El Pais”. Infermierja spanjolle ka rezultuar pozitive në të dyja testet e kryera, ndërsa ajo është infektuar nga një misionar i ardhur nga Sierra Leone, të cilin e kishte vizituar më 25 shtator. Zyrtarisht nga kjo sëmundje janë shënuar më shumë se 3 mijë viktima, ndërsa janë prekur më shume se 7 mijë e 200 persona, kryesisht në Afrikën Perëndimore.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency