Shkrimtari francez/ Modiano: “Nobel” për artin e kujtesës dhe kohën

0
164

Përgatiti: V. Murati

patrick modianosShkrimtari i 11-të francez që fiton çmimin prestigjioz. Patrick Modianos, një emër tjetër i paparashikueshëm për “Nobel”, iu dha dje çmimi më i rëndësishëm letrar, duke qarkulluar me shpejtësi rrufe nëpër titujt e veprave të tij të shkruara një jetë. I vetmi libër që në shqip nga ky autor është botuar nga “Toena” në vitin 2010 dhe mban titullin “Në kafenenë e rinisë së humbur”, përkthyer nga shkrimtarja Diana Çuli

Shkrimtari 69-vjeçar renditet i 11-francez që fiton çmimin “Nobel” në letërsi, me vlerë prej 1.1 milionë dollarësh. Emri i tij u bë i ditur në një ceremoni të shkurtër në Stokholm nga Peter Englud, sekretar i përhershëm i Akademisë së Nobelit, i cili duke lexuar citimin tha se Modiano fitoi: “Për artin e kujtesës me të cilën ai ka evokuar fatet njerëzore më të pakuptueshme dhe zbuloi botën e pushtimit”.

Modiano është i njohur në Francë, por i panjohur gjerësisht për masën e lexuesve në vendet e tjera. Romani i tij më i mirë është vlerësuar “Personi i zhdukur”, i cili fitoi çmimin prestigjioz “Prix Goncourt” në vitin 1978, që flet për një detektiv, i cili humbi kujtesën e tij dhe përpjekjet për ta rikthyer atë.

Modiano ka lindur në perëndim të Parisit, periferi, dy muaj pasi mbaroi Lufta e Dytë Botërore në Evropë, korrik 1945.

Babai i tij ishte me origjinë italiane, hebre, dhe u takua me nënën e tij belge, aktore, gjatë pushtimit të Parisit dhe pati shumë ndikim në fillimet e shkrimeve të tij.

Hebraizmi, pushtimi nazist dhe humbja e identitetit janë tema të përsëritura në romanet e tij, të cilat përfshijnë periudhën kohore 1968 “La Place de l’Etoile” – më vonë pati si punë kyçe post Holokaustin.

Një mik i nënës së tij, shkrimtari francez Raymond Queneau, e prezantoi atë me shtëpinë botuese “Gallimard”, kur ai ishte vetëm 20 vjeç.

Modiano, i cili jetonte në Paris, njihet se i mbante larg mediat dhe rrallë jepte intervista. Në vitin 2002, ai fitoi Çmimin e Shtetit Austriak për Letërsinë Evropiane.

Englud tha: “Patrick Modiano është një emër i njohur në Francë, por jo diku tjetër. Ai shkroi libra për fëmijë, skenarë filmash, por kryesisht romane. Temat e tij janë kujtesa, identiteti dhe koha.

Vepra e tij më e mirë quhet “Personi i zhdukur”. Është historia e një detektivi, i cili ka humbur kujtesën e tij dhe në çështjen e tij të fundit ka gjetur se kush është ai në të vërtetë; ai është duke ndjekur hapat e tij përmes historisë për të zbuluar kush është ai”.

Ai shtoi: “Ata janë libra të vegjël, me 130, 150 faqe, të cilat gjithnjë variojnë në të njëjtën temë – kujtesë, humbje, identitet, kërkime. Këto janë temat e tij të rëndësishme: identiteti, kujtesa dhe koha”.

Fitorja e Modianos ishte një befasi totale, ndërsa shkrimtarët më të cituar ishin krejt emra të tjerë: Haruki Marukami, Kenyan Ngugi, poeti sirian Adonis apo gazetari Svetlana Aleksijevitj.

Fituesi është zgjedhur nga një akademi e përbërë prej 18 figurash të shquara letrare suedeze. Këtë vit ishin 210 emra të nominuar, prej tyre vetëm 36 në radhë të parë. Nga një listë tjetër e ngushtë u përzgjodhën 20 emra dhe akoma më ngushtë vetëm pesë emra.

Çmimi vitin e kaluar shkoi për shkrimtarin kanadez Alice Munro.

“Unë kurrë nuk kam menduar të bëj ndonjë gjë tjetër”, – ka thënë Modiano për karrierën e tij letrare në Francë, në vitin 2011. “S’kisha diplomë, dhe as qëllime të caktuara për të arritur. Por është e vështirë për një shkrimtar të ri për të filluar kaq herët. Në të vërtetë, nuk preferoj të lexoj librat e mi më të hershëm. Jo se nuk i pëlqej ata, por unë nuk e njoh veten më, si një aktor i vjetër, duke parë veten si një njeri të ri”.

“Ju mund të thoni se ai është një Marcel Proust i kohës sonë”, – shtoi Peter Englund.

Patrick Modiano lindi në Boulogne-Billancourt të Francës në vitin 1945. Është autor i shumë romaneve, librave për fëmijë dhe skenarëve. Botohet rregullisht që prej vitit 1968 nga një prej shtëpive më të mëdha botuese franceze, “Gallimard”.

Gjatë karrierës së tij të gjatë ka marrë, veç të tjerave, dy nga çmimet më të mëdha letrare që jepen për letërsinë franceze: “Grand prix du roman de l’Académie Française, 1972”, “Prix Goncourt, 1978”. Thuajse të gjitha veprat e tij janë përkthyer dhe botuar në gjuhët më të mëdha të botës, si gjermanisht, anglisht, spanjisht, suedisht etj. I vetmi libër që kemi në shqip nga ky autor është botuar nga “Toena” në vitin 2010 dhe mban titullin “Në kafenenë e rinisë së humbur”, përkthyer nga shkrimtarja Diana Çuli.

 

 Pjesë nga libri i përkthyer në shqip “Në kafenenë e rinisë së humbur”

Nobel prej vitit 1980

2014: Patrick Modiano, Francë

2013: Alice Munro, Kanada

2012: Mo Yan, Kina.

2011: Tomas Transtromer, Suedi

2010: Mario Vargas Llosa, Peru.

2009: Herta Mueller, Gjermani

2008: Jean-Marie Gustave Le Clezio, Francë

2007: Doris Lessing, Britani

2006: Orhan Pamuk, Turqi

2005: Harold Pinter, Britani

2004: Elfriede Jelinek, Austria

2003: J.M. Coetzee, Afrikë e Jugut

2002: Imre Kertesz, Hungari

2001: V.S. Naipaul, Imdi

2000: Gao Xingjian, Kinë, lindur në Francë

1999: Guenter Grass, Gjermani

1998: Jose Saramago, Portugali

1997: Dario Fo, Itali.

1996: Ëislaëa Szymborska, Poloni

1995: Seamus Heaney, Irlande

1994: Kenzaburo Oe, Japoni

1993: Toni Morrison, Amerike

1992: Derek Ëalcott, St. Lucia.

1991: Nadine Gordimer, Afrikë e Jugut

1990: Octavio Paz, Meksikë

1989: Camilo Jose Cela, Spanje

1988: Naguib Mahfouz, Egjipt

1987: Joseph Brodsky, Rusi, lindur në Amerikë

1986: Ëole Soyinka, Nigeri

1985: Claude Simon, France

1984: Jaroslav Seifert, Çeki

1983: Ëilliam Golding, Angli

1982: Gabriel Garcia Marquez, Colombia.

1981: Elias Canetti, Bullgari

1980: Czeslaë Milosz, Poloni

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency