Në spitalin nr.2/ Skandal në QSUT, pacientëve u jepen ilaçe të skaduara  

0
163

Driçim Çaka

medikament 2Medikamenti “Ceftazidim” skadon në tetor 2014, ndërkohë që mjekët i kanë dhënë pacientit ilaçin për t’u kuruar

 Përveç ilaçeve të skaduara, mjekët i drejtojnë pacientët drejt farmacive për të blerë medikamentet, për shkak se spitali ka mungesa

 NëQendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, pacientëve u jepen ilaçe të skaduara. Në disa foto të siguruara nga gazeta“Standard”, medikamenti “Ceftazidim” skadon në tetor 2014, ndërkohë që mjekët i kanë dhënë pacientit ilaçin për t’u kuruar. Fotot janë bërë në datën 7 tetor 2014 në spitalin numër 2 dhe tregojnëgjendjen alarmuese, në të cilën ndodhet QSUT-ja.Gjatë një prononcimi për gazetën, drejtues të QSUT-së kanë thënë se “nuk ka asnjëmedikament të skaduar”. Të pyetur për medikamentin “Ceftazidim”, zyrtarë të QSUT-sëfillimisht nuk kanë pranuar të japin përgjigje, duke thënë se nuk kanë dijeni për këtë medikament, ndërsa në një prononcim të mëvonshëm janë shprehur se data e skadencës është në 31 tetor 2014dhe se ilaçi në fjalë nuk ka asnjë rrezik. Por nga ana tjetër, farmacistja E.K., pranëQendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, thotë se “kur njëmedikament në datën e skadencës nuk e ka tëpërcaktuar ditën e saktë, atëherë nënkuptohet që skadon në ditën e parë të muajit”. Të pyetur për ilaçin “Ceftazidim”, mjekët në spitalin nr.2 nuk kanë pranuar tëprononcohen.

 

Situata në QSUT

Përveç ilaçeve të skaduara, mjekët i drejtojnë pacientët drejt farmacive për të blerëmedikamentet, për shkak se spitali ka mungesa. Behar Z.,nga Lushnja,pavarësisht se kishte të shtruar djalin në QSUT, sapo kishte blerë në njëfarmaci ilaçet 3150 lekë (të reja).Ipyetur nga gazeta se çfarë ilaçesh kishte blerë, ai tha:“Ato që më kërkuan mjekët. Më dha një recetë dhe më tha shko blije në farmaci, se nuk kemi për momentin”. Situata në QSUT nuk përkon me atë qëështë premtuar nga Kryeministri Edi Rama, ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe drejtorja Ogerta Manastirli. “Ne nuk do të kursejmë mbështetjen për QSUT-në, sepse ne besojmë tek modelet, besojmë tek ripërtëritja sipas modeleve dhe nuk ka vend tjetër dhe nuk ka pikë më strategjike për të ndërtuar një model të ndryshimit dhe të rilindjes së sistemit shëndetësor në Shqipëri, sesa QSUT”,- shprehej Kryeministri Edi Rama në muajin tetor 2013, kur prezantoi edhe drejtoren e re. Nga ana e tij,ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj,kishtepremtuar se me buxhetin e vitit 2014 për QSUT-në, nuk do tëkishte mungesë të ilaçeve dhe as të shërbimeve të tjera.

 

Pacientët

Në QSUT, kohët e fundit është rritur numri i pacientëve që vijnë nga rrethet. Mjekët në zonat e largëta i drejtojnë të sëmurët nëQendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, pavarësisht se kanë specializimin e duhur për të kryer vizitat. Kjo situatë ka krijuar radhë të shumta në të gjitha spitalet e QSUT-së, ku shumë të sëmurë presin disa orë për të bërë një vizitë tek mjekët specialistë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency