Master dhe part-time/ Qeveria nuk miraton kuotat, Tafaj: Plan për të mbyllur programet e studimit

0
107

studentsQeveria nuk ka miratuar ende kuotat për programet e studimit master dhe part-time. Në mbledhjen e datës 8 tetor 2014, Këshilli i Ministrave duhet të miratonte si kuotat dhe tarifat, për shkak se viti i ri akademik nis më 20 tetor 2014. Për ish-ministrin e Arsimit, Myqerem Tafaj, pas kësaj vonese fshihen interesa për të mbyllur disa programe të masterit në universitete publike. “MAS ka shpallur se viti i ri akademik 2014/15 fillon më 20 tetor 2014, pra pas dhjetë ditësh. Fillimi i vitit akademik nënkupton jo vetëm studimet e ciklit të parë (Bachelor), por edhe ato të ciklit të dytë (“Master i shkencave” dhe “Master profesional”). Por, deri tani, Këshilli i Ministrave nuk ka miratuar kuotat dhe tarifat e studimeve të ciklit të dytë në universitetet publike. Kjo do të thotë që praktikisht studimet e ciklit të dytë nuk mund të fillojnë përpara mesit të muajit nëntor.Mos vallë do të ketë mbyllje të disa programeve “Master i shkencave” në universitetet publike?Nëse ka mëdyshje nga MAS për ndonjë apo disa programe të ciklit të dytë “Master i shkencave” në ndonjë universitet, kjo nuk mund të jetë arsye për të vonuar studimet e ciklit të dytë në të gjitha universitetet publike, çka ka krijuar pasiguri tek studentët dhe pedagogët.Nëse ka ndonjë strategji të MAS për të respektuar strikt kriterin e notës së pranimit në programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i shkencave”, studentët dhe universitetet publike duhet të ishin njoftuar me kohë dhe universitetet duhet të kishin hapur programe të mjaftueshme të masterit profesional, në mënyrë që të gjithë studentët, të diplomuar në nivelin bachelor, të kenë mundësi reale të vijojnë studimet e ciklit të dytë, master i Shkencave apo master profesional. Cilido që të jetë shkaku, kjo vonesë në shpalljen e kuotave të pranimit në ciklin e dytë të studimeve, është krejtësisht e pajustifikuar dhe shqetëson të gjithë studentët që kanë përfunduar ciklin e parë të studimeve dhe presin të vijojnë studimet universitare të ciklit të dytë”,-shkruan Myqerem Tafaj në profilin e tij në “Facebook”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency