Agim Hushi rikthehet për Cavarados e Toskës

0
203

tenori agim hushiPas rivënies në janar të po këtij vit, në Teatrin e Operas dhe Baletit rikthehet vënia e operas “Toska”. Megjithatë, këtë herë Cavarados do të jetë Tenori Agim Hushi, i cili rikthehet në këtë skenë pas 7 vitesh mungese. Ai ka qenë edhe i pari që ka interpretuar këtë rol në TKOB. Opera me tre akte, me muzikë të Giacomo Puçini, mban regjinë e Nikolin Gurakuqit, me dirigjent Edmond Dokon,dirigjent kori Dritan Lumshi, ku do të interpretojnë: Floria Tosca – Eva Golemi, Irini Nikolla, Shpresa Beka, Cavaradossi- Agim Hushi, Scarpia – Ylber Gjini, Angelotti – Ogert Islami, Sacristani – Sidrit Bejleri, Sciarrone – Genc Vozga, Spoletta – Gilmond Miftari, Shepherd – Ogert Islami Romë, qershor 1800. Cesare Angelotti, një i burgosur politik dhe ish konsull i Republikes Romane ka mundur të arratiset nga burgu dhe të gjejë strehim në kishën Sant’Andrea della Valle, pronë e familjes së Markezit Attavanti. Aty piktori Mario Cavaradoss, i frymëzuar nga portreti i një gruaje të re e të bukur (Markeza Attavanti, që është në të njëjtën kohë motra e Angelott-it), e cila vjen shpesh në kishë për t’u lutur, pikturon portretin e Maria Magdalenës. Ndërsa pikturon, ai mrekullohet nga ngjashmëria e atij portreti me bukurinë mahnitëse të brunes Floria Tosca, këngëtare e famshme lirike dhe njëkohësisht e dashura e tij.

 

Këtu lind drama, intriga, konflikti që zhvillon veprën.

Vepra Tosca është një vepër melodramatike e shkruar në gjuhën frënge nga dramaturgu Victorien Sardou dhe e vënë në skenë në qershor të 1800-ës. Puçini për herë të parë u ndesh me ketë vepër në Itali. Në 1895 ai fitoi të drejtën për ta kthyer veprën në opera. U deshën plot katër vjet punë për ta kthyer këtë vepër dramatike në një opera në italisht, njëkohësisht periudhë trazirash kjo në Romë. Megjithë komentet indiferente të kritikëve të saj kohe, vepra pati një sukses të menjëhershëm. Forca dramatike e “Tosces” vazhdon sot e kësaj dite të magjepsë vetë performuesit dhe audiencën së bashku, vepra mbetet një nga operat më të performuara.

Re. Ku.

 

Për herë të parë “Octopoprock” në Tiranë

Në kuadër të tetorit gjerman, në Tiranë për herë të parë mbahet koncerti “Octopoprock” me pjesëmarrjen e grupeve dhe artistëve nga Gjermania, Austria, Zvicra, Shqipëria, duke u organizuar të shtunën në oborrin e Muzeut Kombëtar.

Një hip-hop gjerman, i kompozuar me zemër dhe tekste të zgjuara – me këtë lloj muzike Nina Sonnenberg alias FIVA ka bërë një emër këto vite. Si poete, moderatore dhe repiste ajo ka lenë shenjë në shumë skena në botë. Momentalisht ajo po pushton me albumin e saj tëri “Alles leuchtet – Çdo gjë ndriçon” majën e klasifikimeve zyrtare gjermane dhe austriake.

FIJUKA vjen nga Vjena me një bagazh të mbushur me muzike eksperimentale Pop, e përzier kjo me një dozë të vogël Rock n’Roll dhe një shkelje syri. Që prej krijimit të këtij grupi muzikor në vitin 2011, kjo duo gjermano-austriake ndjek një vizion të vetin muzikor – gjithmonë në kërkim të rrugëve të reja në krijimin e tingujve.

Zvicerani CHRISTIAN TSCHANZ është prej një kohe të gjatë aktiv në botën e muzikës. Vitet e fundit, ai jo vetëm që ka hyrë në zemrat e zviceranëve me titujt e këngëve të tij në frëngjisht dhe gjermanisht, por e ka bërë të njohur muzikën e tij edhe përtej kufijve.

JAZZES FUSION IMPAKT (SHQIPERI) u krijuar një vit me pare. Rryma muzikore eshte kryesisht e mbështetur ne stilin fusion elektrik jazz dhe rock alternativ ku ne repertorin e tyre përzgjidhen pjese kryesisht me ritme te thyera dhe me elemente te rokut alternativ.

Re. Ku.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency