Suksesi, rruga që të zgjeron diturinë

0
176

success Hulumtimet që janë bërë, kanë treguar se vetëm 15% u takon njohurive profesionale, ndërsa plotë 85% e suksesit varet nga aftësia e sjelljes me njerëzit, d.m.th. nga karakteri dhe cilësitë njerëzore dhe nga mënyra e sjelljes me ta. Psikologjia e suksesit ndryshon nga çdo fushë e nga çdo individ. Në disa lloje të karrierës psikologjia e suksesit ushqehet nga aftësia, ndërsa në disa fusha të tjera është luftë për të arrirë diçka, synim ky që shpeshherë kthehet dhe në ambicie ekstreme deri aty sa të “shkelësh” tjetrin me këmbë për të mbizotëruar ose për të përfituar postin e dëshiruar

Njerëzimi ka arritur ta bëjë jetën shumëdimensionale dhe përfshirjen në të pothuaj të gjithanshme. Emancipimi i jetës ka bërë që njeriu, kjo krijesë e lartë, të eksplorojë kozmosin, të informatizojë jetën, të depërtojë në imtësitë mikroskopike etj. Njeriu krijoi gati çdo gjë që ishte në dorën e tij, përfshirë këtu mrekullitë arkitektonike, vepra të përjetshme arti e shumë gjëra të tjera që dëshmojnë anën më kreative dhe sublime të tij.

Siç shihet dhe siç është parë nga një kohë në tjetrën, jeta njerëzore evoluon, njeriu ndërron botëkuptime, ndërron dukjen dhe sjelljen e tij në mënyrë që jetën ta bëjë sa më të këndshme dhe të rehatshme gjithmonë duke kryesuar. Dhe çdo gjë që ai ka bërë, i atribuohet veç një gjëje thelbësore: suksesit të tij.

Shekulli XX ishte dhe shekulli i zhvillimeve njerëzore. Pikërisht në këtë shekull afirmohet si shkencë psikologjia që ka si objektiv studimin dhe mirëqenien shpirtërore të njeriut. Vetë njeriu, për të qenë i lumtur, ka luftuar paraprakisht për të qenë i suksesshëm dhe falë kësaj do të kishte një jetë më të mirë më pas, më me pak stres, më me shumë mundësi, gjëra që janë kryesore dhe që mundësojnë që një individ të afirmohet në një jetë më të lumtur.

Sigurisht, njeriu është krijesa më komplekse dhe për të gjetur rrugën drejt lumturisë, të gjitha elementet përbërëse të tij duhet të jenë në harmoni. Pjesa instiktive është një nga elementet e psikikës së njeriut, por jo vetë psikika, prandaj edhe kërkesat që shtron kjo pjesë për plotësim, janë një pjesë e kërkesave të përgjithshme, me të cilat ndeshet psikika jonë. Si mosplotësimi, ashtu edhe plotësimi pa kriter, në kundërshtim me interesat e “aktorëve” të tjerë të psikikës sonë, prish ekuilibra dhe çon në çrregullime, që shfaqen në formën e anktheve dhe depresioneve të ndryshme. Orientimi i drejtë i instinkteve njerëzore është premisë për ruajtjen e ekuilibrit psikik e për pasojë i një jete të qetë e të lumtur.

Por sot, suksesi i atashohet kryesisht një gjëje, sjelljes me njerëzit, një sjellje kjo që është një ndër vështirësitë më të mëdha me të cilat ballafaqohen marrëdhëniet ekonomike të sotme.

Hulumtimet që janë bërë, kanë treguar se vetëm 15% u takon njohurive profesionale, ndërsa plot 85% e suksesit varet nga aftësia e sjelljes me njerëzit, d.m.th. nga karakteri dhe cilësitë njerëzore dhe nga mënyra e sjelljes me ta.

Psikologjia e suksesit ndryshon nga çdo fushë e nga çdo individ.

Në disa lloje të karrierës psikologjia e suksesit ushqehet nga aftësia, ndërsa në disa fusha të tjera është luftë për të arrirë diçka, synim ky që shpeshherë kthehet dhe në ambicie ekstreme deri aty sa të “shkelësh” tjetrin me këmbë për të mbizotëruar ose për të përfituar postin e dëshiruar.

Rregullat të cilat jepen për të qenë të suksesshëm në praktikë, realizohen vetëm nga një forcë e brendshme e madhe, e cila e drejtuar kah sjellja, që duhet të ndryshojë botën përreth gjithmonë në favorin e “timonierit” të vetes.

Vërtet kufiri është një formë për të matur forcat, për të arritur suksesin, për të shijuar gëzimin, për të ditur për t’i dhënë emër humbjes. Por, kur ne nuk e dimë se ku është pikërisht ajo që duhet të arrijmë, si mund ta arrijmë?

E vetmja dije që duket se i është afruar vazhdimisht suksesit, është dija me kufi, dija e shoqëruar me mendimin se liria është e deridikushme. Ata që kanë arritur të mendojnë se ka kufi edhe pas ideve të tyre, por se këto ide nuk i janë ngarkuar atij, i bën këta njerëz që në formësimin e marrëdhënieve të jenë të suksesshëm. Të tillë njerëz kanë kohë të shijojnë, të maten përpara se të shohin më tutje, të kuptojnë se të mendosh ditën e ndalimit do të thotë të jetosh përtej saj, sepse nëse ti e sheh një kufi, atëherë ti ke të drejtë të mendosh edhe për një kufi tjetër pas tij. E nëse e arrin atë kufi, ti ke të drejtë të gëzohesh për atë që munde të bësh.

Vënia e kufirit, që në pamje të parë duket pengesë, në mënyrë graduale mund të kthehet në liri, sepse vënia e kufirit është edhe fillim i njohjes së lirisë për të vepruar, është njohje e asaj që të duhet dhe që mund të tentosh ta kapësh.

Por ky është një proces që zgjat dhe ka të bëjë me rrugën për të zgjeruar diturinë. Askush që nuk ka punë me shtimin e dijes, nuk ka as mundësi të kuptojë edhe kufijtë.

Pra, fitorja e njeriut është e lidhur me kuptimin e përkohësisë së tij, me kuptimin e mundësive të tij të kufizuara, sepse duke menduar kohën njerëzore, mund të kuptohet edhe fuqia e fundme. Duhet që gjithkush prej nesh të njohë këta kufij, pasi vetëm atëherë ai është pajtuar me lirinë e tij, pra, ka mundësinë të jetë në rrugën për suksesin e tij.

Vetëm një njeri që e di se ku shkon, mund të arrijë atje. Përndryshe, ai që mendon se i ka mundësitë për të gjitha rrugët, nuk mund ta dijë kurrë se ku ka arritur.

Nga kjo del edhe se frika nga suksesi dhe ajo nga dështimi nuk janë aq larg njëra-tjetrës.

Suksesi sjell ngazëllim, ndërsa dështimi nervozitet dhe të dyja këto ndikojnë si një energji më vete brenda qenies njerëzore.

Prandaj, njeriu duhet që çdo herë të paralajmërojë veten edhe për anën tjetër të medaljes, atë të dështimit, që në rast se ndodh, të mos të të çojë drejt një dëshpërimi të madh.

Edhe pse pa dështim nuk ka sukses, vetë suksesi ka një përparësi: me të parën sjell gëzim tejet të madh, ndërsa dështimi këtë nuk e ka dhe madje shpeshherë të mbyt në plogështinë e humbjes dhe pranimit të saj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency