Llalla shkarkon Shkëlqim Hajdarin, vendoset Dritan Peka

0
190

shkelqim-llallaShkarkohet Shkëlqim Hajdari nga detyra si drejtues i Prokurorisë së Apelit, një orë pasi dorëzoi rekursin për Fullanin në Gjykatën e Lartë.

Shkëlqim Hajdari, i cili drejton Prokurorinë e Apelit  dhe është kryetar i shoqatës së prokurorëve,  ka marrë urdhërin e shkarkimit nga detyra sapo ka përfunduar procedurën e ankimimit të vendimit për Fullanin.

Kryeprokurori Adriatik Llalla i ka dorëzuar urdhërin në zyrë. Një javë më parë Llalla dhe Hajdari u konfliktuan gjatë konferencës së prokurorëve.

Dëshmitarët thanë se kryeprokurori e ka goditur Hajdarin me grusht në sy të dhjetëra prokurorëve, por skandali u mbajt i fshehur dhe Prokuroria falsifikoi deklaratën për shtyp.Pas kësaj duket se Llalla ka pritur ankimimin për Fullanin për t’i dhënë ngjyra politike masës, me qëllim që të ndjehet më i mbrojtur nga presidenti, tek i cili thuhet se Hajdari ka denoncuar dhunën.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency