Femrat e përdorin seksin si shpërblim

0
230

seks si shperblimZbulohet se çelësi për të hyrë në shtratin e një femre janë sjelljet e mira dhe punët e shtëpisë. Provohet se femrat e përdorin seksin si shpërblim për sjelljet e mira dhe se ndihmesa në punët e shtëpisë është më e vlerësuara.

Kur vjen puna për marrëdhëniet në çift, femrat janë shumë të sofistikuara, ato përdorin truke të ndryshme për të marrë atë çka dëshirojnë prej partnerit.

Misteri se çfarë duhet bërë për të hyrë në shtratin e një femre? Ky sekret, sipas studiuesve, janë punët e shtëpisë, sjelljet e mira dhe gjestet që tregojnë përkujdes.

Dy nga tre gra në Britaninë e Madhe e pranojnë pa drojë, se ato e përdorin seksin për të shpërblyer partnerët e tyre, kur këta sillen mirë dhe i ndihmojnë me gjëra të vogla rreth shtëpisë.

Këto janë mënyrat më të mira për meshkujt, që duan të marrin atë që kërkojnë, pa shumë lodhje dhe ngulm.

Pjesëmarrësit në studim u pyetën rreth çështjes, nëse e kishin përdorur ndonjëherë në të shkuarën apo të tashmen seksin, si shenjë shpërblimi për partnerin e tyre.

U zbulua se, femrat kishin shumë simpati për meshkujt që ndihmonin në shtëpi apo që gatuanin drekën apo darkën. Këto ishin një nga arsyet kryesore, që femrat pranonin se i kishin shtyrë ta shpërblenin parterin edhe në çastin kur ato ishin ndier të lodhura apo pa shumë dëshirë.

Sipas rezultateve, rreth 65 për qind e femrave të anketuara pranonin se e përdornin këtë taktikë. Nga ana tjetër, vetëm një nga dhjetë meshkuj ose rreth 11 për qind e tyre, pranonin se e kishin përdorur seksin si mënyrë shpërblimi për punët e partneres së tyre.

Personat që bënë pohimet e mësipërme u pyetën më gjerësisht për rrethanat, kur ato dhe ata i kishin shpërblyer partnerët me çaste intime.

Studimi u publikuan prej “ukmedix.com”, një faqe britanike prestigjioze, e specializuar për shëndetin seksual, si pjesë e një studimi të kryer mbi jetët dhe preferencat e britanikëve.

1.994 meshkuj dhe femra mbi moshën 18 vjeç morën pjesë në studim, të gjithë me përvojë në fushën e marrëdhënieve në çift dhe të gatshëm për t’u përgjigjur sinqerisht.

Sipas përfundimeve këto ishin situatat kur femrat i shpërblenin më shumë meshkujt. Për ndihmë në punët e shtëpisë, meshkujt kishin rreth 38 për qind mundësi të shpërbleheshin. Për sjellje të veçanta dhe dhurata, ata merrnin simpatinë e partneres me 34 për qind. 28 për qind ishte probabiliteti për të pasur seks me partneren për meshkujt që kujdeseshin për fëmijët apo pjesëtarët e familjes.

Ata që gatuanin një vakt shpërbleheshin në 21 për qind të rasteve. Ndërsa meshkujt që i ndihmojnë femrat me transport shpërblehen më së pakti me 19 për qind.

Nga ana tjetër, si për çudi, edhe meshkujt pranojnë se i shpërblejnë partneret e tyre kur ato kryejnë veprime të caktuara. Ja cilat janë këto rrethana për meshkujt. Kur femrat pranojnë të shohin një ndeshje me ta, ata e shpërblejnë atë me pikët maksimale, me 35 për qind mundësi për të pasur seks.

Kur një femër e ndihmon një mashkull me punë apo gjëra rreth shtëpisë, ajo përfiton një bonus prej 31 përqindësh. Kur janë femrat ato që bëjnë transport me makinë nga një vend në tjetrin, meshkujt janë më mirënjohës në këtë rast dhe mundësia e të bërit seks është 29 për qind. Me 22 për qind vlerësohet kujdesi ndaj anëtarëve të familjes në përgjithësi dhe femrat që lejojnë meshkujt të kalojnë gjithë natën jashtë me miqtë, shpërblehen me 17 për qind rritje të dëshirës për seks.

Për më tepër, 8 për qind e femrave që morën pjesë në studim pranonin se i kishin shpërblyer meshkujt seksualisht, kur këta i kishin dhënë një pushim të caktuar nga jeta intime.

Kur i pyetën nëse është e drejtë kjo lloj sjelljeje shpërblyese, 78 për qind e pjesëmarrësve pranuan se nuk kishte asgjë të keqe në përdorimin e seksit për shpërblim.

Studiuesit u shprehën shumë të interesuar për rastin e mësipërm, pasi ata duan gjithnjë e më shumë të zbulojnë sekretet e sjelljeve intime të çifteve.

Një gjë është e sigurt, ashtu si meshkujt edhe femrat janë fajtorë për këtë kushtëzim, por asnjëri prej tyre nuk duket se e ka problem këtë.(Nga Albania News Agency)

 

 Meshkujt më romantikë se femrat!

Munden edhe të harrojnë kur e keni ditëlindjen, si dhe dhuratën për 8 mars ta blejnë në momentin e fundit, por meshkujt janë më romantikë sesa femrat. Kështu, 48% prej tyre, të paktën një herë në jetë, janë dashuruar në shikim të parë, ndërkohë që e njëjta gjë u ka ndodhur vetëm 28% të femrave.

Rezultatet e studimit janë botuar në librin “The Normal Bar”, i cili analizon mitet më të shpeshta që kanë të bëjnë me marrëdhëniet e dashurisë, sikur që është miti se meshkujt nuk janë romantikë.

Megjithatë, prirja për t’u dashuruar më shpesh dhe më shpejt rezulton pikërisht në atë që meshkujt të jenë edhe më të prirë për tradhti. Kështu, studimi ka treguar që 1/3 e meshkujve kanë tradhtuar të dashurën e tyre. Shumica e meshkujve dhe femrave mendojnë sesi mashtrimi, i cili nuk bëhet me ndjenja, por vetëm me trup, nuk është edhe aq i tmerrshëm, por me këtë me gjasë nuk do të pajtoheshin partneret e tyre. Kështu, një numër i madh i pjesëmarrësve në studim mendojnë se tradhtia nënkupton edhe emocionet.

Rreth 74% të njerëzve në lidhje thonë se janë të lumtur, ndërsa 66% prej tyre besojnë se partneri i tyre aktual është “shpirti binjak” i tyre.

Karakteristika më e rëndësishme e një lidhjeje të mirë është komunikimi i mirë, kurse daljet e rregullta, puthjet epshore, masazhet dhe këmbimi i ledhatimeve janë mënyra për ruajtjen e epshit dhe afërsisë.

 

13 gjëra në të cilat femrat janë më të mira se meshkujt!

Ka hulumtime të shumta, të cilat kanë vënë në pah që femrat i kanë disa aftësi të pabesueshme, të cilat meshkujt nuk i kanë.

 

Janë më të mira në mësime

Studimi i bërë në universitetet Georgia dhe Columbia ka zbuluar që femrat kanë qasje më të mirë ndaj mësimit.

 

Janë më të mençura

Sipas studimeve të testeve të inteligjencës në tërë botën, femrat kanë koeficientin më të lartë të inteligjencës sesa meshkujt.

 

Kujdesen më shumë për higjienën

Shkencëtarët thonë që kjo gjë është kështu për shkak se meshkujt më pak kujdesen për higjienën.

 

Janë më të mira në intervistat për punë

Hulumtimet e bëra kanë zbuluar që femrat më mirë e kontrollojnë stresin gjatë intervistave për punë.

 

Gjatë evolucionit, bëhen më të bukura

Hulumtimi ka treguar që femrat gjatë evolucionit bëhen më të bukura, ndërkaq meshkujt mbeten të njëjtë.

 

Mbijetojnë më shpesh ne aksidentet në komunikacion

Sipas hulumtimit në 77 për qind të rasteve siguria më e madhe është që meshkujt të humbin jetën në fatkeqësi komunikacioni.

 

Janë më të mira në kërkim të ngushëllimit

Së paku 53 për qind e femrave bisedojnë me miqtë e tyre për atë se çka i mundon, ndërkaq mesatarja e meshkujve është 29 për qind.

 

Diplomohen më shpejt

Meshkujt studiojnë me gjate, mesatarisht për pesë vjet.

 

Ushqehen më shëndetshëm

Ndërsa meshkujve u pëlqejnë picat dhe mishi i kuq, femrave hanë fruta dhe perime.

 

Kane imunitet më të madh

Studimet kanë treguar që estrogjeni u jep përparësi femrave në luftë kundër baktereve dhe infeksioneve.

 

Jetojnë më gjatë

Parimisht, femrat jetojnë 5-10 vjet më shumë se meshkujt.

 

Janë menaxhere më të mira

Shumica e ekspertëve janë të bindur që femrat janë shefe më të mira për shkak se dëgjojnë më mirë, janë mentore më të mira, më mirë i zgjidhin problemet.

 

Investojnë me mençuri

Arsyeja për këtë mund të jetë në atë që femrat janë më të kujdesshme me rastin e marrjes së vendimeve mbi investimet dhe mendojnë në afat të gjatë

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency