6 dallime mes meshkujve dhe femrave…  

0
255

meshkuj-femraTë gjithë duan që prej jetës të marrin maksimumin, por në përqasjen ndaj saj, në përvojat e tyre, në mënyrën se si punojnë, bëhen prindër, dashurojnë, mes meshkujve dhe femrave ka edhe diferenca që në fund të fundit vetëm sa e bëjnë edhe më të bukur atë.

Ja disa prej dallimeve:

  1. Ambicia. Në fakt, kohët e fundit kanë ardhur duke u zvogëluar dallimet në këtë drejtim mes femrave dhe meshkujve. Tanimë edhe femrat po bëhen gjithnjë e më shumë të vetëdijshme që edhe ato duhet të kenë të njëjtat ambicie për të marrë maksimumin prej jetës. Meraku i tyre tanimë është ruajtja e një ekuilibri mes punës dhe jetës familjare, parave dhe mirënjohjes.
  2. Femrat i tregojnë ndjenjat. Në fakt, si meshkujt edhe femrat kanë të njëjtat emocione, por ndryshimi është tek mënyra e të shprehurit. Ndërsa femrat janë të gatshme t’i ndajnë ato me të tjera shoqe, një mënyrë kjo për t’u relaksuar, meshkujt përkundrazi, preferojnë që t’i mbajnë ato të fshehura për veten e tyre.
  3. Femrat janë më luftarake. Përgjithësisht reagimi i femrave ndaj tensioneve dhe streseve të punës dhe jetës në tërësi pasqyrohet në më shumë punë dhe përpjekje për të ndryshuar, ndërkohë që meshkujt përgjithësisht përpiqen t’u shmangen problematikave.
  4. Gratë përgjithësisht kanë më shumë mikesha. Në dukje, meshkujt konsumojnë më shumë kohë në shoqëri, por të dhënat shkencore tregojnë pikërisht të kundërtën. Meshkujt kanë më pak miq dhe miqësia e tyre është gjithashtu e ndryshme nga ajo mes femrave. Femrat janë më intime mes tyre. Kjo ndoshta lidhet edhe me shprehjen që “miqësia është një gjë mes grash”, pra u shkon më për shtat atyre.
  5. Gratë janë në gjendje të bëjnë disa gjëra në të njëjtën kohë. Janë të njohura skenat familjare kur një grua ndërsa është duke bërë shumë punë të tjera të shtëpisë, është në gjendje të bisedojë edhe me bashkëshortin, i cili gjithnjë në këto raste i kërkon asaj që bisedën mes tyre ta bëjnë pasi ajo të ketë përfunduar punët e saj. Në këtë drejtim, studimet tregojnë se femrat janë 70% më të afta se meshkujt.
  6. Pendesa. Këtu, me sa duket, ka një dallim të madh dhe thelbësor. Ndërsa të dhënat dhe studimet tregojnë se meshkujt përgjithësisht pendohen dhe ndiejnë keqardhje për ato gjëra që nuk kanë mundur të bëjnë, femrat pendohen dhe ndiejnë keqardhje për atë që kanë bërë.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency