Vlorë/ Vidhen kishat, kambanat përfundojnë për skrap

0
163

Kisha e ZvernecitVidhen ikonat dhe kambanat e kishave, po shndërrohet në një fenomen që gjithnjë e më shumë përsëritet në Vlorë. Në disa kisha ortodokse të këtij rrethi, janë vjedhur kambanat dhe ikonat si dhe kasafortat. Sipas klerikëve pre e vjedhjeve janë bërë kishat e Novoselës, Mifolit, Dukatit, Zvërnecit, por edhe në kisha të tjera. Një nga objektet që vidhet me shpesh është kambana e tyre, e cila duket se përfundon për skrap. Ndërsa kisha e Shën Spiridhonit në Mifol edhe pse është ndërtuar në vitin 1997 ka pësuar dëmtime të mëdha në strukture, ndryshe nga kishat e ndërtuara në mesjetë që mbahen ende shumë mirë. “Tani kanë vjedhur edhe kambanat. Edhe pse kishim salduar dyer e dritare, përsëri ata grabisin. Kanë grabitur vazhdimisht edhe kasafortat. Kemi njoftuar policinë, por përsëri grabitjet nuk ndalen. Asgjë nuk është bërë për të ndalur autorët”, – thotë At Kostandin Prifti. Sipas klerikut për shkak të vjedhjeve të vazhdueshme dhe dëmtimeve në disa prej objekteve të kultit nuk ka asnjë mundësi të kryen rritet fetare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency