Standard.al

Vlera e drogës 1.5 milionë euro/ Trafikantja serbe kalon nga Durrësi, bllokohet në Itali me 21 kg heroinë

Sasia e drogës së sekuestruar në Itali përbën rekord, shtatë persona në pranga

Itali, droge shqiptareMë shumë se dy tonë drogë është gjetur e braktisur në det nga Guardia di Finanza pranë Termolit në Itali. Mediat italiane shkruajnë se ka dyshime se ngarkesa me lëndë narkotike vinte nga Shqipëria. Ka qenë një aksion i Guardia di Finanzës dhe Kapitenerisë së Termolit që ka çuar në sekuestrimin e rreth 2 tonëve drogë pasi kishin pikasur lëvizje të dyshimta në afërsi të bregdetit. Motovedetat zbuluan fillimisht një sasi prej 30 kg por më pas aksioni u shtri në një zonë më të gjerë deri në zbulimin e sasisë së plotë dhe prangosjen e shtatë personave.

 

Operacioni

Rreth 2 tonë marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria, sekuestruar nga Guardia di Finanza e Termolit në Itali, konsiderohet si një sasi rekord, ndërkohë që në pranga kanë përfunduar shtatë persona. Operacioni i kryer mes të dielës dhe të hënës ka kapur të papërgatitur trafikantët që u përpoqën të fshihnin drogën në shkëmbinjtë pranë bregut. Fillimisht policia a gjetur rreth 30 kilogramë marijuanë të fshehur pranë portit dhe të mbuluar me material mbrojtës. Kaq ka mjaftuar që policia të monitorojë zonën duke pritur trafikantët që të vinin të merrnin drogën e tyre. Dhe pikërisht në mbrëmjen e së dielës ata kanë mbërritur duke pasur me vete edhe një sasi tjetër të madhe droge. Ndërkohë, pas ndërhyrjes së nga Guardia di Finanza të Termolit, të gjithë persona që përbënin ekuipazhin e anijes janë arrestuar për favorizim trafiku lëndësh narkotike.

 

Hetimet

Mediat italiane bëjnë të ditur se ka dyshime që droga të mos ketë humbur apo të jetë braktisur por të jetë hedhur qëllimisht për tu marrë nga të tjerë trafikantë, kjo për faktin se lënda narkotike ishte paketuar dhe e mbuluar në një mënyrë të tillë që t’i bënte rezistencë ujit. Policia italiane ka vënë në pranga 7 persona. Dy prej tyre u arrestuan pasi në peshkarexhën me të cilën udhëtonin u gjetën dy pako me marijuanë të ngjashme me ato që u gjetën në det, ndërsa 5 të tjerët janë vënë në pranga për moskallëzim krimi. Hetimet e policisë italiane vazhdojnë për të zbuluar rrjetin e trafikut që nis nga Shqipëria dhe përfundon në Itali.

 

 Vlera e drogës 1.5 milionë euro/ Trafikantja serbe kalon nga Durrësi bllokohet në Itali me 21 kg heroinë

Autoritetet doganore në portin e Barit dhe Guardia di Finanza italiane kanë vënë në pranga një 30 vjeçare nga Serbia pasi iu zbulua, e fshehur në makinën e saj, një sasi heroine prej 21 kg. Trafikantja në fjalë kishte kaluar transit dhe në vendin tonë. Ngarkesa, 21 kg heroinë e pastër, ishte e ndarë dhe e ambalazhuar në 41 pako të ndryshme. E gjithë droga ishte fshehur në hapësira të ndryshme të veturës me të cilën udhëtonte shtetasja serbe, sikurse dyshemesë, apo edhe në binarët anësorë. Gjithashtu raportohet se trafikantja u ndalua dhe u vu në pranga pasi kishte zbritur nga një traget që vinte nga porti më i Durrësit. Nuk dihen ende implikimet e mundshme që mund të ketë pasur kjo shtetase me trafikun e heroinës në vendin tonë. Mbi 30 vjeçaren serbe aktualisht rëndon akuza për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Heroina e konfiskuar, e një cilësie të pastër, do t’i kishte dhënë organizatave kriminale një fitim prej 1.5 milionë euro.

 

Vrasja në Shkodër/ Gjykata e lë “Arrest në burg”, Ilir Hoxha kërkon mëshirë

Gjykata e Shkallës së parë e Shkodrës ka dhënë dje masën e sigurisë “Arrest me burg” për 20-vjeçarin Ilir Hoxha, i cili para tre ditësh ekzekutoi ish-punonjësin e tij pasi e ka ofenduar.

Ilir Hoxha ka pranuar krimin në gjykatë, ndërsa deklaroi se e ka vrarë pasi është ofenduar rëndë prej viktimës, përpara tregtarëve. Gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, 20-vjeçari Hoxha përmes avokatit të tij Ndrekë Rukaj ka shfaqur pendesë duke kërkuar mëshirë, ndërsa pranoi se e qëlloi Xhakajn pasi ky i fundit e kishte fyer rëndë, madje në mënyrë të përsëritur përpara tregtarëve të tjerë. Një fakt i tillë u konfirmua edhe nga prokurorja e çështjes, Edlira Cufi, e cila theksoi se, “20-vjeçari Hoxha ishte i punësuar te Xhakaj dhe një javë përpara ngjarjes e ka pushuar nga puna, por në këtë moment kishin nisur edhe konfliktet pasi ky i fundit kishte pretendime për një sasi lekësh”. Në konkluzionet përfundimtare, prokurorja e çështjes ka kërkuar vlerësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurisë atë të arrestit në burg. Në të njëjtën linjë ka qenë edhe avokati mbrojtës Rukaj. Pasi ka dëgjuar palët gjykatësja ka caktuar masën e sigurisë atë të “Arrestit me burg”. Ngjarja ku humbi jetën 50-vjeçari Dedë Xhakaj nga fshati Shkrel i Malësisë së Madhe ndodhi mëngjesin e 5 tetorit në vendin e quajtur ish-SMT-ja në lagjen Dobraç të qytetit verior. Vrasja e babait të dy fëmijëve ka alarmuar policinë, e cila pas ngjarjes ka mundur të vërë në pranga autorin e krimit, Ilir Hoxha.

 

 

Comments are closed.