Vendimi/ Si do të ndahen 15 milionë dollarë për 2276 ish-të përndjekur politikë

0
154

ish te perndjekuritMinistria e Financave do të paguajë 15 milionë dollarë për 2276 ish-të dënuar, përndjekur politikë dhe trashëgimtarët e tyre deri në fund të vitit. Drejtori i Pagesave të Dëmshpërblimeve në Ministrinë e Financave, Erald Mihali, tha në një prononcim për ATSH-në se të gjithë ish-të dënuarit politikë do të marrin këstin e tretë deri në fund të vitit. Ndryshimet ligjore në ligjin për dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë, të cilat kanë hyrë në fuqi në mesin e muajit shtator, parashikojnë ndarjen në kategori të ish-të dënuarve dhe përndjekurve politikë për të mundësuar dëmshpërblimin e tyre. “Prioritetin e parë e kanë ish-të dënuarat politike femra, që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës dhe hyrjes në fuqi të këtij ligj, vazhdon me ish-të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës dhe që kanë moshën mbi 75 vjeç, në momentin e miratimit të këtij ligji, ish-të dënuarit politikë të cilët vuajnë sëmundje të rënda, sipas përcaktimit të aktit nënligjor të posaçëm, ish-të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës, të cilët pavarësisht moshës kanë pasardhës të radhës së parë, fëmijë, në moshë të mitur në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji, ish-të dënuar politikë që nuk jetojnë dhe që kanë trashëgimtarë të radhës së parë, të cilët janë në moshë të mitur në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji si dhe ish-të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës dhe që kanë moshë edhe nën 75 vjeç, në momentin e miratimit të këtij ligji”, – sqaroi Mihali. Sipas Mihalit, për kategorinë prioritare të përcaktuar janë 10 milionë dollarë që do të paguhen ndërsa 5 milionë dollarë do të paguhen për trashëgimtarët. Sipas tij, me ligjin e ri, 70% e pagesave do të bëhet për ata persona të cilët janë vetë gjallë dhe vetë kanë bërë burgu, ose kanë status të përndjekuri, dhe vetëm 30% e pagesave vjetore, nga buxheti vjetor, do të bëhet për ata që janë familjarë, ose ndryshe quhen trashëgimtarë.

 

Dokumentet

Për gra ish-të dënuara që jetojnë: Certifikatë personale jo më e vjetër sesa një javë nga data e dorëzimit, nr. Llogarie bankare në lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë që vepron brenda territorit të Republikës së Shqipërisë (të siguroheni që llogaria është ende aktive ose të hapet një llogari e re). Për persona ish-të dënuar mbi 75: certifikatë personale jo më e vjetër sesa një javë nga data e dorëzimit, nr. Llogarie bankare në lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë që vepron brenda territorit të Republikës së Shqipërisë (të siguroheni që llogaria është ende aktive ose të hapet një llogari e re). Për persona ish-të dënuar politik të gjallë që vuajnë nga sëmundje të rënda: Raport mjeko ligjor (origjinal me emra dhe mbiemra të anëtarëve me firmë të gjithsecilit dhe me vulë, jo kopje) për paaftësi të plotë për punë. Për persona ish-të dënuar që janë gjallë të cilët pavarësisht moshës në momentin e pagesës kanë fëmijë të mitur nën moshën 18 vjeç: Certifikatë personale jo më e vjetër sesa një javë nga data e dorëzimit, certifikatë familjare ku të përfshihet fëmija i mitur, certifikatë personale të fëmijës/fëmijëve të mitur si dhe nr. Llogarie bankare në Lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë që vepron brenda territorit të Republikës së Shqipërisë (të siguroheni që llogaria është ende aktive ose të hapet një llogari e re). Për persona ish-të dënuar që nuk jetojnë, por në momentin e pagesës kanë trashëgimtarë të radhës së parë në moshë të mitur nën 18 vjeç: certifikatë vdekjeje të personit ish-të dënuar, certifikatë personale e të miturit/miturve, trashëgimtarë të radhës së parë të personit ish-të dënuar që nuk jeton më, certifikatë familjare të ish-të dënuarit ku të përfshihen fëmija/fëmijët e mitur, dëshmi trashëgimie që të vërtetojë se fëmija i mitur është trashëgimtar ligjor, vendim Gjykate të kujdestarisë mbi të miturin në rastin kur edhe nëna e të miturit nuk jeton më dhe nr. Llogarie bankare në Lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë që vepron brenda territorit të Republikës së Shqipërisë (të siguroheni që llogaria është ende aktive ose të hapet një llogari e re) në emër të kujdestarit ligjor të të miturit. Për persona ish-të dënuar që janë gjallë dhe në momentin e pagesës nuk kanë mbushur 75 vjeç: çertifikatë personale jo më e vjetër se një javë nga data e dorëzimit dhe nr. Llogarie bankare në Lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë që vepron brenda territorit të Republikës së Shqipërisë (të siguroheni që llogaria është ende aktive ose të hapet një llogari e re).

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency