Standard.al

Si përfitohen pensionet shtetërore suplementare të pleqërisë

pagesa e pensionevePensionet shtetërore suplementare të pleqërisë i përfitojnë punonjësit ose familjarët kur aksidentohen në shërbim dhe deklarohen invalidë të përhershëm. Masa e përfitimit është 40% e pagës referuese, pavarësisht nga koha (kohëzgjatja) e punës në funksione a detyrë. Masa e pensionit shtetëror suplementar, plus pensionin e përfituar nga Ligji nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, nuk mund të jetë më e madhe se 75% e pagës referuese të funksionit.

 

Për përfitimin e pagesës kalimtare:

– Fotokopje të letërnjoftimit elektronik ose certifikatë personale

– Dëshmi penaliteti

– Vërtetim të pagës referuese (plotësuar nga punëdhënësi)

– Vërtetim të viteve të shërbimit (plotësuar nga punëdhënësi)

– Librezën e kontributeve suplementare

– Origjinalin e Librezës së punës (nëse jeni i punësuar fotokopje të librezës së punës)

– Nëse jeni i punësuar, vërtetim nga punëdhënësi i fundit për datën e fillimit të punës dhe

pagën që përfitoni

– Nëse nuk jeni i punësuar, do të deklaroni pranë inspektorit të përfitimeve suplementare

numrin e llogarisë bankare në Bankën Intessa San Paolo apo Credins

– Nëse nuk jeni i punësuar, duhet të dorëzoni dhe një vërtetim nga Zyra e Punës

– Nëse nuk jeni i punësuar një vërtetim nga Tatim-Taksat

– Deklaratë personale për gjendjen e punësimit.

 

Për përfitimin e pensionit suplementar të pleqërisë, bashkëngjitur kërkesës duhet të keni

– Fotokopje të letërnjoftimit elektronik ose certifikatë personale

– Dëshmi penaliteti

– Vërtetim të pagës referuese (plotësuar nga punëdhënësi)

– Vërtetim të viteve të shërbimit (plotësuar nga punëdhënësi)

– Librezën e kontributeve suplementare

Fotokopje të librezës së punës.

 

Për përfitimin e pensionit suplementar për personat që aksidentohen në shërbim

– Fotokopje e kartës së identitetit ose certifikatë personale

– Dëshmi penaliteti

– Procesverbali i mbajtur nga qendra e punës për aksidentin në shërbim;

– Vërtetim i pagës referuese (plotësuar nga punëdhënësi)

– Vërtetim i viteve të shërbimit (plotësuar nga punëdhënësi)

– Vendim i Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë

– Libreza e kontributeve suplementare

– Fotokopja e librezës së punës.

 

Për përfitimin e pensionit suplementar familjar

– Certifikatë familjare

– Certifikata e vdekjes së personit, që ka kryer funksione kushtetuese apo detyra në

administratën shtetërore

– Fotokopje e letërnjoftimit elektronik ose certifikatë personale e përfituesit

– Dëshmi penaliteti e të ndjerit

– Vërtetim i pagës referuese (plotësuar nga punëdhënësi)

– Vërtetim i viteve të shërbimit (plotësuar nga punëdhënësi)

– Vendim i Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë

– Libreza e kontributeve suplementare të të ndjerit

– Fotokopje e librezës së punës së të ndjerit

– Vërtetim i vazhdimit të shkollës për jetimët, që kanë mbushur moshën ligjore për t’u

punësuar

– Vendim i KMCAP për paaftësinë në punë të personave në ngarkim të të ndjerit, kur janë në

moshë pune

– Vërtetim i organeve të pushtetit lokal që një i ve mban një fëmijë deri në moshën 8 vjeç,

që ishte në ngarkim të të ndjerit

– Vërtetim nga zyra e punës se nuk është në marrëdhënie pune dhe nuk merr sigurim

papunësie jetimi që ka mbushur moshën ligjore për t’u punësuar ose vetëpunësuar, kur

nuk vazhdon shkollën dhe është nën 18 vjeç

– Deklaratë për punësimin apo aktivitetin ekonomik.

 

Si bëhet aktualizimi i këtyre përfitimeve

Këto përfitime rillogariten sa herë që ndryshon paga referuese mbi të cilën janë llogaritur. Personat e interesuar plotësojnë tek punëdhënësi formularin e pagës referuese, të

ndryshuar, dhe e paraqesin tek DRSSH-ja që administron këtë përfitim, apo e dërgojnë në

rrugë postare në këtë Drejtori.

 

Dështim i ri në tregun e bonove të thesarit

Në ankandet e Bonove të Thesarit, zhvilluar në Bankën e Shqipërisë, nuk u arrit të plotësohet shuma e shpallur as për bonot 12 mujore dhe as për ato gjashtëmujore.

Nga 5.7 miliardë lekë bono të ofruara nga qeveria përmes bonove 12 mujore, u kërkuan dje nga blerësit vetëm 5.3 miliardë. Kërkesa e tregut ishte edhe më e ulët në rastin e bonove 6-mujore, kur nga 5.6 miliardë lekë që ishte shuma e shpallur u këkruan vetëm 4.7 miliardë lekë.

Gjatë dy viteve të fundit, sistemi bankar i ka përqëndruar investimet në lekë te titujt e qeverisë, për shkak të kërkesës së dobët për hua dhe rrezikut në rritje në kreditimin e sektorit privat.

Në muajt e fundit, teprica e kërkesës për të blerë bono është zbehur, madje, në ankandet e fundit kjo kërkesë ka qenë më e ulët se vlera e ofruar nga qeveria për t’u financuar. Kthesa përkon edhe me rigjallërim të kreditimit gjatë muajve të fundit. Në muajt Korrik dhe Gusht kredia i është rikthyer rritjes pozitive, duke bërë që bankat të kenë më pak interes të investojnë në titujt shtetërorë, duke pasur parasysh edhe rënien e interesave në vlerat minimale historike. Megjithatë, për momentin ulja e kërkesës për bono nuk ka sjellë luhatje domethënëse në rritje të interesave. Në ankandin e fundit, bonot me maturim 12-mujor u shitën me një normë mesatare të ponderuar interesi prej 3.24%. Kjo shifër shënon një rritje të lehtë nga interesi prej 3.22% i ankandit të mëparshëm, por në përmasa pothuajse të papërfillshme. Ndërsa bonot me maturim 6-mujor u emetuan me një interes mesatar prej 3.13%, vlerë kjo e njëjtë me ankandin e mëparshëm.

 

Comments are closed.