Mos ka filluar Lufta eTretë Botërore

0
134

Nga Artan Fuga

Artan_FugaKur lexova lajmin se Papa u kishte thënë gazetarëve se lufta e tretë botërore në një farë forme kishte filluar, thashë : “I çuditshëm Papa Françesku, bën humor të rëndë. Ose thash se kushedi nga pikëpamja kristiane bota e tokës është gjithmonë një masakër”.  Por, jo, nuk flet kot një Papë.

Ore, mos ka filluar vërtet lufta e tretë botërore dhe ne duke pasur kaq shumë informacion kujtojmë se çdo gjë është rrenë, e pabesueshme, ekzagjerim, ende nuk e kuptojmë se ajo ka nisur?

Në rrëmbimin tonë djaloshar si komb, në ëndërrimet tona kolektive, dhe përgjumjen epokale, nuk ja vumë veshin.  Ne e kemi mendjen te telenovelat koreanoveriore.

Ore mos kemi rënë dëshmorë ne dhe nuk e dimë?  Në Siri luftë, në Irak luftë, në Ukrainë luftë, në Lindjen e Mesme luftë, në kufirin me Turqinë luftë, Kurdët në luftë, ShBA në luftë, Franca në luftë, Turqia në luftë, Gjermania në luftë, Anglia në luftë.  Ngaqë është botërore zhvillohet në shumë fronte dhe duket sikur nuk është një e tërë!!!

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency