Vendimi i qeverisë/ Gati 385 apartamente. Banesat sociale, ja sa do të jetë qiraja për çdo të pastrehë

0
172

Në të ardhurat të familjes hyjnë të ardhurat nga dypunësimi, emigracioni, prona të paluajtshme dhe trashëgimia. Këshillat bashkiakë miratojnë çdo vit masën e qirasë vjetore për banesat sociale me qira, të shprehur në lekë/m2

banesat Janë 385 apartamente, të cilat do t’u jepen me qira familjeve të pastreha. Vendimi i qeverisë për banesat sociale përcakton se kontrata e qirasë lidhet ndërmjet entit menaxhues dhe familjes, në bazë të dispozitave të Kodit Civil, me të drejte rinovimi çdo vit, bazuar në dokumentin zyrtar që vërteton të ardhurat e çdo individi të familjes nga qendra e punës ose personi juridik apo fizik që e ka punësuar, ose zyra përkatëse e ndihmës sociale pranë bashkisë, ose Instituti i Sigurimeve Shoqërore, si dhe në deklaratën noteriale për të ardhurat e tjera të familjes, të bërë nga kryefamiljari. Në të ardhurat e tjera të familjes hyjnë të ardhurat nga dypunësimi, emigracioni, prona të paluajtshme dhe trashëgimia. Nëse familja siguron një banesë tjetër, ajo detyrohet të bëjë njoftimin e menjëhershëm pranë entit menaxhues, nga i cili ka përfituar banesën me kontrate qiraje sociale. Afati i njoftimit për lirimin e banesës përcaktohet nga enti menaxhues, si palë kontraktuese, sipas dispozitave te përgjithshme te kontratës tip.

 

Qiraja

Këshillat bashkiakë miratojnë çdo vit masën e qirasë vjetore për banesat sociale me qira, të shprehur në lekë/m2 sipërfaqe ndërtimi. Qiraja mbulon kostot e administrimit dhe të mirëmbajtjes dhe taksën mbi pasurinë e paluajtshme. Qiramarrësi, përveç qirasë, paguan për të gjitha shërbimet e tjera që lidhen me shfrytëzimin e banesës. Këshilli bashkiak miraton rregulloren për shfrytëzimin e banesave sociale me qira nga qiramarrësit, ku përcaktohen, me hollësi, të drejtat dhe detyrat e qiramarrësit dhe të entit menaxhues. Masa e qirasë vjetore nuk duhet të jetë më e madhe se 4 për qind e kostos se ndërtimit te banesës nga shteti, për banesat e reja, apo 4 për qind e vlerës se banesës të blerë në treg. Për objektet e dala jashtë funksionimit dhe ato të kthyera në fond banesash sociale me qira, masa e qirasë përcaktohet nga këshillat bashkiake, bazuar në vlerën kapitale të transferuar dhe kostot e ndërhyrjes për përshtatjen e tyre. Për llogaritjen e masës së qirasë, për banesat sociale me qira, që sigurohen nëpërmjet ndërtimit të banesave të reja, në koston e ndërtimit përfshihen të gjitha shpenzimet e kryera për ndërtimin e ndërtesës së banimit, si:

– vlera e investimit për ndërtimin e ndërtesës

– vlera e plotë e projektit teknik

– kostoja e blerjes së tokës, kur ajo nuk është pronë e bashkisë

– vlera e investimit për lirimin e sheshit të ndërtimit

– vlera e mbikëqyrjes së punimeve

– taksat, tatimet dhe tarifat e aplikueshme gjatë ndërtimit të objektit

 

Gati Banesat

Drejtorja e Strehimit në Bashkinë e Tiranës, Aljona Mancaku, bëri të ditur dje se lista do t’i kalojë Këshilli Bashkiak brenda muajit tetor. “Brenda muajit tetor lista e parë e qytetarëve që konsiderohen përfitues për banesat sociale me qira në Shkozë, do të jetë e gatshme për miratim pranë Këshillit Bashkiak të Bashkisë së Tiranës. Nëse do kemi një numër përfituesish më të vogël se numri i apartamenteve që kemi në dispozicion sigurisht që ne jemi të hapur për ta përpunuar këtë dokumentacion, vlerësuar kërkesat e qytetarëve dhe për ta paraqitur hap pas hapi në Këshillin Bashkiak kërkesa të reja”, – sqaron drejtorja e Strehimit në Bashkinë e Tiranës, Aljona Mancaku. Në zonën e Shkozës janë ndërtuar 385 apartamente dhe lista e familjeve që do të miratojë Këshilli Bashkiak i Tiranës do të strehohen në këtë zonë. Qiraja do të jetë në varësi të sipërfaqes së apartamentit, ku qiraja më e ulët do të jetë 4 mijë lekë, ndërsa më e larta 18 mijë lekë.

 

Si bëhet llogaritja e qirasë

Për llogaritjen e nivelit maksimal të qirasë jepet shembulli si më poshtë:

Vlera totale e banesës

K = 95,155,001.00 lekë

– Sipërfaqja e përgjithshme e ndërtimit: S = 3,370 m2

– Sipërfaqja e apartamentit tip 1: S1 = 55.25 m2

– Përqindja që zë sipërfaqja e apartamentit ndaj totalit P = 55.25/3,370 = 1.63%

– Kostoja e apartamentit tip 1: KS1 = a x d = 95,155,001 x 1.63% = 1,522,480 lekë

– Qiraja mujore maksimale: Q = KSl x 0.04 = Lek 5,170.00

 

 Afatet/ Studentët e universiteteve të mbyllura dynden në MAS, regjistrimet deri në 13 tetor

Ministria e Arsimit është e rrethuar nga të rinjtë që mbeten pa shkollë pas mbylljes së universiteteve. Kur kanë mbetur jo më shumë se 8 ditë për t’u regjistruar, studentët mbeten në rrugë me pikëpyetje se a do të arrijnë të futen në shkollë dhe nëse po, a do t’i nisin studimet nga e para? “Po presim për numrat e matrikulimit. Kam aplikuar në internet prej dy javësh dhe akoma nuk më ka dalë. Rri këtu përditë duke pritur. E kam mbyllur vitin akademik. Pres për diplomën e cila nuk do jepet. Kam mbaruar tre vite për infermieri. Të kthehem dhe njëherë në vit të parë. Kam unë kohë të kthehem dhe njëherë në vit të parë? i thonë 6 vite për infermieri, atëherë do të dilja mjeke”, – shprehet një studente. Me një udhëzim të veçantë, Ministria e Arsimit ka vendosur të shtyjë datën e regjistrimit të këtyre studentëve nga 6 tetori, për të lënë si datë përfundimtare 13 tetorin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency