Skandal seksual/ Kryetari i Komunës kërkon seks nga pastruesja, që ta mbajë në punë

0
157

policia-150x150Një pastruese e Komunës Libonik, ka akuzuar kryetarin e Komunës se i ka kërkuar favore seksuale, që ta mbajë në punë.

Miranda Shuli ka denoncuar në polici kreun e Komunës, Petrit Kupe, se e ka pushuar nga puna pasi ajo nuk ka pranuar të kryejë me të marrëdhënie seksuale.

Ajo ka thënë se Kupe ushtronte vazhdimisht presion ndaj saj, që të kryente me të marrëdhënie seksuale.

Pastruesja thotë se për akuzat e saj ka edhe dëshmitarë.

“Kreu i Komunës më kërkoi marrëdhënie seksuale.

Ai më ka kërkuar disa herë që të bëjmë marrëdhënie seksuale.

Kjo, në mënyrë që të më mbante në punë.

Pasi e refuzova kërkesën e tij, më hoqi nga puna.

Për akuzat e mia kam dëshmitarë”, ka thënë ajo.

Shuli punonte si pastruese në një shkollë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency