Liga superiore/ Elbasani rrëmben fitoren e parë ndaj Apolonisë, Kukësi mposht Teutën

0
177

Verdheblutë kanë arritur të bëjnë gjithçka mirë, duke marrë një rezultat pozitiv ndaj fierakëve në sfidën e mbijetesës

 Verilindorët, pas disa ndeshjeve jo të mira, kanë arritur të kthehen te fitorja dhe kësaj radhe ndaj një kundërshtari të fortë si Teuta

elbasaniSuperliga Shqiptare ka luajtur dje ndeshjet e mbetura të vlefshme për javën. Interesante është të theksohet fakti se ndeshjet ishin të një karakteri të veçantë, pasi përballë ishin vënë kundërshtarë që nuk kanë treguar shumë diferencë midis tyre. Elbasani ka arritur të sigurojë më në fund një trepikësh përballë Apolonisë në shifrat 2-0. Një ndeshje që nuk pati shumë dyshime për fituesin, pasi djemtë e Dostit arritën të bënin gjithçka mirë, duke mos u dhënë mundësi fierakëve të reagojnë. Nga një gol në çdo pjesë mjaftuan për të zhbllokuar ekipin e Elbasanit që zhvilloi një ndeshje të kujdesshme, duke hedhur hapin e parë në luftën e gjatë për qëndrimin mes më të mirëve të Superiores. Ndeshja e luajtur në Pogradec nisi me ritëm të lartë ku Apolonia kontrolloi mesfushën, duke rrezikuar që në minutën e 7-të me një aksion të dyshimtë për një 11-metërsh në zonën e vendasve. Elbasani reagoi me Shazivanin në minutën e 11-të me një goditje nga jashtë zonës por Çakovic grushtoi me sukses. Pak më vonë do të vinte Tahirllari që goditi nga një largësi prej 25 metrash, por topi u ndalua nga traversa. Ritmi i lartë i pjesës së parë vazhdoi gjatë minutave në vazhdim me Erkocevicin, që goditi me të majtën nga jashtë zonës në minutën e 26-të, por topi doli jashtë. Rastin më të mirë për Elbasanin e pati Malindi 4 minuta më pas, por goditja e tij u grushtua nga Cakovic. Sfida do të vazhdonte të ishte pasi në të 32-ën do të ishte Pisha i cili do të dënohej më të verdhë pasi pengoi Rajkoviç mirëpo kjo goditje nuk shfrytëzua ashtu siç duhet nga Mitraj që e gjuajti topin pak larg portës. Në të njëjtin pozicion vetëm pak minuta më vonë, Karakaçi humbi një tjetër mundësi për skuadrën fierake. Goli i parë erdhi në minutën e parë shtesë me autor Mirel Çotën, i cili finalizoi një aksion të nisur nga Malindi. Ritmi u ul ndjeshëm në pjesën e dytë ku Elbasani u tërhoq në gjysmëfushën e tij në mbrojtje të rezultatit, ndërsa Apolonia u shfaq e paqartë në aksione pasi nuk arriti të gjente hapësira në mbrojtjen kundërshtare. Një sfidë që dukej se do të shkonte drejt këtij rezultati pasi të dyja skuadrat nuk po bënin shumë për ti ndryshuar gjërat. Suksesin përfundimtar për Elbasanin e vendosi Emiljano Musta në minutën e 81-të pasi konkretizoi me gol krosimin e Ardit Hilës nga e majta e sulmit. Pjesa tjetër ishte thjesht menaxhim i skuadrës vendasve. Kështu me këtë fitore Elbasani merr 3-pikëshin e parë por mbetet në vendin e fundit me 1 pikë më pak se Apolonia që gjendet në kuotën e 4 pikëve.

 

Kukësi nuk fal Teutën, rikthehet te fitorja

Kukësi rikthehet te zakoni i vjetër. Pas disa ndeshjeve në kampionat pa gola ka arritur të bëjë gjithçka mirë ndaj Teutës. Një sukses, i cili i jep të bluve të drejtën t’u rikthehen synimeve të tyre. Pejiç ka qenë përsëri shpëtimtari, i cili ka rikthyer buzëqeshjen te skuadra e tij me golin e shënuar.

Ndeshja nisi e furishme për vendasit që pak sekonda nga fillimi ndeshjes u shfaqën në portën e Rizvanit me një goditje me kokë të Pejiçit. Në minutën e 6-të durrsakët sërish në vështirësi me goditjen e hidhur të Vilfor Hysës, që solli rrezik në zonën e Rizvanit, dhe në goditjen e këndit pas këtij episodi Renato Malota kërceu mbi gjithë të tjerët për të tentuar me kokë. Në minutën e 16 radha i takonte Ylli Hoxhës që vuri në provë Rizvanin, i cili neutralizoi në dy kohë. Ndeshja vijoi e hapur dhe me Kukësin e hedhur në kërkim të fitores edhe Teuta mund të shfrytëzonte armën e saj të preferuar, kundërzbritjet e shpejta. Në minutën e 41-të, Ansi Nika lëshoi nga jashtë zonës një parabolë që përfundoi pak centimetra mbi traun e Halilajt, me trajnerin Artim Shaqiri dukshëm të shqetësuar për hapësirat e krijuara në prapavijën e të besuarve të tij. Pjesa e parë u mbyll në ekuilibër pavarësisht tentativave të Kukësit që e nisi edhe të dytën në kërkim të golit, në minutën e 50 Zeqiri dhuroi një top të gjatë për Ylli Hoxhën që përparoi në zonë por gjeti ndërhyrjen perfekte të Rizvanit. Vetëm 5 minuta më vonë ishte Vilfor Hysa që me një harkim fantastik prezantoi të vetëm Pejic para Rizvanit, por kapiteni i Teutës fitoi duelin e vështirë me bomberin kroat. Kuksianët nuk u ndalë dhe pas një krosi në qendër të zonës sërish nga Hysa për Pejic, i cili kësaj radhe nuk gabon por përdor instinktet e tij për të shënuar. Kroati zgjodhi në mënyrë të zgjuar goditjen karambol për ta mashtruar Rizvanin me përplasjen e topit në tokë para se të shkojë në rrjetë. Kukësi në festë, vërtet i mrekullueshëm kroati me intuitën e tij që zhbllokoi një ndeshje të vështirë. Goli i katërt për të në këtë sezon të Superiores, i jep Kukësit kryesimin, por dhe Pejiç udhëheqjen e vetmuar në klasifikimin e golashënuesve. Pas avantazhit, Pejiç tentoi madje edhe t’i kthejë nderin Hysës me një asist fantastik për 25-vjeçarin që me goditjen e tij vetëm ledhatoi rrjetën e jashtme të Rizvanit. Teuta i kërkoi shanset e saj deri në fund, duke regjistruar më të rrezikshmin në minutën e 73 me Erlind Koreshin që lëshoi goditjen e tij në qendër të zonës, por me Halilin të mposhtur ishte trau që shpëtoi portën e Kukësit që këtë herë ishte në shenjën e fatit. Skuadra verilindore ja doli ta menaxhonte avantazhin për ta mbyllur takimin me fitoren minimale por mjaft e vlefshme përballë një rivali si Teuta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency