Kullat me qenie jotokësore

0
120

bloody towerKohët e fundit janë duke u zbuluar ndërtime të vjetra shumëshekullore, por kjo nuk përjashton edhe ndërtesat me mistere brenda saj. Kështu, Kulla e Londrës është e njohur pasi është një prej vendeve më të mistershme dhe të mbushura me fantazma në bote. Kulla ka një histori shumë të gjatë të mbushur me horror dhe gjak. Qindra ekzekutime janë bërë në Kullën e Londrës gjatë 900 viteve të ekzistencës së saj, duke përfshirë edhe prerjen e frikshme të kokave të figurave të fuqishme politike dhe zonjave të fisnikërisë. Edhe të burgosur të panumërt janë fshehur gjithashtu brenda Bloody Tower dhe kanë vuajtur nga tortura të tmerrshme dhe nga akte të patregueshme. Madje edhe fëmijë janë vrarë në këtë kulle të tmerrshme. Në vitin 2483, Edward-i IV vdiq papritur, dhe djali i tij ende i vogël 12-vjeçar duhet të trashëgonte mbretërinë. Fatkeqësisht, xhaxhai i tij, Duka i Gloucester mori leje nga Parlamenti për ta pasur mbretërinë për vete. Edwardi V dhe vëllai i tij më i vogël, Richard u zhdukën në mënyrë të mistershme dhe prej tyre nuk u dëgjua më asgjë. Vdekshmëria e fëmijëve në atë kohë ishte e lartë. Kishte thashetheme që xhaxhai i tyre kishte dhënë urdhër që fëmijët të vriteshin apo i kishte vrare ata vetë në mënyrë që ta kishte mbretërinë të siguruar për veten e tij. Në vitin 1674 u gjetën skelete të mbetur, dhe testime të kohëve të fundit kanë zbuluar që ato janë mbetje njerëzore dhe të kafshëve. A mbaheshin princat e vegjël të burgosur së bashku me kafshët e tyre? Apo ndoshta janë varrosur së bashku me kafshë të ngordhura. Ne nuk do të mund ta mësojmë dot. Megjithatë, nëpër qindvjeçare janë parë fantazmat e dy djemve. Më vonë në shekullin e 15, mbas zhdukjes së princave, rojet raportuan vazhdimisht që kishin pare fantazmat e dy djemve të Bloody Tower.

 

Rasti

Djemtë dukeshin që kishin veshur rroba gjumi dhe vërtiteshin nëpër shkallë me një pamje të frikësuar në fytyrë. Ata shtrëngoheshin me njeri tjetrin dhe më pas zhdukeshin. Edhe shikime të tjera të dy princave janë raportuar në vite të tjera dhe në qindravjeçar të tjerë dhe janë të gjitha të ngjashme – djemtë që shfaqen si të frikësuar dhe të dëshpëruar, dhe kur personat që i vështrojnë mundohen t’i ngushëllojnë, ata zhduken. Një fantazmë tjetër shumë e njohur që gjendet në Kullën e Londrës është edhe Anee Bolein. Ajo u akuzua për pabesi dhe kishte gjithashtu thashetheme që ajo ishte një shtrigë. Burri i saj, mbreti Henry VIII kishte një zakon të keq që gratë e tij ose i divorconte ose i vriste, kështu ai urdhëroi që asaj t’i pritej koka. Anne Bolein-it iu pre koka ne 19 Maj 1536 dhe edhe sot e kësaj dite ajo mund të dallohet ende nëpër kullë me kokën e saj që e mban nën sqetull. Catherine Howard është një prej grave të Henry VIII që i është prere koka përveç Anne Bolein. Mendohej që ajo ishte e dashuruar me një burrë të quajtur Thomas Culpepper i cili u ekzekutua menjëherë përpara saj. Sipas të thënave, fjalët e saj të fundit ishin: “Unë vdes një mbretëreshë, por do të preferoja të vdisja si gruaja e Culpepper.” Ajo ishte vetëm rreth 18-21 vjeç kur u vra, dhe thuhet që ajo vazhdon të jetojë në Kullën e Londrës. Por, ndryshe nga Anne Bolein, fantazma e saj shfaqet në natyrën e saj njerëzore, me kokën e vendosur në vendin e vet. Shumë fisnike të tjerë janë torturuar dhe ekzekutuar në Kullën e Londrës në qindvjeçarët e fundit. Kulla është një prej vendeve që preferohet të vizitohet me shumë prej turisteve të Londrës. Të gjithë e pëlqejnë një histori interesante fantazmash dhe çdo vit njerëz me shumicë shkojnë që të vizitojnë Kullën duke shpresuar që të shohin edhe ndonjë gjë tjetër përveç kullës. Gjithashtu edhe investigime paranormale dhe psikike janë kryer në Kullën e Londrës. Ndoshta një ditë shpirtrat që gjenden aty do të mund të prehen në paqe.

 

Gruaja-vampir, pi dy litra gjak në muaj

Julia Caples ka rreth 30 vite që pi rregullisht gjak sepse kjo gjë e bën të ndihet më e fortë dhe më e shëndetshme. 45-vjeçarja amerikane çan me thikë “dhuruesit” dhe thith gjakun direkt nga trupi i tyre njësoj si vampirët në filmat horror. Ajo takohet me fanatikët e gjakut në një vend të fshehtë për të shuar etjen e saj dhe tregon se kudo në botë gjen njerëz që janë të etur për gjak. “E di që gjaku nuk ka vlera të mëdha ushqyese, por kur e pi ndihem më e fortë. Mbase ka ndonjë vlerë që nuk është zbuluar ende. Ndihem e bukur dhe e re kur pi rregullisht gjak. Ka pasur raste kur kam pirë edhe dy litra në muaj”, – tregon nëna e dy fëmijëve për ‘The Sun’. Julia kujton kur i nisi dëshira për të pirë gjak: “Kur isha 15 vjeç, gjatë puthjes së parë. Më erdhi ta kafshoja të dashurin, nuk e di pse. E kafshova dhe më pëlqeu shija e gjakut, ndërsa ai u tmerrua dhe nuk më puthi më”. 45-vjeçarja shpjegon se ajo i njeh personat nga të cilët pi gjak dhe se nuk ka rrezik për marrjen e sëmundjeve të ndryshme pasi ata bëjnë analizat mjekësore.

 

Shtëpia e mallkuar

Qyteti i vjetër Todorovo, në veriperëndim të Bosnjë-Hercegovinës, është i njohur me “shtëpinë e vet të mallkuar”. Banorë e tij thonë se gjatë natës nga “shtëpia e mallkuar” dëgjohen zëra të frikshëm, krisma dhe klithje të tmerrshme. Afër kësaj shtëpie, gjoja, prishen pajisjet teknike, telefonat etj. Të gjitha dyert dhe dritaret e kësaj shtëpie janë të mbyllura me dërrasa Legjenda thotë se në atë vend gjenden varret. Në fund të shekullit 19-të imamët myslimanë planifikuan që aty të ngrinin një shkollë. Hoxhallarët vendosën tendat, qëndruan disa net dhe pastaj përnjëherë e heshtas u larguan nga Todorovo përgjithmonë. Shtëpia e parë në “themelet e mallkuara” është ndërtuar në fillimin e shekullit të shkuar. Ajo u shkatërrua gjatë Luftës së Parë Botërore e u dogj tërësisht gjatë LDB-së, thotë 81-vjeçari Kadir Ibriçiç. Truallin e shtëpisë e kishte blerë Husein Bashiç Vëllai i Huseinit, Hasani vendosi të ndërtonte sërish edhe pse familja e kundërshtonte. Gjatë luftës së fundit në Bosnjë u pushtua nga ushtarët dhe ata morën nga shtëpia orenditë dhe ia thyen të gjithë xhamat serbët. Pas kësaj aty nuk u vendos askush për shkak të rrëfimeve për “shtëpi të mallkuar, thotë Kadir të cilët vazhdojnë të rrëfehen.

 

Qyteti më i vjetër se Troja

Një grup studiuesish të Universitetit Onsekiz (Dardanele) ka gjetur gjurmë të një qyteti te humbur, më i vjetër se Troja e famshme, nën ujërat e Dardaneleve. Udhëhequr nga profesor Rustem Aslan, grupi ka kryer hulumtime arkeologjike në zonën e Erenkoyt, në plazhin e Canakkales. Ekipi ka gjetur ene qeramike që mundësoi të mendojnë se janë afër një zgjidhjeje. Studimi i qeramikave rezulton se i përkasin një qyteti 7000 vjet më parë. Me vazhdimin e kërkimeve, mbetjet e objekteve janë identifikuar nën ujërat e ngushticës se Dardaneleve. Qyteti i humbur shtrihet në ngushticën e detit Egje, në anën evropiane të kësaj ngushtice,ku profesori thotë se qeramikat sugjerojnë një datë rreth 5000 vjet p.e.s. Qytetërimet që gjendeshin afër Dardaneleve dhe Bosforit ishin varrosur më pas në ujërat e detit. Gjurmët tani janë zbuluar nën ujë ne 90% të sipërfaqes, me të cilat tregohet një rritje në nivelin e detit, i cili ka shkaktuar fundosjen e këtyre qytetërimeve.

 

“Ishulli magjik” në hapësirë

Shkencëtarët sërish ndodhen para një misteri kur është fjala për trajtën e pazakontë në sipërfaqen e hënës së Saturnit, Titanit, të cilën disa e quajnë “ishulli magjik”, shkruan “Huffington post”. Trajta e pazakontë në detin e madh të Titanit për herë të parë u vu re në fotografitë e bëra nga fluturakja kozmike Kazini të NASA-s në korrik të vitit 2013. Fotot e bëra mbi det në muajt e pastajmë nuk ia kishin dalë të shquajnë trajtën a formën, por më vonë u shfaq në fotot e bëra më 23 gusht të vitit 2014. Ndërmjet këtyre dy pamjeve, trajta u zmadhua dyfish nga 50 në 100 kilometra katror. “Shkenca pëlqen misterin, ndërsa nga kjo trajtë enigmatike kemi përpara një shembull emocionues të ndryshimeve konstante në Titan. Shpresoj se do të kemi rast të vazhdojmë të shohim se si zhvillohen këto ndryshime që të kemi një pasqyrë se çfarë po ndodhë në këtë det jashtëtokësor”, – deklaroi Steven Woll nga NASA. Shkencëtarët besojnë se bëhet fjalë për ekzistim flluskash, valësh sipërfaqësore, materialesh të forta që notojnë, ose menjëherë nën sipërfaqe ose diçka më ekzotike. Ndërsa disa shkencëtarë besojnë se deti i lëngët i metanit dhe etanit në Titan mund të jenë dëshmi se kjo botë është banueshme, hulumtuesit thonë se është pak e besueshme se trajta e re ka ndonjë lidhje me ndonjë formë jetese atje.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency