Superliga Shqiptare / Flamurtari dhe Partizani ndahen me “paqe”

0
135

timthumb

Sfida midis labëve dhe të kuqve ka mbaruar barazim, pasi ekipet nuk arritën të gjenin golin.

 

Superliga Shqiptare dje ka dhuruar emocion me një nga sfidat e saj kryesore. Flamurtari dhe Partizani vinin përballë njëra tjetrës me një histori të gjatë duelesh që gjithmonë japin spektakël. Gjoka paraqitesh në këtë sfidë më një mungesë të rëndësishme si Muzaka që ka luajtur për të kuqtë në fillimet e karrierës së tij. Ndërsa Partizani kishte të gjithë skuadrën dhe Duro ishte kujdesur që të hidhte në fushë më të mirët për të marrë tre pikëshin përballë një rivali direkt.  Njeriu i momentit te Partizani Racic nuk luante i vetëm por kishte përkrah Fazliun në repartin e avancuar ndërkohë që pas tyre vepronin Vila, Mazrekaj dhe kapiteni Nexhipi. ndeshja nisi me Partizanin përpara. Pas kaluar ende 120 sekonda kryeqytetasit ishin shumë pranë golit, por Fazliu nuk ja doli dot të konkretizonte një aksion të të tijve. Megjithatë edhe Flamurtari nuk qëndroi pas dhe shumë shpej hodhi vështrimin nga porta e Alban Hoxhës. Në minutën 7-të kapiteni i kuqezinjve Veliu provoi me kokë por pa sukses. Edhe minutat në vazhdim ishin të gjitha për Flamurtarin por vlonjatët nuk patën asnjëherë saktësinë e duhur përpara portës. Në të 22-tën erdhi edhe kundërpërgjigjja e Partizanit. Racic provoi me një goditje dënimi por topi i gjuajtur nga sulmuesi serb përfundoi pak centimetra jashtë portës së mbrojtur nga Ilion Lika. Në minutën e 35-të Partizani pati një tjetër shans shumë të mirë. Por krosimi nga i majta i një prej lojtarëve të formacionit të Duros nuk u shty dot drejt rrjetës as nga Vila me kokë e as nga Racic me këmbë. Në pushim dy skuadrat shkuan në barazim pa gola, ndërsa pjesa e dytë nisi përsëri me Partizanin në sulm. Në të 53-tën një harkim shumë i mirë i Cuculit nuk arrit dot nga Racic ndërsa vetëm pak sekonda më pas tentoi edhe Fazlliu nga distanca por pa ndonjë rrezik të madh për portën e Likës. Nuk vonoi shumë dhe në minutën e 55-të erdhi edhe kundërpërgjigjja e vlonjtëve me Gilberton që vuri seriozisht në provë Hoxhën me goditjen e tij  nga distanca.  Në minutën e 70-të ishte Cuculi ai që rrezikoi por Ilion Lika u shfaq në lartësinë e duhur ndërsa vetëm pak sekonda më pas portieri i Flamurtarit i tha edhe njëherë tjetër jo golit të Partizanit, duke bërë një ndërhyrje shpëtimtare ndaj tentativës së Nexhipit. Presioni i Partizanit ishte konstant edhe gjatë minutave në vazhdim. Në të 76-tën fati nuk ishte me të kuqtë kur një tentativë me kokë e Emiliano Vilës pas krosimit të Nexhipit përfundoi vetëm pak centimetra jashtë katërkëndëshit të vlonjatëve. Mundësi tjeter e shkëlqyer për Partizanin në të 86-tën por Rrahmani tregoi se është vetëm një qëndërmbrojtës teksa në vijën e portës me Ilion Likën të mundur nuk arriti të devijonte dot diagonalen e Fejzullahut për golin e avantazhit. Minutat e mbetura nuk sollën më asgjë me dy skuadrat që në fund dolën nga sfida me nga një pikë. Një pikë kjo që nuk u shërben shumë për kreun, por që është pozitive për të dyja krahët që kanë arritur të dalin me pikë.

 

 

 

Ançeloti: Roma fiton Seri A

Karlo Anceloti ka deklaruar se Roma është favorite për të fituar këtë vit titullin në Serie A.  Ançeloti i cili ka drejtuar edhe Juventusin edhe Romën gjatë karrierës së tij, thotë se të dyja ekipet janë shumë të forta, por se Roma kësaj radhe do të ketë sukses. “Eshtë e vështirë për të bërë parashikime, por shpresoj se do të jetë një ndeshje e madhe e futbollit italian mes Juves dhe Romës”. “Kush e fiton Scudetton? Unë po dal nga kafazi dhe po them se Roma do ta fitojë atë”, u shpreh tekniku i galaktikve.

 

 

 

 

 

Vetel konfirmon largimin nga Redbull, afrohet Ferrari

Sebastian Vetel ka konfirmuar se do të largohet nga skuadra e Red Bull në fund të këtij edicioni. Kampioni i botës në Formula 1 pas shpalljes katër herë radhazi kampion i botës mendon se është koha për sfida të reja. Gjermani u shpall kampion i botës katër herë radhazi duke fituar titujt në vitin 2010, 2011, 2012 dhe 2013. Vetel pritet të kaloj te skuadra rivale Ferrari, kurse vendin e tij te Red Bull është konfirmuar se do ta zë rusi, Daniil Kvyat. 27 vjeçari në edicionin e ri ndodhet i 5-ti në klasifikim. Një rezultat negativ që ka sjellë dhe thyerjen e mardhënieve midis dy palëve.

 

 

Valencia i bën suprizë Atletiko Madrid

Valencia ka mposhtur kampionin në fuqi të Spanjës, Atletiko Madridin me rezultat 3-1, në sfidën e zhvilluar në Mestaja. Skuadra e Valencias, ekipi në të cilin luan edhe mbrojtësi shqiptar ,Shkodran Mustafi, ka zhvilluar një super ndeshje ndaj madrilenëve.Mbrojtësi me origjinë shqiptare, ka bërë një paraqitje mjaft të mirë, duke dhënë kontribut të madh në fitoren e Valencias. Miqtë vetëm brenda 13-të minutave shënuan tri herë në portën e madrilenëve përmes Mirandas që shënoi autogol, Gomes në të 7-ën dhe Otamnedi -ën, kurse golin e vetëm për mysafirët e realizoi Mario Mandzukiç në të 29-ën. Edhe në pjesën e dytë nuk munguan rastet, por gola më nuk kishte. Valencia përkohësisht merr kreun e tabelës më 17 pikë, një më shumë së Barcelona, e cila sonte luan sfidën me Vajekanon, kurse Atletiko renditet në pozitën e tretë më 14 pikë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency