Reforma në drejtësi / Krerët e politikës në një tryezë, ligjet që ndajnë PS-në dhe PD-në

0
124

drejtesi

Florenc Drizari

Të hënën, drejtuesit e lartë të shtetit pritet të mblidhen  në një tryezë diskutimesh për nisjen e reformës në drëjtësi

Krerët e politikës shqiptare pritet të ulen ditën e hënë në një tryezë diskutimesh lidhur me nisjen e dialogut për reformën në sistemin e drejtësisë. Tryeza pritet të drejtohet nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, si dhe nga ministri i Drejtësisë, Nasip Naço. Ndëra pjesë e saj pritet të jenë Kryeministri Edi Rama, kryeparlamentari Ilir Meta, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deputetë, drejtues të institucioneve të pavarura dhe atij gjyqësor, si dhe ekspertë të huaj.

Edhe pse zyrtarisht për takimin e 6 tetorit nuk ka një axhendë të zbardhur diskutimesh, në këtë tryezë pritet të mbajnë fjalim krerët e shtetit si dhe përfaqësuesit e opozitës. Fillimisht pritet të hartohet një platformë dhe mbi bazën e kësaj platforme do të shpalosen angazhimet e përfaqësuesve të politikës, të qeverisë, të ekspertizës ndërkombëtare e atyre vendas.

Nëse palët do të bien dakord për hartimin e kësaj platforme, atëherë mbi bazën e saj pritet të ndërtohet një plan-veprimi konkret. Aktualisht është bërë e ditur që opozita do të ketë platformën e vet në këtë tryezë diskutimesh dhe po ashtu pritet edhe nga përfaqësuesit e mazhorancës. Sipas juristëve të PS-së, rolin kryesor në këtë reformë pritet ta luaj Ministria e Drejtësië dhe Parlamenti, ndërsa Presidenti edhe pse jo në rolin e vendimmarrësit, pritet të bëjë edhe propozime konkrete.

Takimi i zyrtarëve të lartë të shtetit vjen në një kohë kur klima politike mbetet e tensionuar. Edhe pse opozita nisi bojkotin e Kuvendit rreth dy muaj më parë, marrëdhëniet me mazhorancën kanë qenë të acaruara edhe për shkak të miratimit të disa ligjeve në fushën e drejtësisë.

Qëndrimet pozitë-opozitë

Mazhoranca dhe opozita pritet të mbajnë dy qëndrime të ndryshme edhe për reformën në drejtësi. Shumica parlamentar ka thekuar më parë se sistemi ka shënuar një perceptim të lartë të korrupsionit dhe shumë dosje flenë në sirtarët e prokurorisë. Vetë Kryeministri Rama ka qenë kritik për disa vendime të gjyqësorit, duke paralajmëruar një reformë të thelë në këtë fushë. Nga ana saj, opozita ka akuzuar qeverinë se po nis një sulm politik drejtë sistemit të drejtësië, ndërsa ka lajmëruar se në tryezën për reformën në drejtësi, do të prezantohet me platformën konkrete.

Qëndrime të kundërta mes poziës dhe opozitës pritet të ketë për projektligjet e miratuara së fundmi nga mazhoranca, si ligji për Shkollën e Magjitraturës dhe ndryshimet në Ligjin për Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Edhe pse përfaqësues të qeverisë kanë thënë se këto dy projektligje nuk janë pjesë e reformës në sistemin e drejtësisë, Partia Demokatike dhe Këshilli i Lartë i Drejtësië i kanë ankimuar ato në Gjykatën Kushtetuese.

 

 

Presidenti: Nuk është reformë  të ndryshosh përbërjen e KLD-së

Dy ditë më parë në një intevistë televizive kreu i shtetit u shpreh kritik ndaj dy nismave të mazhorancës për ligjin e Shkollës së Magjistraturës dhe ndryshimet e bëra për ligjin e KLD-së. Nishani tha se ndryshimi i përbërjen së KLD-së nuk është reformë në drejtësi. Kreu i shtetit vuri theksin tek miratimi i një platforme të qartë për reformën në drejtësi dhe tek kosensusi që duhet të kenë palët për një reformë që ti kalojë kohës së nja mandati qeverisës. “Nuk është reformë në drejtësi  në qoftë se ne shkarkojmë një drejtor të Shkollës së Magjistraturës meqë qenka zgjedhur gjatë kohës kur shumica aktuale nuk kontrollon KLD-në e cila ka zgjedhur këtë anëtar. Të ndryshojmë përbërjen e KLD-së. Nuk është kjo reforma.”,-ka thënë dy ditë më parë Presidenti i Republikës Bujar Nishani në një intervistë televizive. Sipas kreut të shteit, në bordin e Shkollës së Magjistraturës është reduktuar numri i përfaqësuesve nga pushteti gjyqësor dhe nga prokuroria, duke hequr përfaqësimi i KLD-së, për të shtuar përfaqësues nga ekzekutivi. Lidhur me ligjin për KLD-në, Presidenti argumenton se me ndryshimet e bëra për marrjen e masave disiplinore, KLD është tërësisht i varur nga qëndrimi i Ministrit të Drejtësisë.

 

 

 

 

Opozita pjesë e reforma në drejtësi, Halimi: Tryeza, formati i duhur

Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi, deklaroi dy ditë më parë se opozita e gjykon të duhur formatin e tryezës së thirrur nga Presidenti për reformën në drejtësi si dhe plotëson kushtet dhe kriteret e përcaktuara nga BE, për një reformë gjithëpërfshirëse dhe konsensuale.

“Opozita do jetë e pranishme në tryezën për reformën në drejtësi që është thirrur për të hënën nga presidenti Nishani. Opozita gjykon se formati i tryezës së thirrur nga presidenti plotëson kushtet dhe kriteret e përcaktuara nga Be për një reformë në drejtësi e cila duhet të jetë gjithëpërfshirëse, konsensuale. Ky është një format i duhur dhe ne kemi besimin se kjo reformë mund të vazhdojë progresin e saj duke mbajtur të paprekur pavarësinë e sistemit gjyqësor na politika.”- u shpreh Halimi. Sipas Halimit, “reforma në drejtësi u nis keq nga qeveria përmes përgatitjes së paketës personale”, duke iu referuar ligjit për Shkollën e Magjistraturës dhe ligjit për KLD-në.

 

 

Hoffman: Shqipëria, pa sistem hekurudhor dhe autostrada rajonale

“Gjermania dëshiron një Shqipëri të fortë dhe për këtë arsye ofron mbështetjen e saj për vendin me projekte zhvillimi, që kontribojnë në përmirësimin e jetës së njerëzve dhe në arritjen e standarteve europiane”. Kështu shprehet ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Helmuth Hofffman. Deklarata e tij u bë në kohën kur Gjermania feston Ditën Kombëtare, Ditën e bashkimit Gjerman – Tag der Deutschen Einheit- Shqipëria. Sipas tij, Shqipëria ka një rast më shumë për të parë zhvillimin në rritje të marrdhënieve të bashkëpunimit të saj me Gjermaninë, të cilave u hapi rrugën pikërisht ribashkimi gjerman më 3 tetor 1990. Gjermania është e interesuar edhe për projekte që shkojnë përtej atyre dypalëshe, dritën e gjelbër të të cilave e hapi kancelarja Merkel, në konkluzionmet që ajo i bëri konferencës për Ballkanin Perëndimor, që u zhvillua nën kujdesin e saj, në fund të muajit gusht.

“Ka projekte që shkojnë përtej marrëdhënieve dypalëshe dhe këtu është fjala për infrastrukturën. Është fjala për autostradën Adriatik- Jon dhe komunikacionin hekurudhor. Shqipëria deri më sot nuk është e lidhur me sistemin hekurudhor europian. Sistemi shqiptar i hekurudhave është në një gjendje mjaft të keqe. Nuk e di nëse Shqipëria po tenton të rehabilitojë sistemin e vet hekurudhor por lidhja me sistemin hekurudhor europian është në krye të prioriteteve dhe një opsion tërheqes. Personalisht besoj që autostrada Adriatik –Jon është një projekt shumë i rëndëisishëm për zhvilimin e gjithë rajonit, mjafton të marrim një hartë të Ballkanit Perëndimor për të parë qartë se ka një boshllëk të madh. Ne udhëtuam me gazetarët nga Vlora në Sarandën turistike por në të ardhmen duhet ndërmarrë diçka për një komunikacion përtej kufijve. Vetë vendet e rajonit duhet të ulen dhe të identifikojnë prirotete të tilla si autostrada Adriatik –Jon, vendet e rajonit duhet të caktojnë mes tyre prioritetet, nuk është se mund t’i dërgohet Brukselit një listë me dëshira, “ju lutem bëni këtë apo atë për ne”. Njerëzit këtu duhet të bëjnë punën e tyre, të ulen me vendet fqinje, të bien dakort, është e e rëndësishmje marrja vetë e inisiativave” thotë ambasadori gjerman Hoffmann.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency