Masa / Abuzimi me lejet në burgje, gjykata lë në burg drejtorin dhe dy mjekët

0
134

burg_2

Sonila Mesareja

Doksani para gjykatës: Nuk i kam firmosur unë lejet por vetëm shoqërimet e të dënuarve. Më arrestuat sikur të isha kriminelNjë akt të turpshëm dhe barbar e ka konsideruar dje para gjykatës arrestimin e tij në zyrë drejtori i burgut të Rrogozhinës, Ferdinand Doksani. Ai deklaroi se janë dërguar 20 policë në zyrën e tij për ta arrestuar sikur të ishte kriminel i rrezikshëm, ndërsa iu drejtuan prokurorit Dritan Gina se mund t’i dërgonte lajm dhe paraqitej vetë. Për këtë arsye ai e ka quajtur të pabazuar në ligj arrestimin e tij, ndërsa ka deklaruar se ai nuk ka firmosur për të dhënë leje shpërblyese apo të veçanta për të dënuarit, por vetëm për shoqërimin e tyre. Drejtori Doksani ka qenë i vetmi që ka folur para gjyqtares Shpëtime Pitalu, ndërsa dy mjekët Aldo Konda dhe Fatri Hate kanë preferuar të heshtin. Pasi ka dëgjuar prokurorin Gina që lexoi akuzën, mbrojtjen e tre të akuzuarve, gjyqtarja Pitaku i la në burg deri në përfundim të hetimeve.

Akuza

Pas një hetimi të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, gjykata ka vendosur në mungesë ditë më parë masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Ferdinand Doksani, me detyrë drejtor burgut të Rrogozhinës (Institutit të Ekzekutimit të Veprave Penale-I.E.V.P), I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”, si edhe për dy mjekë të këtij institucioni, shtetasit Aldo Konda dhe Fatri Hate, të akuzuar të veprën penale të “Falsifikimit të dokumentave” nga personat që kanë për lëshimin e tyre. Vendimi i gjykatës është ekzekutuar nga ana e forcave të Policisë së Drejtorisë së qarkut Durrës. Në bazë të hetimit rezulton se, në të paktën 11 raste gjatë periudhës Prill-Korrik 2013, këta zyrtarë, në shkelje të detyrave të tyre, kanë dhënë leje shpërblyese për të dënuar që nuk u takon leja e akorduar, për shkak të veprës së rëndë penale për të cilën janë dënuar dhe koha e dënimit që u ka mbetur për të vuajtur.

Hetimi

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimin pas një ngjarje të rëndë të ndodhur në muajin Korrik në Durrës, ku shtetasi SH.M., i dënuar, për “vrasje me dashje” ka marrë leje nga burgu dhe ka kryer një tjetër vepër të rëndë penale (“vrasje”, e cila ka mbetur në tentativë) në zonën e Plazhit, në Durrës. Në kuadër të hetimeve për këtë ngjarje, si edhe për faktin se si e ka përfituar lejen ky shtetas i dënuar, Prokuroria e Durrësit ka tërhequr praktikën nga burgu i Rrogozhinës. Nga studimi i akteve ka rezultuar se i dënuari ka përfituar leje, me pretendimin se nëna e tij ishte e sëmurë. Ky pretendim vërtetohej, sipas tij, nga një epikrizë e Spitalit Rajonal të Durrësit. Kjo epikrizë, e cila siç rezultoi nga hetimi ishte tërësisht e falsifikuar, është vërtetuar edhe nga mjekët e burgut të Rrogozhinës, Konda dhe Hate, të cilët kanë deklaruar në dokumentat përkatëse se kanë kryer verifikimet e nevojshme. Krahas falsifikimit të mjekëve, në këtë rast, edhe drejtori I burgut ka shpërdoruar detyrën, pasi, sipas Udhëzimit të Ministrit të Drejtësisë Nr.103, datë 14.2.2014 “Për rregullimin e disa çështjeve që kanë të bëjnë me procedurën e dhënies së lejeve shpërblyese apo të veçanta personave të dënuar me burgim”, përcaktohet se “…për të dënuarit që kanë më shumë se 5 vite burg për të vuajtur, nuk do të miratohet leje e veçantë pa shoqërim…”. Në rastin e shtetasit SH.M., i dënuar me 8 vjet burgim, nga të cilat ka kryer vetëm dy, nuk është respektuar ky detyrim, pasi, krahas falsifikimit të dokumentave, ky shtetas nuk mund të përfitonte leje ose, nëse do t’i akordohej, duhej të ishte i shoqëruar. Rezulton që të dënuarit SH.M i është akorduar leja dhe nuk ka qenë i shoqëruar, gjë që provohet lehtësisht nga fakti se ai, gjatë ditëve të lejes nga burgu, ka kryer një tjetër vepër të rëndë penale, për të cilën është aktualisht në hetim.

Zbulimi

Nisur nga konstatimi për këtë rast, Prokuroria e Durrësit ka zgjeruar hetimin për rastet e tjera të dhënies së lejeve shpërblyese në këtë institucion. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se, edhe në të paktën 10 raste të tjera, drejtori i burgut dhe dy mjekët, nëpërmjet shpërdorimit të detyrës (drejtori) dhe falsifikimit të dokumentave (dy mjekët) kanë akorduar leje shpërblyese për të shtetas të burgosur që nuk mund të përfitonin nga kjo e drejtë dhe nëpërmjet dokumentave mjekësorë të falsifikuar. Deri më tani, nga hetimet e prokurorisë, kanë rezultuar leje shpërblyese në kundërshtim me ligjin dhe nëpërmjet falsifikimit të dokumentave mjekësorë në këto raste:

Rastet e lejeve abuzive

– I dënuari SH.M, i kanë mbetur për të vuajtur edhe 6 vjet burgim

– I dënuari A.K, i kanë mbetur për të vuajtur edhe 9 vjet 2 muaj 15 dite

– I dënuari T.K, i kanë mbetur për të vuajtur edhe 13 vjet burgim

– I dënuari N.L, i kanë mbetur për të vuajtur edhe 9 vjet 1 muaj 12 dite burgim

– I dënuari K.N, i kanë mbetur për të vuajtur edhe 13 vjet 3 muaj 17 dite

– I dënuari K.N, i kanë mbetur për të vuajtur edhe 13 vjet 1 muaj 7 dite

– I dënuari R.M, i kanë mbetur për të vuajtur edhe 5 vjet 7 muaj 13dite

– I dënuari A.LL, i kanë mbetur për të vuajtur edhe 9 vjet 7 muaj 7 dite

– I dënuari DH.H, i kanë mbetur për të vuajtur edhe 6 vjet 28 dite

– I dënuari M.D, i kanë mbetur për të vuajtur edhe 6 vjet 5 muaj 3 dite

– I dënuari Y.SH, i kanë mbetur për të vuajtur edhe 9 vjet 22 dite

 

Aksidenti

Makina bie në humnerë, plagosen 4 persona

Një automjet doli nga rruga duke rënë nga një lartësi prej 20 metrash në rrugën Tiranë-Elbasan, pranë tunelit të Krrabës. Nga të dhënat e policisë mësohet se nga aksidenti mbetën të plagosur 4 persona , njëri prej të cilëve ndodhet në gjendje të rëndë. Policia e cila mbërriti në vendngjarje shoqëroi drejtuesin e mjetit tip benz me targa AA 460 JL. Nga të dhënat e policisë mësohet se shkak i aksidentit është bërë dalja e kontrollit të mjetit nga ana e drejtuesit. Sipas burimeve zyrtare policore, 4 personat e plagosur janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa për drejtuesin kanë nisur hetimet.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency