Ibrahimoviç takon ish-shokët e Barcelonës

0
121

ibrahimovicZllatan Ibrahimoviç nuk ka lënë pa takuar ish-shokët e skuadrës në përfundim të takimit të vlefshme për Champions League midis PSG dhe Barcelonës. Ai foli me Serxho Buskets dhe me katalanasin e ri, kroatin Ivan Rakitiç, të cilit duket se i dha disa këshilla për mënyrën se si duhet të “mbijetojë” te Barça. Ibra pati takime miqësore edhe me futbollistë të tjerë të Barcelonës, por nuk dihet nëse u takua me Lionel Mesin apo jo. Intrigat midis lojtarit për Guardiolën vazhdojnë dhe mendohet se e gjithë arsyeja e këtij konflikti ka qenë fenomeni argjentinas.

 

Paçarada refuzon Shqipërinë, për Kosovën

Një tjetër humbje për kuqezinjtë. Kjo, pasi Leart Paçarada refuzoi ftesën e trajnerit U-21 të Shqipërisë, Skënder Gega. 19-vjeçari i lindur në Bremen para dy vitesh ka debutuar me Shpresat kuqezi në një miqësore, por që atëherë nuk është ftuar më, derisa mori ftesën nga Kosova. Tani, Shqipëria U-21 i dërgoi sërish ftesë, por Paçarada duket se ka vendosur të luajë vetëm me Kosovën. Kështu thotë edhe tekniku i Kosovës, Albert Bunjaku në një prononcim për gazetën Arena. “Kur kam qenë në Gjermani jam takuar me Leartin dhe në atë kohë ishte edhe U-21 e Shqipërisë. Jam i kënaqur që ka ardhur për ne. Është më e rëndësishme që ai të luajë me ndeshje të skuadrës së parë dhe jo të të rinjve. Learti i takon Kosovës. E shoh si lojtar potencial në Përfaqësuesen e Kosovës”. Tashmë duhen parë edhe njëherë politikat me moshat, pasi shumë lojtar të rinj duan të prezantohen me ekipin e parë, mirëpo kjo nuk është e mundur për momentin.

 

 Brehme, kampioni i botës që pastron WC

Një prej mbrojtësve më të mirë në historinë e futbollit, Andreas Brehme, po përjeton një krizë shumë të thellë ekonomike. Autori i golit që i dha Gjermanisë Kupën e Botës në “Itali 90” numëron rreth 250 mijë euro borxhe, raporton “HITC”. Kjo ka bërë që ish mbrojtësi i Interit dhe Bajernit të Mynihut të punojë si pastrues i WC-ve për të fituar bukën e gojës. Thirrje për të ndihmuar ish-kampionin e Botës ka bërë edhe Franc Bekenbauer. Sipas “Kajzerit”, populli gjerman duhet t’i vijë në ndihmë pasi ajo çfarë ka bërë ai për Gjermaninë është shumë e madhe.

 

Juventusi kritikon Atletikon në Twitter

Ndeshja midis Atletikos dhe Juventusit mbaroi me fitoren e skuadrës së Simeones, mirëpo kjo nuk është mbyllur me kaq. Kjo, pasi përballja ka vazhduar edhe në Twitter mes Atletiko Madridit dhe Juventusit. Para sfidës në “Vicente Calderon” të dy klubet kanë shkëmbyer disa postime në Twitter. “Los Colchoneros” e cilësonin Juventusin si skuadrën me më shumë tituj në Itali, duke i akorduar 30 tituj kampionë, por nuk mungoi kundërpërgjigja e bardhezinjve, të cilët i kujtonin spanjollëve se numri i titujve është 32. “Është një histori e gjatë… por për ne titujt në Serinë A janë 32”, – lexohej në reagimin e Juventusit. Një betejë që ka nisur midis dy klubeve dhe bardhezinjtë do të kërkojnë hakmarrjen në sfidën e radhës që do të luhet në Torino.

 

 Mbrëmje vipash në sfidën PSG-Barcelona

Një ndeshje midis të mëdhenjve është e denjë kur ndiqet nga të tillë. Kështu, në sfidën PSG-Barcelona kishte në qendër të vëmendjes jo vetëm yjet që luanin në fushën e lojës, por edhe për yjet që e ndoqën atë nga tribuna e “Parc des Princes”. Beyonce, Jay Z, David Beckham, Fabio Cannavaro, Patrick Kluivert si dhe ish presidenti francez Nicolas Sarkozy ishin disa prej figurave Vip që kishin zgjedhur të shihnin live takimin që u fitua nga parizienët me rezultatin 3-2. Në Parisin e bukur nuk mungoi edhe vëmëndja e kamerave që për disa momente harruan ndeshjen për tu fokusuar te yjet.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency