Lotaria Amerikane, kriteret e veçanta për shqiptarët, ja kur konfirmohet aplikimi

0
126

llotaria amerikaneNë udhëzimin e Ambasadës Amerikane në Shqipëri përcaktohen qartë kriteret dhe hapat që duhet të ndjekë çdokush për të aplikuar më mënyrë të saktë në Lotarinë Amerikane. Përmes pyetje-përgjigje Ambasada Amerika ka shpjeguar edhe rastet kur familjarët duhet të deklarojnë të gjithë fëmijët në të kundërt “digjen”.

 

Kur mund ta dorëzoj aplikimin tim?

Periudha e regjistrimit për aplikimin elektronik për DV-2016 do të fillojë nga ora 12:00 në mesditë, Ora Ditore Lindore (GMT-4), e mërkurë, 1 tetor 2014, dhe do përfundojnë në orën 12:00 mesditë, Ora Standarde Lindore (GMT-5) e hënë, 3 nëntor 2014. Çdo vit, miliona njerëz aplikojnë për programin e lotarisë gjatë periudhës së regjistrimit. Mbajtja e periudhës së regjistrimit në këto data siguron që të përzgjedhurit të njoftohen brenda afatit dhe u jep kohë për t’u përgatitur si aplikantëve të vizave ashtu dhe ambasadave e konsullatave tona që të plotësojë rastet për lëshimin e vizave. Ju inkurajojmë që të aplikoni në fillim të periudhës së regjistrimit. Kërkesat e tepërta nga fundi i periudhës së regjistrimit mund të ngadalësojnë sistemin. Asnjë aplikim nuk do të pranohet pas mesditës (EST), e hënë, 3 nëntor 2014.

 

Unë jam në SHBA. A mundem unë të aplikoj për programin e DV-së?

Po, një aplikant mund të jetë në Shtetet e Bashkuara ose në një shtet tjetër dhe aplikimi mund të kryhet nga kudo ndodheni.

Më duhet të aplikoj vetëm njëherë gjatë periudhës së regjistrimit? Po, ligji lejon vetëm një aplikim nga/ose për secilin person gjatë çdo periudhe të regjistrimit. Departamenti i Shtetit përdor teknologji të sofistikuar për të identifikuar aplikime të shumëfishta. Individët që kanë dorëzuar më shumë se një aplikim do të skualifikohen.

 

A mundet secili nga bashkëshortët të dorëzojë aplikim veçmas?

Po, secili nga bashkëshortët mund të dorëzojë një aplikim veçmas, nëse secili përmbush kërkesat ligjore. Në qoftë se njëri prej tyre përzgjidhet, tjetri ka të drejtë të aplikojë për statusin e personit ndjekës (derivativ).

 

Cilët anëtarë të familjes duhet të përfshij unë në aplikimin tim elektronik për lotarinë?

Bashkëshortët: Ju duhet të përfshini bashkëshortin apo bashkëshorten pavarësisht faktit se ai/ajo jeton apo ka ndërmend ose jo të emigrojë në Shtetet e Bashkuara. Ju duhet të përfshini bashkëshortin/en tuaj edhe nëse ju jeni tashmë të ndarë prej tij/saj, përveç rasteve kur jeni ligjërisht të ndarë (p.sh. ka një marrëveshje të shkruar që njihet nga një gjykatë apo një vendim gjykate). Nëse jeni ligjërisht të ndarë, ju nuk keni nevojë për të përfshirë ish-bashkëshortin/en tuaj në aplikim, sidoqoftë ju nuk do të cënoheni nëse e përfshini atë. Nëse jeni divorcuar apo bashkëshorti/ja juaj nuk jeton më mos e përfshini ish bashkëshortin/en tuaj në aplikim.

 

Duhet të aplikoj vetë, apo dikush tjetër mund të aplikojë për mua?

Ju inkurajojmë fuqimisht të përgatisni dhe dorëzoni aplikimin tuaj (aplikimin elektronik fillestar), por mund të keni edhe dikë tjetër që t’ju ndihmojë të aplikoni. Pavarësisht se nga kush është bërë aplikimi fillestar për lotarinë, pra nga vetë individi, apo nga një avokat, mik, i afërm, etj., vetëm një regjistrim mund të paraqitet në emrin tuaj. Ju si aplikant keni përgjegjësinë të siguroheni që informacioni i dërguar në formularin e regjistrimit është i saktë dhe i plotë; formularët që nuk janë të saktë dhe të plotë do të skualifikohen. Aplikantët duhet të ruajnë numrin personal të konfirmimit që të munden në mënyrë të pavarur të kontrollojnë statusin e aplikimit të tyre nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Regjistrimit (Entrant Status Check) në www.dvlottery.state.gov. Të regjistruarit duhet të kenë akses tek adresa e postë elektronike që vendosën tek aplikimi elektronik për E-DV.

 

Unë tashmë jam regjistruar në një kategori tjetër për vizë emigrimi. A mundem ende të aplikoj për programin e DV-së?

Po.

 

Sa shpejt pas regjistrimit të formularit do të marr njoftimin për konfirmimin elektronik?

Ju duhet të merrni njoftimin konfirmues menjëherë, së bashku me numrin e konfirmimit i cili duhet ruajtur dhe mbajtur. Megjithatë, duke u nisur nga natyra e paparashikueshme e internetit, mund të njoftoheni me vonesë. Ju mund të shtypni butonin “Submit” sa herë të jetë e nevojshme deri në pranimin e plotë të formularit dhe deri në njoftimin për marrjen e konfirmimit. Megjithatë, sapo të merrni njoftimin konfirmues, mos e ridërgoni informacionin tuaj.

 

Si mund ta di nëse unë jam përzgjedhur?

Ju duhet të përdorni numrin tuaj të konfirmimit për të hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve (Entrant Status Check), që bëhet aktive në faqen e internetit të E-DV-së www.dvlottery.state.gov nga 5 maji 2015 deri të paktën në qershor 2016. Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve është mënyra e vetme që do t’ju njoftojë juve për përzgjedhjen, do t’ju ofrojë udhëzime të mëtejshme sesi të vazhdoni aplikimin, t’ju njoftojë për datën dhe orën e takimit të intervistës për vizë. Faqja e vetme e internetit e autorizuar nga Departamenti i Shtetit për regjistrimin e Vizës së Shumëllojshmërisë dhe për të Kontrolluar Statusin e të Regjistruarve (Entrant Status Check) është www.dvlottery.state.gov.

 

Nëse jam përzgjedhur, për sa kohë kam të drejtë të aplikoj për një vizë të kategorisë së DV-së?

Personat e përzgjedhur për programin e lotarisë DV-2016 kanë të drejtë të aplikojnë për lëshimin e vizave vetëm gjatë vitit fiskal 2016 të Departamentit të Shtetit, i cili shtrihet nga 1 tetori 2015 deri më 30 shtator 2016.

 

Si një aplikant DV-je, a mund të marr falje për çfarëdo rast të papranueshmërisë për vizë? A konsiderohet sipas një shqyrtimi special aplikimi im për falje?

Aplikantët e DV-së janë subjekt i të gjitha rasteve të papranueshmërisë për vizat emigruese të specifikuara në Aktin e Emigracionit dhe Shtetësisë (INA). Nuk parashikohen dispozita të veçanta për falje të asnjë rasti të papranueshmërisë për vizë duke lënë mënjanë ato te parashikuara zakonisht në (INA), as nuk ka shqyrtim të veçantë për kërkesat për falje. Disa dispozita të përgjithshme për falje për njerëzit që kanë të afërm të ngushtë që janë nënshtetas të SHBA-së ose të huajve rezidentë të përhershëm të ligjshëm mund të jenë të disponueshme edhe për aplikantët e DV-së në disa raste, por koha e kufizuar për programin e DV-së do ta bëjë të vështirë që aplikantët të përfitojnë nga dispozita të tilla.

 

Nëse unë marr një vizë nëpërmjet programit të DV-së, a do të më paguajë qeveria e SHBA-së pagesën e udhëtimit për në SHBA, a do të më ndihmojë për të gjetur strehim dhe punë dhe/ose a do më japë kujdes mjekësor apo ndonjë ndihmë tjetër financiare derisa unë të rregullohem plotësisht?

Jo. Qeveria e SHBA-së nuk do të japë asnjë nga këto shërbime nëse ju merrni një vizë nëpërmjet programit të DV-së. Nëse ju jeni përzgjedhur për të aplikuar për një vizë DV-je, do t’ju kërkohet të dëshmoni se nuk do të bëheni barrë publike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përpara se të pajiseni me vizë. Këto të dhëna mund të jetë në formën e një kombinimi të pasurive tuaja personale, një Garanci Mbështetjeje, i paraqitur nga një i afërm apo mik që banon në Shtetet e Bashkuara, një ofertë për punësim nga një punëdhënës në Shtetet e Bashkuara ose evidencë tjetër.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency