Fituesit e  universiteteve/  Lista përfundimtare me 19 mijë  studentë. Dokumentet që duhen

0
142

Regjistrimet nga data 1 deri në 7 tetor

universiteteListën e plotë e gjeni në faqet e brendshme të gazetës Standard

Lista përfundimtare e fituesve në universitete ka zbardhur emrat e 19 726 studentëve të rinj. Ministria e Arsimi ka publikuar ditën e djeshme listën e plotë ku niveli i pikëve pati një ulje në krahasim me fituesit paraprak. MAS bën me dije se duke filluar nga data 1 tetor deri në 7 tetor do të bëhet regjistrimi i studentëve të rinj. Regjistrimi do të bëhet pranë sekretarive mësimore të fakulteteve përkatëse, ku studentët e rinj duhet të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme. Sekretaritë mësimore do të jenë të hapura nga ora 8:00 deri në 18:00 të datës 7 tetor. Dokumentet që duhen:

– Dokumenti i identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë)

– 2 fotografi personale

– Mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1.600 lekësh, paguar pranë zyrave të Postës Shqiptare, për llogari të IAL-ve përkatëse.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency