Si ta kuptoni që fantazmat po ju vëzhgojnë shtëpinë

0

fantazma ne shtepiShpërngulja në një shtëpi të re mund të jetë e frikshëme. Nëse jeni nga ata që besoni në fantazma, atëherë më poshtë mund të kuptoni disa nga simptomet që mund të ju tregojnë se shtëpia juaj është nën vëzhgim dhe që mund të sulmohet çdo moment. Mendohet se shtëpitë e vjetra, janë ato që mund të sulmohen më shpesh, sepse ish banorët mund të kenë pasur lidhje të forta emocionale në to, gjë që manifeston energjinë e fantazmave. Por edhe shtëpitë që nuk kanë qenë të banuara kurrë, mund të kenë fantazma? Fantazmat kurrë nuk janë provuar shkencëtarisht, por përvojat e shumë njerëzve, bëjnë që të tjerët të “infektohen” dhe të besojnë në gjëra të tilla.

Loading...

 

Zërat e pashpjegueshëm

Në shtëpitë normale zëra mund të dëgjohen nga tavani, por në shtëpitë e vëzhguara zërat e çuditshëm vijnë nga dyshemeja, dollapët ose bodrumi.

 

Lëvizjet (ndërrimi i vendeve) e orendive shtëpiake

Fantazmat njihen për ndërrim vendesh të gjërave, përfshirë çelësat dhe librat në shtëpi. Zgjedhja e tyre duket se është e rastit.

 

Pamjet e çuditshme

“Pamjet mashtruese” janë të ndryshme nga pamjet normale. Ato duken më statike se në televizion. Gjithashtu shikoni për lugetër, hije të zeza, meshat e zeza dhe siluetat mashtruese.

 

Sjellje të pazakonshme të fëmijëve dhe kafshëve shtëpiake

Bëhuni shumë të kujdesshëm kur fëmijët tuaj ju thonë se kanë shokë imagjinarë. Gjithashtu, shqetësohuni kur fëmijët tuaj papritur sillen çuditshëm ose gërvishtin. E njëjta vlen edhe për kafshët shtëpiake.

 

Ndjenja se po ju sheh dikush

Jeni vetëm në shtëpi por nuk ndiheni vetëm? Sigurisht mund të jetë edhe diçka tjetër, por mund të jenë edhe fantazmat që ju shikojnë ju, derisa ju shikoni televizor.

 

Ëndrra të tmerrshme periodike

Nëse për një periudhë të caktuar shihni ëndrra që ju tmerrojnë do të thotë se ju mund të jeni duke u vëzhguar. Mendja, mendohet se mund të kapë më lehtë fenomene paranormale kur keni në gjumë.

 

Shkrimet e pashpjegueshme

Fantazmat njihen për shkrime në mure. Ndonjëherë ato mund të shkruajnë emrin e dikujt e ndonjëherë thjeshtë mund të ju thonë: Largohuni.

 

Fantazmat shëtisin nëpër varre?

Një vend afër Visconsinit në SHBA ka filluar të përkujtojë në insertin e filmit fantastiko – shkencor sepse në varre ka filluar të paraqitet tymi. Fenomeni i pa rëndomtë shkaktoi alarm të përgjithshëm te popullata lokale pasi filluan të pyeten se prej nga vjen tymi në varre. Disa mendojnë se bëhet fjalë për mallkim për shkak të të cilit të vdekurit nuk mudin të pushojnë nëpaqe, e disa të tjerë mendojnë për një mahi të pakripë. Hetimet po vazhdojnë e dyshohet se ndoshta bëhet fjalë për farë magjie të zezë.

 

Fantazma që po merr jetë

Fshatarët e tmerruar në Tambon Tha Saëang, duke mos patur rrugëzgjidhje tjetër janë detyruar të varin këmisha të kuqe para shtëpive të tyre për të shmangur vejushën-fantazmë, e cila sipas tyre muajin e shkuar ka marrë jetën e më shumë se 10 burrave fenomenikisht të shëndetshëm… Njerëzit deklaruan para gazetarëve se burrat kanë vdekur në mënyrë të mistershme, disa tek flinin, ndërsa ca të tjerë tek ecnin. Mjekët thanë se burrat kanë vdekur si pasojë e problemeve që kishin me frymëmarrjen. Mirëpo një shpirt-medium i ardhur në fshat me kërkesë të banorëve u tha se vejusha-fantazmë ose siç njihet ndryshe pee mae mai, përgjegjësohej për vdekjet e ndodhura. Në vazhdim, mediumi i këshilloi banorët që të varnin nga një këmishë të kuqe para banesave të tyre me qëllim që të largonin shpirtin e keq. Gjithashtu, u tha se familjet që kanë djem të vetëm duhet të jenë shumë të kujdesshme, pasi vejusha-fantazmë mundësisht do t’i vizitojë së shpejti.

 

Teoria

Në gjuhën e përditshme, në folklor dhe në historitë që na tregonin kur ishim fëmijë, fantazmat paraqiten si qenie gjysmënjerëzore e në shumicën e rasteve të këqija, që kërkojnë medoemos të bëjnë keq. Në kulturën europiane kryesisht, fantazmat pasqyrohen si diçka mbinatyrore, ku njerëzit e vdekur teksa kalojnë në botën tjetër, lënë pas stigmën e tyre, duke na u kthyer në makthe. Në shumë vende të botës raportohen përditë raste kur njerëzit shohin fantazma e shumë prej tyre regjistrohen falë teknologjisë. Pyetja që gjithnjë ka shqetësuar njerëzit në të gjithë botën, madje edhe ata që besojnë se ekzisten e fantazmave është e pavërtetë, është: A ka shpjegim logjik të ekzistencës së fantazmave? Vitet e fundit, fizikanë të njohur në fushën e tyre janë përpjekur ta vendosin në baza shkencore dilemën shekullore të njerëzimit për ekzistencën e fantazmave, duke ngritur hipoteza të ndryshme për ekzistencën e tyre. Njëri prej shkencëtarëve më të mëdhenj që është marrë me studimin e jetës pas vdekjes e si pasojë edhe me fantazmat, është fizikani Hamington, sa i mirënjohur në botën akademike kanadeze për fushën e fizikës, po aq edhe i dyzuar. Hamington propozoi në vitin 1989 teorinë e tij të quajtur “përmbajta dhe materiali”, ku shpjegonte në aspektin filozofik dhe fizik ekzistencën e një forme të re jete pas vdekjes, atë të cilën ai e pagëzoi me emrin “ghosts”, pra fantazma. Në këtë teori ai shpjegon se fantazmat nuk janë qenie, por ato janë thjesht valë elektro-magnetike të shkëputura nga trupi i njeriut të vdekur e që më pas bëhen të dukshme për syrin e njeriut vetëm në kushte të caktuara. Teoria e tij u mbështet nga shumë personalitete të njohura të botës akademike kanadeze, si edhe u kundërshtua me forcë nga shumë të tjerë. Gjithsesi, në rast se hipoteza e ngritur nga Hamingtonvërtetohet, atëherë do të kemi të bëjmë me një mënyrë të re të të parit të jetës dhe të vdekje.

Loading...