Seria A/ Kaljari shpërfytyron inter, Milan barazon përsëri

0
135

Skuadra e Zeman edhe pse inferiore në letër ka arritur të bëjë çudinë duke mposhtur sfidën e Maxarrit

cagliariSeria A ka dhuruar ditën djeshme surprizat me ndeshjet e mbetura të javës. Dy skuadra e Milan është progtagonistët që dhuruan surpriza në këtë javë të futbollit italian. Habia më ë madhe ishte mposhtja  e inter që në mënyrë të çuditshme humbi ndaj Kaljari. Një histori e trishtueshme e ndjekur nga tifozët zikaltër, që pasi kanë shpresuar duke parë ndeshjet e para, u detyruan dje duke parë skuadrën e tyre të mposhtej në mënyrë të çuditshme. Kaljari i Zeman, që kishte marë vetëm 1 pikë në 4 ndeshjet e mëparshme, falë Ekdal në formë të shkëlqyer që shënoi një tregolësh i dha një leksion futbolli që turpëroi skuadrën zikaltër. Maxarri kishte lënë pushim Ranokian me Nagatomo që merrte shiritin e kapitenit, Hernanes rikthehej titullar dhe në sulm e nisin Osvaldo me Palacion. Zeman përgjigjej me ibarbo dhe Cosu përkrah Sau. Zikaltërit vuanin kundërsulmet e kundërshtarve që shkuan pranë golit në minutën e 6-të me një tentativë të Kosu, dhe e gjetën në minutën e 10-të.  Në një krosim të gjatë Nagatomo i parapriu me kokë Kosu, por futi në lojë Saun që me të djathtën e tij mposhti Handanoviç. interi vuante për të rimarrë veten, por gjeti barazimin në të 18-tën me një veprim dinak të Palasios, që arrin të bëjë diferencën edhe pse është mbrapa me gjendjen fizike. interisti pësoi faull nga Ceppitelli pranë kufirit të zonës, dhe duke shfrytëzuar shpërqëndrimin e kundërshtarit e nisi goditjen shumë shpejt duke i shërbyer Osvaldos që coi topin në rrjetë me të majtën. Barazim, por në të 26-tën zikaltërit gjetën sërish mënyrën për t’ja bërë jetën të vështirë vetes. Edhe pse ishte i ndëshkuar me një karton të verdhë për një mbajtje ndaj Cossu, Nagatomo shtriu sërish kundërshtarin në mesin e fushës dhe mori të verdhën e dytë. Në inferioritet numerik, interi nuk arriti të rezistonte pasi në të 29-tën, Desssena impenjoi Handanovic dhe në kthimin e topit Sau u tregua i zoti për të mbrojtur për goditjen fitimtare të Ekdal. Por historia nuk mbaroi aty pasi në minutën e 45-të, Kaliari bëri tris, me ibarbon që shpërtheu në të djathtë, arriti të kalonte Medel dhe pasoi në qendër për Ekdal, i cili qëlloi nën traversë. Loja e interit ishte një katrahurë e madhe dhe në të 43-tën vetëm “heroi” Handanovic i mohoi pokerin sardeve duke pritur penalltinë e Cossu që ishte akorduar për një faull të Vidiç ndaj Sau. Gjithsesi Kaljari e gjeti golin e katërt pas pak sekondash me Ekdal që u shfaq edhe një herë triumfues për golin e tij të tretë personal. Në tentativë të dëshpëruar për t’u ngjitur kundër rrymës Maxarri në pjesën e dytë provoi të bënte disa ndryshime duke futur Guarin për Medel por si në pjesën e pare ishte e qartë supremacia e Kaljarit. Pavarësisht tentivave zikaltër, loja e interit në të dytën vijoi të ishte e mërzitshme dhe nuk arriti të bënte diferencën, ndërsa Kaljari ecte drejt tre pikëshit të tyre të parë. Kurse në skuadrën tjetër te Milan u përjetua ndeshja e tretë rradhazi pa fitore për Milanin në Serie A. As në ndeshjen e javës së pestë kuqezinjtë e inzaghit nuk marrin më shumë se një barazim përballë Cesenas në stadiumin “Dino Manuzzi”. Vendasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 10 me autor Suçi pas një pasigurie të Abiatit, ndërsa Milani u kundërpëgjigj pas 9 minutash me golin e Adil Rami duke i çuar skuadrat në pushimin mes pjesëve në barazim 1-1. Pjesa e dytë nisi me Milanin në kërkim të golit të fitores, por vendasit rrezikuan disa herë me kundërsulmet. Nga një i tillë erdhi edhe kartoni i kuq për Zapatan në minutën e 73 të takimit. Edhe pse me 10 lojtarë Milani e kërkoi me ngulm golin e fitores por pa sukses. Me këtë barazim Milani ngjitet në kuotën e 8 pikëve, ndërsa Cesena në kuotën e 5 pikëve.

 

Inzagi: Jemi në ngritje

Tekniku kuqezinjve Filipo inzaghi, ka deklaruar se skuadra e tij është në ngritje e sipër. Kuqezinjtë morën vetëm një pikë pas barazimit (1-1) në udhëtim te Cesena. ish-sulmuesi italian thotë se ekipi i tij bëri një pjesë të mirë të lojës dhe sipas tij, ende duhet të përmirësohet. “Ne patëm një gjysmë të mirë të lojës. Patëm mundësi të marrim më shumë nga kjo ndeshje. Jemi në fazën e rritjes dhe e dimë se pak nga pak do të bëjmë gjera të mira”. “Presidenti ynë është i kënaqur me ne. Ne duhet të vazhdojmë me këtë lojë, dhe shpresoj se do të jemi edhe më të mirë në vazhdim të sezonit”, ka thënë ish lojtari i Milan.

 

Shaqiri: Nuk di çfarë do të ndodhë

Mesfushori kosovar që luan për kombëtaren Zviceriane, Xherdan Shaqiri, është shprehur se ndihet i lodhur nga pyetja e shpeshtë rreth situatës së tij, teksa është shprehur me modesti se më nuk ka çfarë të thotë. Shaqiri edhe pas përfundimit të afatit kalimtar vazhdon të jetë i përmendur nëse do të qëndrojë apo do të largohet nga Bajern Mynih. Në lojën e fundit që Bajern e fitoi me rezultatin 2-0 ndaj Koln, mesfushori shqiptar nga Kosova me pasaportë zvicerane luajti 15 minuta duke zëvendësuar Arjen Robenin. “Kam luajtur 15 minuta, loja ishte në përfundim e sipër. Shumë shpesh po flasim për situatën time, nuk e di se çfarë të them” deklaroi ai për mediat gjermane.

 

Mesi: Nuk e mendoja kurrë se do të shënoja 400 gola

Argjentiansi Leo Messi ka dekalruar se asnjëherë nuk ka imagjinuar se do të arrijë shifrën prej 400 golash në karrierë. Katër herë fituesi topit të artë shënoi dy herë përballë Granadas duke arritur shifrat 400 dhe 401, me klubin dhe kombëtaren.  “Asnjëherë nuk e kam imagjinuar se mund të arrijë diçka të këtillë në karrierën time”. “Faleminderit për të gjitha urimet për 400 golat e shënuar me Barcelonën dhe ekipin kombëtar të Argjentinës”. “Do të vazhdoj të punoj shumë për të arritur objektiva të tjera. Një përqafim për të gjithë!”, ka shkruar Messi në faqen e tij zyrtare në Facebook.

 

 Blank: Luiz do kohë të ambientohet

Trajneri i francezve të PSG Lorent Blank, thotë se tifozët duhet të jenë të durueshëm me David Luizin dhe se atij i nevojitet kohë për t’u përshtatur në skuadër. Kampioni francez nuk e ka filluar si duhet këtë sezon në Ligue 1 dhe aktualisht gjendet në vend të katërt në tabelë, prapa Bordo, Marsejë dhe Lile. Lëndimi i kapitenit Tiago Silva e detyroi trajnerin që ta angazhonte më herët sesa duhej transferin e ri, prandaj Blank mendon se 27-vjeçarit i nevojitet kohë për të shfaqur potencialin e tij maksimal. “Atij i nevojitet kohë. Ngjashëm si disa lojtarë tjerë, ai erdhi pas një zhgënjimi të madh në Kampionatin Botëror”. “Ai thuajse nuk kishte bërë përgatitje para szonale kur erdhi këtu. Ai zhvillon ndeshje pa përgatitje në ndeshjet miqësore. Erdhi dhe drejt luajti”. “Ndoshta është dashur të prisnim para se ta përfshinim në formacion. Por, me lëndimin e Tiago Silvas, nuk mund të prisnim”, është shprehur Blank.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency