Sëmundjet e zemrës/ Alarmi i mjekëve , po preken edhe të rinjtë

0
145

Shkaqet e sëmundjeve të zemrës janë disa, duke filluar  nga presioni i lartë i gjakut, duhanpirja, mbipesha e obeziteti si dhe mungesa e aktivitetit fizik

semundjen-zemres-Sëmundjet e  zemrës nuk njohin moshë duke marrë gjithmonë e më shumë jetë. Sipas të dhënave më të fundit të Ministrisë së Shëndetsisë, në Shqipëri po preken mosha e reja 25-35 vjeç.  Sipas të dhënave botërore, numër më i madhë i të prekurve, kryesisht janë moshat 35-72 vjeç. Shkaqet e sëmundjeve të zemrës janë disa, duke filluar  nga presioni i lartë i gjakut, duhanpirja, mbipesha e obeziteti si dhe mungesa e aktivitetit fizik. “Ne duhet të përgatitemi të gjithë bashkë për sfida ende më të përparuara, që e çojnë vendin tonë në rangun e vendeve më të zhvilluara europiane, dhe një shërbimi në kohë dhe të gjithë të sëmurët, jo vetëm të një pjese, me ndërhyrje kirurgjike në momentet e emergjencës. Ky është një hap i një vazhdimësie, sepse kardiologjia intervencionuese në 10 vitet e fundit ka patur një rritje eksponenciale, me dhjetëra herë, e cila edhe falë përkushtimit të një ekipi të talentuar, ambicioz, të sakrificës, të cilët bënë të mundur që këtë vit të realizohet një numër prej 3 mijë proçedurash intervencionuese, diagnostike dhe terapeutike”,- deklaroi Prof. Dr. Artan Goda, gjatë një konference për shtyp më ministrin e Shëndetsisë Ilir Beqaj. Sëmundjet kardiovaskulare shkaktojnë çdo vit 17.3 milion vdekje dhe shifrat janë në rritje. Deri në vitin 2030, pritet që çdo vit 23 milion njerëz në botë do të vdesin nga sëmundjet e zemrës. Në Ditën Botërore të Sëmundjeve Kardiovaskulare Ministria e Shëndetsisë bëri të ditur se në spitale mjekët do të punojnë edhe gjatë orarit të mbazdites.

 

Sëmundjet

Për ministrin e Shëndetsisë Ilir Beqaj sëmundjet e  zemrës janë shkaku kryesor i shkurtimit të jetës. “Janë, jo vetëm në tërë botën, por edhe në Shqipëri, sëmundjet me prevalencën më të lartë. Janë shkaku kryesor i shkurtimit të jetës së njerëzve dhe shkaku kryesor i shkurtimit të jetës së shëndetshme, për pasojë e rritjes së periudhës së viteve me invaliditet. Në programin e qeverisë, jemi angazhuar që, sëmundjet kardiovaskulare, bashkë me  sëmundjet tumorale, janë dy grup sëmundje që do të kenë prioritet në vëmendjen tonë dhe tashmë që kemi hyrë në ditët e para të vitit të dytë të qeverisë, produktet po bëhen konkrete. Unë dua ta filloj me një falenderim për drejtuesit e shërbimit, por edhe të gjithë mjekët, infermierët që morën përsipër të realizojnë, shtyrjen e kohës të ofrimit të këtij shërbimi në QSUT, nga deri pasdite deri në orët e mbrëmjes vonë”,- tha Ministri i Shëndetsisë Ilir Beqaj.  Dita Botërore e Zemrës për vitin 2014 i dedikohet ndikimit të mjediseve tona në rritjen  e faktorëve të rrezikut për Sëmundjet Kardiovaskulare(SKV), dhe bashkimit të të gjitha  forcave në botë për të krijuar një lëvizje globale për zgjedhje më të mira, për një zemër  të shëndetshme kudo ku jetojmë, punojmë dhe luajmë. Shumë shpesh, shoqëria “fajëson” zgjedhjet e mënyrës së jetesës së individit për SKV. Por mjediset në të cilat ne jetojmë, punojmë dhe luajmë mund të kenë një efekt të madh në aftësinë tonë për të bërë zgjedhje të drejta për një zemër të shëndetshme.

 

Shkaktari kryesor i vdekjeve?

Nga SKV sëmuren të gjitha moshat, si fëmijët ashtu edhe të moshuarit, si meshkujt edhe femrat, me banim në zonat urbane apo rurale. Risku i vdekjeve nga sëmundjet kardiovaskulare rritet me rritjen e moshës, dhe arrin kulmin rreth moshës 65 vjeç. Shumë sëmundje kardiovaskulare mund të parandalohen duke bërë zgjedhje të shëndetshme: ushqyerje të shëndetshme, të qëndruarit aktiv dhe mospirje të duhanit.

 

Këshillat

-Mbani në shtëpi ushqime të shëndetshme

-Kufizoni ushqimet e paketuara me përmbajtje të lartë në sheqer, yndyrë e kripë

-Përdorni fruta e perime të freskëta

-Përgatitni në shtëpi ushqimin për në shkollë ose në punë

-Ndaloni pirjen e duhanit në shtëpi

-Ndalimi i duhanpirjes në shtëpi do të përmirësojë jo vetëm shëndetin tuaj, por edhe shëndetin e fëmijëve tuaj

-Ndalimi i pirjes së duhanit është gjithashtu një mënyrë e mirë për të qenë një model pozitiv për fëmijët tuaj

-Bëhuni aktiv

-Kufizoni shikimin e televizorit në shtëpi

– Organizoni aktivitete në natyrë si ecje me biçikletë, ecje në këmbë ose thjesht lojëra në kopësht apo jashtë shtëpisë.

-Njihni rrezikun tuaj për SKV

-Konsultohuni me mjekun tuaj të familjes apo një profesionist shëndetësor, i cili do  t’u masë presionin e gjakut, nivelin e kolesterolit dhe të sheqerit në gjak, peshën  dhe indeksin e trupit tuaj, si dhe t’u informojë për rrezikun e SKV

-Pasi të njihni rrezikun për SKV, ju mund të bëni një plan të veçantë për të përmirësuar shëndetin tuaj të zemrës, dhe mjeku juaj ose profesionisti shëndetësor mund t’u këshillojë mbi mundësitë e përshtatshme të trajtimit kur është e nevojshme.

-Për një zemër të shëndetshme, komunitetet lokale në mbarë botën duhet të bëhen  vende ku njerëzit të kenë mundësi për të bërë zgjedhje të shëndetshme.  Nëpërmjet veprimit kolektiv ju mund të bëni ndryshime në zonën ku jetoni, duke përfshirë:

-Rritjen e cilësisë së edukimit fizik në shkolla dhe mjediset e kujdesit për fëmijët

-Krijimin dhe mbajtjen e ambienteve të sigurta të lagjeve për aktivitet fizik

-Sigurimin e shkollave, vendeve të punës, spitaleve dhe klinikave që ofrojnë ushqim  të shëndetshëm

-Kërkoni ndalimin e pirjes së duhanit në vendin tuaj të punës dhe inkurajoni punëdhënësin tuaj për të ofruar ndihmë për kolegët që duan të lënë duhanin

-Bëni një ankesë kur ju shikoni se pihet duhan në zonat e ndaluara nga ligji

-Ecni me biçikletë ose në këmbë sa të mundeni

-Përdorni sa më shumë shkallët

-Nëse në shkolla apo në vendin e punës keni restorant, konsumoni ushqim të shëndetshëm

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency