Standard.al

Pas votimit në Kuvend/ Berisha: Mazhoranca në krahun e demokratëve, fitorja mund të vijë para zgjedhjeve

votimi i berishes sali berisha vote kuvendi kombetar i pdIsh-kreu i qeverisë Sali Berisha shprehu dje bindjen se demokratët tashmë janë në mazhorancë, duke lënë të hapur mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme. Fill pasi hodhi votën e tij në Kuvendin Kombëtar të PD-së ku u mbajtën zgjedhjet për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar, deputeti demokrat theksoi se demokratët arkitektojnë fitoren e bukur të ardhshme në kohën më të bukur. “Kuvendi i PD tregoi se mazhoranca ka kaluar në krahun e demokratëve. Do përcaktohen pikat dhe do bëhen publike. Fitorja mund të vijë edhe para zgjedhjeve lokale. Kur vjen fitorja nuk i thotë kush mos hajde. Fitorja është një lloj si bleta, që me punën e saj të imët krijon një nga arkitekturat më mahnitëse të natyrës, po kështu edhe demokratët arkitektojnë fitoren e bukur të ardhshme në kohën më të bukur”, u shpreh Berisha.

Deklarata

Pasi vlerësoi numrin e lartë të pjesëmarrësve në Kuvendin Kombetar të PD-së, duke u ndalur tek vota e tij, ish-kreu i Partisë Demokratike shtoi se lista e anëtarëve ishte më përfaqësuesja e më dinjitozja. “Ndjen keqardhje dhe kënaqësi. Kënaqësi, se ishte se votoja në një listë të shkëlqyer, keqardhja ishte se duhet të votoja 150 dhe jo të gjithë listën që do e votoja të gjithën. Jam i sigurt se këtë vështirësi timen dhe këtë keqardhje e kanë ndjerë të gjithë ata që votuan si unë, pasi ishte një listë që mund te them se ishte më përfaqësuesja, më dinjitozja që mund të përpilohej. Ajo që të vjen ndërmend kur e mbyll, thua se pse të mos i votojë të 280”, u shpreh Berisha. Ndërkaq në lidhje me atë që kryedemokrati Basha theksoi në fjalimin  e tij në Kuvend, deputeti demokrat tha se,: “mendoj se kryetari shprehu në mënyrën më të sinqertë, më të qarte në fjalën e tij mendimin e demokratëve shqiptarë të të gjithë spektrit. Kështu që gjykoj se ai nuk foli për veten, por për të gjithë demokratët. Ishte fjala e përgjegjësisë së madhe e kryetarit të PD, e vendosmërisë për tu paraqitur shqiptarëve realitetin dhe për të udhëhequr demokratët drejt fitores së pashmangshme”. Sa i përket protestave që pritet të zhvillojë PD-ja, Berisha theksoi se kjo parti është gati të vërshojë, por dhe qytetarët, nëpër sheshe e bulevarde.

 

Comments are closed.