Mbyllet Kuvendi i PD/ Votuan 70% , numërohet live për Këshillin. Kush do jenë drejtuesit e rinj

0
109

Gëzim Saliu

nga-votimet-ne-pdProcesi i numërimit do të përfundojë ditën në vijim, për të përckatuar se cilët do të jenë anëtarët e Këshillit që do të zgjedhin emrat e funksionarëve të lartë të PD-së

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike mbylli dje punimet e tij dy ditore rreth ores 18:20 me përfundimin e votimeve për zgjedhjen e 150 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar. Ndërkaq po mbrëmjen e djeshme, rreth ores 21:10 nisi zyrtarisht procesi i numërimit të fletëve të votimit, ku u votua me parimin “një anëtar-një vote”. Në kuadrin e transparencës së plotë, numërimi po zhvillohet tek Pallati i Kongreseve, aty ku u krye votimi dhe gjithçka do të transmetohet live me projektor, në sallën ku 10 komisionet e përbërë nga tre anëtarë do të numërojnë një për një fletëvotimet. Burime pranë PD-së bën të ditur për gazetën se numërimi ka zgjatur gjatë gjithë natës së mbrëmshme dhe pritet që procesi të përfundojë ditën në vijim, për të përckatuar kështu se cilët do të jenë anëtarët e Këshillit që do të zgjedhin emrat e funksionarëve të lartë të PD-së duke nisur nga sekretari i përgjithshëm dhe sekretarët funksionalë, deri tek drejtuesit e departamenteve, përgjegjës për përgatitjen e platformave politike në PD, përfshi këtu edhe programin qeverisës dhe elektoral të partisë.

 

Kuvendi

Dita e dytë e Kuvendit të demokratëve nisi paraditen e djeshme që prej orës 10:30, ku krahas vijimit të votimit për anëtarët e Këshillit Kombëtar, mbajtën fjalime në podiumin e Pallatit të Kongreseve disa prej të zgjedhurve në degët kryesore të PD, por edhe figura të tjera të opozitës. Në dy ditët e punimve të Kuvendit , 7500 delegatë u ftuan të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar  mes 285 kandidatëve për 150 vendet në Këshillin Kombëtar.  Sipas statistikave zyrtare të PD-së në dy ditët e punimeve të Kuvendit Kombëtar ushtruan të drejtën e votës  70 % e delegatëve, ku në ditën e parë të Kuvendit votuan rreth 55 për qind e delegatëve dhe pjesa tjetër votoi ditën e djeshme. Krahas zgjedhjeve të anëtarëve të Këshillit Kombëtar dhe më pas sstrukturës drejtuese të PD-së, Kuvendi miratoi edhe ndryshimet në statutin e forcës më të madhe opozitare. Sipas deputetit demokrat Halimi, ndryshimet në statut sjellin shumë risi në mënyrën e funksionimit të Partisë Demokratike si celës i suksesit të një force politike. “Ndryshimet në statut sjellin rritjen e bazës vendimarrëse, pushtet vote cdo anëtari. Numri i atyre që e ndryshuan statutin është përfaqësi më e lartë, i jepet pushtet votës së cdo anëtari, përshtasin edhe ndryshimet që kanë ndodhur me filozofine e re nga ana e kreut të PD, Lulzim Basha”- tha ai.

 

Humbja e 23 qershorit/ Analiza e shkaqeve nga degët. Krerët e PD-së: Fitojmë zgjedhjet lokale

Dita e dytë e Kuvendit Kombëtar të PD-së u përqëndrua kryesisht në votimin e pjesës së mbetur të delegatëve oër anëtarët e Këshillit Kombëtar si edhe në fjalimet e krerëve të degëve të forcës më të madhe opozitare. Këta të fundit gjatë kumtimit të tyre, të përcaktuar me limit kohore deri në 5 minuta, e përqëndruan fjalën tek aryset e humbjes, ku nuk nguruan të theksonin distancën e krijuar mes qendrës dhe bazës, distancimin e zyrtarëve dhe drejtuesve nga anëtarësia e thjeshtë dhe qytetarët. Edhe pse pjesëmarrja në sallë, nuk ishte e njëjtë me atë të ditës së parë, për shkak edhe të votimit në bodrumin e Pallatit të Kongresve nga ana e delegatëve, kryetari Basha, Eduard Selami si edhe deputetë të ndryshëm ishin të pranishëm  në thuajse të gjitha fjalimet e krerëve të degës. Edhe pse prej vetëm pak kohëshs në krye të një posti me rëndësi, krerët e degëve ishin të drejtëpërdrejtë në bërjen publike të arysëeve të humbjes së zgjedhjeve, ku në bazë të analizës së kryeer me anëtarët në bazë, nuk nguruan të bënin publike kritika të drejtpërdrjta për një sërë vendimarrjesh dhe veprimesh në 8 vite qeverisje. Duke nisur që nga ish-ministrat, deputetët, zyrtarët e tek të gjithë ata që kanë mbajtur një post në vitet e pushteti të së djathtës, nuk mungoi kriticizmi për krijimin e në hendeku mes tyre dhe anëtarësisë. Por krahas analizë s së humbjes, thuajse të gjithë krerët e degëve, ku dje morën fjalën pjesë më e madhe e tyre, duke filluar nga ata të 11 degëve të Tiranës deri tek ai i Gjirokastrës, u shpreh hapua kundërshtia ndaj qeverisjes së majtë në vitin e saj të parë. Sipas tyre, premtimet kryesore të mazhorancës në fushatën e 23 qershorit janë fshirë nga lista e të majtëve. Ndërkaq edhe pse vetëm pak më shumë se 1 vita nga humbja e zgjedhjes dhe daljes në opozitë, drejtuesit e PD-së në qytetetet e Shqipërisë pohuan ndeyshimin e situatës në degë pas zgjedhjeve përmes parimit një anëtar një votë dhe proçesit të anëtarësimeve të reja. Në thuajse në fjalën e të gjithëve nuk mungoi besimi se në zgjedhjet lokale që pritet të zhvillohen këtë vit, PD do të kthejë rezultatitn e do të shënojë fitore ndaj mazhorancës së majtë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency