Standard.al

Lista e Ministrisë së Arsimit/ Fituesit përfundimtar në universitete, si ka ndryshuar niveli i pikëve

fituesitNdryshimet në listën përfundimtare të fituesve kanë ardhur më shumë nga të rinjtë që kanë vendosur për të studjuar jashtë shtetit, duke u dhënë një mundësi më shumë atyre kandidatëve që nuk kanë fituar asnjë preferencë me listën paraprake

 Lista përfundimtare e fituesve në universitete ka sjellë ndryshime për mijëra kandidatë, ku një pjesë e maturantëve kanë fituar një preferencë më të lartë. Sipas burimeve pranë Ministrisë së Arsimit vende të lira të mbetura nga lista paraparake e fituesve janë më pak, krahasur me vitet e kaluara. Siç shpjegon MAS këtë vit shumë pak kandidatë që janë shapllur fitues, i janë drejtuar universiteteve private duke preferuar më shumë studimet në publik. Ndryshimet në listën përfundimtare të fituesve kanë ardhur më shumë nga të rinjtë që kanë vendosur për të studjuar jashtë shtetit, duke u dhënë një mundësi atyre kandidatëve që nuk kanë fituar asnjë preferencë me listën paraprake. Niveli i pikëve sipas MAS nuk ka ndryshuar më shumë se me 100 pikë për degë. Nëse në degën e Gazetarisë, fituesi i fundit me listën parprake kishte 5,496.71, me listën përfundimtare niveli nuk është ulur më pak se 5 390 pikë. E njëta gjë mund të thuhet dhe për degët më të kërkuara si Drejtësia, Mjekësi e Përgjithshme, degët e Fakultetit Ekonomik etj. Ulje të konsiderueshme të nivelit të pikëve ka në degët e gjuhëve të huaja dhe konkretisht në degën e Gjuhës Ruse, Gjuhë Turke apo dhe Gjuhë Spanjolle. Niveli i pikëve është ulur dhe në degët e universiteteve jashtë Tiranës.  Lista përfundimtare e fituesve do të shpallet ditën e sotme dhe kandidatët mund ta shikojnë se në çfarë dege kanë fituar, në adresën e Ministrisë së Arsimit, arsimi.gov.al.

 

Dokumentat për tu regjistruar

Sipas udhëzimit tëMAS “IAL-të shpallin në vende të dukshme listat përfundimtare brënda datës 30 shtator 2014. Sekretaritë mesimore të fakulteteve nga data 1 Tetor 2014 deri më 7 Tetor 2014, prej ores 08:00 deri në oren 18:00, pranojnë dokumentacionin plotësues për të gjithë kandidatët fitues”. Dokumentat për tu regjistruar:

– Dokumentin e identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë).

– 2 fotografi personale.

– Mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1.600 lekë, paguar pranë zyrave të Postës Shqiptare, për llogari të IAL-ve përkatës.

Formulari A3

Ndryshe nga vitet e kaluara, për vitin akademik 2014-2015 Ministria e Arsimit ka vendosur që me formularin A3 do të aplikojnë ata kandidatë që nuk kanë fituar asnjë degë. “Kandidatët që regjistrohen duke paraqitur dokumentacionin pranë sekretarive të IAL-ve publike ku janë shpallur fitues sipas procedurës së mësipërme, nuk kanë të drejtë të aplikojnë në raundin pasardhës (ku parashikohet dhe aplikimi me formularin A3)”,- parashikon udhëzimi i MAS.

 

 Pikët e fituesit të fundit në listën paraprake

UNIVERSITETI i TIRANËS 

Histori 5,188.45
Gjeografi 5,121.62
Gjuhë – Letërsi 5,371.42
Gazetari 5,496.71
Arkeologji 5,136.86
Biologji 5,617.89
Bioteknologji 6,003.75
Matematikë 6,227.09
Fizikë 5,168.93
Informatikë 5,637.83
Kimi 5,323.87
Kimi dhe Teknologji Ushqimore 5,276.51
Kimi Industriale dhe Mjedisore 5,059.03
Inxhinieri Matematike dhe Informatike 5,774.59
Teknologji Informacioni dhe Komunikimi 5,623.87
Gjuhë Angleze 5,412.16
Gjuhë Frënge 4,907.73
Gjuhë Gjermane 4,898.64
Gjuhë Italiane 5,006.73
Gjuhë Greke 4,594.19
Gjuhë Turke 4,662.91
Gjuhë Ruse 4,308.05
Gjuhë Spanjolle me profil Gjuhë – letërsi dhe qytetërim hispanik 4,815.33
Psikologji 5,434.07
Punë Sociale 5,306.15
Filozofi 5,143.88
Sociologji 5,239.73
Shkenca Politike 5,696.17
Administrim dhe Politika Sociale 5,469.11
Administrim – Biznes 5,902.83
Ekonomiks 6,246.69
Financë 6,273.68
Informatikë Ekonomike 6,410.71
Drejtësi 5,402.96

UNIVERSITETI POLITEKNIK i TIRANËS 

Inxhinieri Ndërtimi 6,236.58
Inxhinieri Hidroteknike 5,555.52
Inxhinieri Mjedisi 5,794.42
Arkitekturë 6,198.43
Arkitekturë (Urbanist) 5,728.80
Inxhinieri Gjeodet 5,437.37
Inxhinieri Elektrike 5,482.20
Inxhinieri Elektrike 5,887.21
Inxhinieri Mekatronike 5,683.57
Inxhinieri Fizike 5,083.26
Inxhinieri Matematike 5,638.92
Inxhinieri Mekanike 5,252.54
Inxhinieri Tekstile dhe Modë 5,137.10
Inxhinieri Materiale 4,895.79
Inxhinieri Ekonomike 6,063.12
Inxhinieri Gjeologjike 4,969.15
Inxhinieri Gjeoburimesh 5,048.32
Inxhinieri Gjeoinformatikë 5,269.81
Inxhinieri Gjeomjedis 5,098.48
Inxhinieri Elektronike 6,533.38
Inxhinieri Informatike 6,556.08
Inxhinieri Telekomunikacioni 6,495.25 

UNIVERSITETI MJEKËSOR i TIRANËS 

Mjekësi e Përgjithshme 6,640.90
Farmaci 6,461.28
Stomatologji 6,572.58
Shëndet Publik 6,442.57
Infermieri e Përgjithshme 5,575.87
Mami 5,384.62
Teknik i Lartë Laboratori 6,373.85
Fizioterapi 6,224.12
Logopedi 6,132.04
Imazheri 6,224.85

UNIVERSITETI BUJQËSOR i TIRANËS 

Menaxhim Agrobiznesi 5,087.01
Ekonomi dhe Politikë Agrare 5,053.84
Financë – Kontabilitet 5,723.48
Menaxhim i Turizmit Rural 4,851.25
Informatikë Biznesi 5,424.98
Ekonomiks i Aplikuar 5,437.32
Mbrojtje Bimësh 4,338.37
Hortikulturë 4,299.97
Prodhim Bimor 4,119.56
Zootekni dhe Biznes Blegtoral 4,075.02
Akuakulturë dhe Menaxhim Peshkimi 4,042.92
Agromjedis dhe Ekologji 4,576.28
Inxhinieri Agrare – Agromekanizim 4,515.64
Teknologji Agroushqimore 4,819.41
Vreshtari – Enologji 4,079.08
Mbarështim Pyjesh 4,222.02
Përpunim Druri 4,127.37
Mjekësi Veterinare 5,004.61 

Comments are closed.