Si të forconi kujtesën dhe trurin

0
212

brainPower

Njerëzit gjithmonë janë përpjekur të kuptojnë se çfarë i bën të tillë si janë. Kërkimi për përgjigje është bërë nëpër shumë fusha (art, filozofi, religjion, shkencë) dhe ende zgjatet. Përgjigjet e mundshme ndryshohen varësisht nga qasja. Pasi që shkenca hulumton realitetin fizik, të kuptuarit shkencor të njeriut fillon me të kuptuarit e organit kompleks të rëndë vetëm 1.3 kg – trurit. Keni harruar se ku i keni lënë çelësat sot në mëngjes? Apo keni harruar çadrën tuaj në zyrë para shiut të mbrëmjes. Mos u shqetësoni, kjo me siguri nuk është shenjë e sëmundjes së Alzheimerit – çdo kush nganjëherë di të bëhet harrestar. Derisa gjenerata “baby boom” arrin moshën e pensionimit, është në rritje frekuenca e sëmundjes së Alzheimerit dhe llojeve tjera të dementias të cilat ngadalë shkatërrojnë aftësinë e trurit për të krijuar kujtime të reja, për të kujtuar të vjetra dhe kryer detyra tjera mentale dhe fizike. Sipas raportit të Alzheimer Association nga viti 2007, më shumë se 5 milionë amerikanë jetojnë me këtë sëmundje, ndërsa numri i të sëmurëve deri në vitin 2050 mund të arrijë 16 milionë njerëz. Shkencëtarët ende tentojnë të deshifrojnë shumë sekrete të trurit: se si truri ynë përpunon informatat, si funksionin kujtesa, se si plaket truri dhe se si zhvillohen sëmundjet si e Alzheimerit, që të mund të kuptojmë më mirë edhe mendjet tona dhe se si t’i mbajmë të shëndetshme. Megjithatë edhe pse ende ka shumëçka për t’u mësuar për kokat tona, me hulumtimet e deritashme kemi ardhur deri te disa mënyra për mbajtjen në formë të organin tonë të të menduarit, tani edhe në pleqëri.

 

Hani ushqim

Ushqimi i cili përbëhet nga i ashtuquajturi ushqim “junk” mund ta shndërrojë trurin tuaj në të njëjtën gjë, pasi që transyndyrat dhe yndyrat e ngopura, të pranishme shpesh në ushqimin e përpunuar mund të veprojnë negativisht në sinapsat në tru. Sinapsat lidhin neuronet në tru dhe janë të rëndësishme për mësim dhe kujtesë. Nga ana tjetër, ushqimi i balancuar i pasur me acide yndyrore omega-3 që i gjejmë në salmon, arra dhe kivi mund të nxisin sinapsat dhe ndihmojnë në luftën kundër sëmundjeve mentale, depresionit dhe deri tek dementia.

 

Ushtrimet

Sipas disa hulumtimeve, ushtrimet e mira po ashtu mund të përmirësojnë kujtesën tuaj, do t’ju ndihmojnë të mendoni më qartë dhe reduktoni rrezikun nga zhvillimi i sëmundjeve kognitive. Pasi që ushtrimet shkaktojnë stres të lehtë në trup, duke e marrë energjinë e çmuar të nevojshme nga ana e trurit ato nxisin lirimin e kimikateve që i quajmë faktorë të rritjes, të cilat i bëjnë neuronet e trurit më të forta dhe më të shëndetshme. Ekspertët konsiderojnë që është optimale të ushtrohet gjysmë ore çdo të dytën ditë, Po ashtu, mos harroni zgjatjen: ajo mund të ndihmojë reduktimin e stresit i cili ndikon në qendrat e memories të trurit tuaj.

 

Ushtroni trurin

Ushtroni trurin me ndihmën e lojërave të mprehtësisë, fjalëkryqeve dhe lojërave të kujtesës. Hulumtimet kanë treguar që përdorimi i mjeteve të tilla për ruajtjen e aktivitetit mental mund të reduktojë rrezikun nga zhvillimi i dementias me ndërtimin dhe mbajtjen e stimulimit rezervë në trurin tuaj. Madje edhe përcjellja e kampanjave politike mund të ofrojë nxitje për sistemet që kontrollojnë vëmendjen dhe mësimin.

 

Truket e kujtesës

Mbajtja e informatave të ruajtura në bankat e kujtesës dhe mirëmbajtja e kujtesës me moshën, po ashtu mund të jetë çështje e kontrollit të mendjes. Për shembull, besimi në aftësitë tuaja kognitive mund të ndikojë në atë se sa mirë funksionon kujtesa juaj, veçanërisht tek personat më të moshuar. Disa persona më të moshuar kanë tendencë të fajësojnë moshën për lëshimet në kujtesë, por pavarësisht asaj a është ajo apo jo shkaku, ata kështu mund ta parandalojnë veten të përpiqen së përkujtuari. Parashikimet po ashtu mund të përmirësojnë kujtesën: nëse keni ide të mirë për informatat që duhet t’i kujtoni më vonë, me siguri do t’i kujtoni.

 

Pushoni

Gjumi i jep trurit tuaj rastin për të riprodhuar përsëri kujtimet e ditës dhe t’i bashkojë për ruajtje afatgjatë. Sipas një hulumtimi, truri mund të kryejë kontrollin shumë më shpejt kur flini sesa kur jeni të zgjuar, kështu që mësimi gjatë tërë natës, tipik për shumicën e studentëve, përfundimisht nuk rekomandohet. Gjumi i pasdites prej 90 minutash mund të ndihmojë të forcohen kujtimet afatgjata, si ndodhitë ose shkathtësisë që tentoni t’i përvetësoni. Sigurisht, asnjë nga këto udhëzime nuk mjafton vetvetiu. Disa studime kanë sugjeruar që zhvillimi i sëmundjes së Alzheimerit dhe llojeve të tjera të dementias pjesërisht është i lidhur edhe me gjenetikën. Një hulumtimi i tillë, i prezantuar në Alzheimer Association International Conference on Alzheimer’s Disease, ka sugjeruar që ekziston lidhja në mes nënës që zhvillon sëmundjen e Alzheimerit dhe shansit që fëmija i saj të jetë i prekur me atë sëmundje në moshë më të shtyrë. Sipas hulumtimit tjetër, ekzistimi i ndonjë formë te caktuar të proteinës është faktor i rrezikut për atë sëmundje.

 

Fruti që garanton shëndetin e syve

 

Kivi është një prej frutave më të shëndetshme. I pasur me vitaminë C, E, hekur, potas, me veti kundër anemisë, kivi ka veti tejet të veçanta edhe për shëndetin e syve. Kivi është i pasur me luteinë, një pigment që ndihmon mbrojtjen e retinës së syve nga rrezet UV, duke reduktuar degradimin e tyre. Nëse konsumohen dy kokrra çdo ditë gjatë periudhës së shtatzënisë, luteina përveç retinës së nënës ushqen edhe retinën e fetusit, ndërsa gjatë kohës së ushqyerjes me gji, luteina kalon nëpërmjet qumështit dhe zhvillon aftësitë e të parit tek i sapolinduri. Kivi mund të pihet edhe si lëng i grirë bashkë me karota dhe boronicë. Një kombinim i tillë është ideal për forcimin e shikimit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency