Kuvendi Kombëtar i Pd-së/ Basha: Fillojmë nisjen dhe demokracinë e re. Ndjesë atyre që u braktisën dhe u zhgënjyen

0
125

kuvendi kombetar i pd 2014

Gëzim Saliu

“Qarkullimi i elitave dhe i zyrtarëve në Kuvend e në qeverisje u ngadalësua gjatë mandatit të dytë. Disa nga përfaqësuesit tanë fjetën mbi dafina, u krijua distanca me qytetarin dhe me bazën”

Përballë 7500 delegatëve të Partisë Demokratike, kryetari Lulzim Basha u kërkoi dje ndjesë të gjithë anëtarëve të kësaj partie, por edhe qytetarëve për gabimet që u bënë gjatë qeverisjes 8-vjeçare të qeverisjes së forcës kryesore të së djathtës. Në kuadër të përfundimeve të analizës së humbjes së zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit, e cila u zhvillua në çdo degë njëkohësisht me zgjedhjen e strukturës drejtuese të partisë, kryedemokrati nuk ngurroi të shprehte kritika për sjelljen e një pjese të zyrtarëve dhe deputetëve të PD-së, ku, sipas tij, shkak thelbësor i rezultatit negativ ishte distanca e krijuar me qytetarin dhe me bazën e partisë. “Një pjesë e përfaqësuesve tanë në qendër dhe në periferi u lodhën nga qeverisja. Disa u ndien tepër të rëndësishëm për të dëgjuar qytetarët, për t’u marrë me problemet e njerëzve apo/dhe fushatat elektorale. Qeveria investoi për vepra të mëdha, por disa nga përfaqësuesit tanë fjetën mbi dafina. Disa harruan se midis veprave me dobishmëri publike dhe qytetarit me problemet e tij personale ka një hapësirë të gjerë ku përfaqësuesit tanë duhet të shërbenin me devotshmëri. Lidershipi demokrat duhet të ishte gjithnjë aty ku është jeta e njerëzve, aty ku është problemi i pazgjidhur, aty ku është papunësia, varfëria, përmbytja, shkelja e ligjit, diferencimi shoqëror e të tjerë. A kemi qenë gjithnjë në lartësinë e duhur? Në mbledhje dhe konferenca të ndryshme janë përmendur raste ekstreme kur të zgjedhur të caktuar të Partisë Demokratike nuk janë parë asnjëherë në zonë gjatë katër viteve të legjislaturës se shkuar”, – bëri të ditur kreu i PD-së.

Shkaqet

Sipas kreut të PD-së, në ngjashmëri me indiferencën e të zgjedhurve, drejtorë dhe zyrtarë vendorë të forcës kryesore të së djathtës janë sjellë në 8 vite në kundërshti të plotë me parimet dhe moralin e Partisë Demokratike. “Njerëzit trokisnin për halle, disa prej nesh mbanin sehir nga xhamat e zyrave dhe makinave, duke i shërbyer rehatisë së tyre personale. Këtu nuk është fjala vetëm për distancën fizike me njerëzit, por më keq akoma, për të jetuarit në një botë paralele me qytetarët, deri në moskuptim te tyre”, – tha ai. Më tej, në bërjen publike të analizës së humbjes së zgjedhjeve, kryedemokrati tha se qarkullimi i elitave dhe i zyrtarëve politikë në Kuvend dhe në qeverisje u ngadalësua gjatë mandatit të dytë. “Nisi një zvetënim i shtuar në disa nivele dhe agjenci të qeverisjes, përfshirë zyrtarë politikë në rrethe dhe në qarqe. Sundimi i ligjit çaloi në disa sektorë të rëndësishëm të jetës publike, sidomos nga fundi i mandatit të dytë. Kthimi i pronave nuk ruajti ritmet e parashikuara, legalizimet gjithashtu. Rastet e mitmarrjes, abuzimeve dhe korrupsionit që, sipas demokratëve erdhën duke u shtuar me kalimin e kohës, kompromentuan besueshmërinë e premtimeve tona në sytë e publikut”, – u shpreh Basha. Ndërkaq, një tjetër shkak, sipas kreut të demokratëve, ishte edhe fakti se fushata elektorale u foli më shumë masave sesa individëve. “Një numër jo i vogël i kandidatëve tanë të siguruar nëpër lista nuk i dhanë rëndësinë e duhur punës derë me derë, por u mjaftuan të dilnin në tribunat e tubimeve të organizuara nga partia në qendër. Për të gjitha këto dhe për çdo mangësi tjetër, unë sot, në emër të Partisë Demokratike u kërkoj ndjesë nga kjo tribunë, me përulje, anëtarëve të Partisë Demokratike dhe para së gjithash atyre qytetarëve që janë ndier të braktisur dhe kanë pasur arsye të ndihen të zhgënjyer në pritshmëritë e tyre nga qeverisja jonë. Bashkë me ndjesën dëshiroj t’u deklaroj angazhimin dhe përkushtimin tonë për korrigjim në dritën e analizave që kemi zhvilluar e po zhvillojmë, të mangësive dhe gabimeve tona”, – përfundoi analizën e tij, kreu i PD-së Lulzim Basha.

 

Miratohen ndryshimet e statutit, ja “kushtetuta” e re e PD-së

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike miratoi dje me unanimitet votash ndryshimet në statutin e kësaj partie, të cilat iu paraqitën delegatëve nga deputeti Eduard Halimi. Votimi i ndryshimeve statutore u bë i hapur, pas fjalës së mbajtur nga kreu demokrat Lulzim Basha. Delegatët dhanë miratimin e tyre për amendimet, duke vënë firmën në “kushtetutën” e re të forcës më të madhe opozitare. Ndryshimet statutore sanksionojnë ndër të tjera edhe vendosjen e parimit “një anëtar – një votë”, sipas të cilit do të burojnë të gjitha strukturat deri te kryetari dhe forumet drejtuese. Ndërkaq, statuti i ri vendos që mandati i drejtuesve të jetë katërvjeçar, ku ndërkaq nuk do të ketë ndërprerje të mandatit të kryetarit, në rast të humbjes së zgjedhjeve. Këshilli i ri Kombëtar i Partisë Demokratike do të ketë 150 anëtarë, ku 30% e tyre do të jenë gra, ndërsa 15 për qind do të jenë të rinj nën moshën 30 vjeç. Me ndryshimet e reja, specifikohet në statut që ish-presidentët dhe ish-kryeministrat do të jenë anëtarë të Këshillit Kombëtar, vetëm në rast se ata janë anëtar të PD në atë moment. Ndërkohë, në radhët e Këshillit përfshihen edhe deputetët. Nga ana tjetër, statuti sanksionon se anëtarët e Kryesisë nuk zgjidhen nga Këshilli Kombëtar, por prej këtij Këshilli do të dalë vetëm një pjesë e saj, siç është sekretari i përgjithshëm, drejtuesit e departamenteve dhe sekretarët funksionalë. Përveç funksionarëve të saj partiakë në krye të të cilëve kryetari dhe nënkryetarët në kryesi përfshihen edhe kryesia e grupit parlamentar, kryetarët dhe nënkryetarë demokratë të komisioneve, si dhe drejtuesit e organizatave partnere. Për sa u përket nënkryetarëve që deri më tani ishin vetëm dy, në statutin e ri nuk ka kufizime, ku njëri prej nënkryetarëve do të jetë kryetari i grupit parlamentar.

 

Rikthimi në Kuvend

“Duhet mea cupla, pastaj marrëveshje për vendimet e Kushtetueses dhe inkriminimin e Kuvendit”

 

Në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar, kreu i demokratëve foli gjithashtu edhe lidhur me vendimin e opozitës për të bojkotuar Parlamentin si edhe mundësinë e rikthimit të saj, duke përcaktuar më parë qartë se çfarë kushtesh duhet të plotësojë mazhoranca. “Kërkohet një vetëdije e re për ta atakuar në themel, sot dhe përgjithmonë, problemin e madh të kriminalizimit të Kuvendit dhe administratës publike; kërkohet një reflektim dhe impenjim i madh, në radhë të parë i kryeministrit të vendit, që është autori numër një i kesaj situate. Më kot shkon me mendimin se opozita do të lodhet dhe do të kthehet e penduar në sallën e Kuvendit. Të mos presë kot, as ai, as suflerët e tij. Edi Rama duhet te flasë, duhet të bëjë një mea culpa të madhe për katranosjen që i ka bërë Kuvendit, në mënyrë që të krijohen premisat për të shkuar drejt një marrëveshjeje të rëndësishme mes shumicë dhe opozitës, që do të zgjidhte njëherë e mirë çështjen e sovranitetit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, që do të zgjidhte njëherë e mirë çështjen e dekriminalizimit të Kuvendit të Shqipërisë dhe mbarë administratës publike, duke e çmontuar në themel dhe deri në burmën e fundit mekanizmin që promovon trafikantë, vrasës, pengmarrës në Kuvend dhe në poste publike”, – u shpreh ai.

 

Votimet e mbi 7500 delegatëve

Këshilli Kombëtar, forumi që do të zgjedhë strukturën e re drejtuese të PD-së

 

Në punimet e ditës së parë të Kuvendit të PD-së u hap edhe votimi për zgjedhjen e Këshillin e ri Kombëtar, ku mbi 7500 delegatë do të zgjedhin me votim të fshehtë përmes parimit “një anëtar – një votë” 150 anëtarët e tij. Burime nga selia blu bënë të ditur për gazetën se votimi do të zgjasë edhe ditën e sotme, ku gjithashtu priten edhe fjalime të krerëve të partive në rrethe si edhe anëtarëve të shoqërisë civile. Përkatësisht Këshilli Kombëtar përbën një ndër forumet më të rëndësishme të PD-së, pasi do të jetë ai që do të zgjedhë emrat e një numri të madh funksionarësh të forcës më të madhe opozitare, duke nisur nga sekretari i përgjithshëm dhe sekretarët funksionalë, deri tek drejtuesit e departamenteve, përgjegjës për përgatitjen e platformave politike në PD, përfshi këtu edhe programin qeverisës dhe elektoral të partisë. Ndërkaq drejtuesit e Departamenteve do të zgjidhen me propozim të kryetarit Lulzim Basha dhe me miratimin e Këshillit Kombëtar. Burime pranë selisë së PD-së theksuan se numërimi i votave për Këshillin Kombëtar do të nisë sot pasdite, vetëm pasi të kenë ushtruar të drejtën e votës të gjithë delegatët e partisë.

 

 

 

Kuvendi Kombëtar

Kreu i PD-së: Fillojmë nisjen dhe demokracinë e re

 “Rama-Meta premtuan mrekullinë dhe mbollën varfërinë dhe pasigurinë. Në rrënjët e tyre fle gënjeshtra, si nëna e të gjithë të ligave. Gëzofi i rilindjes nuk mund të heqë zakonin e vjetër”

 

E kemi thënë, e kemi vendosur së bashku dhe duam të mbetet e gdhendur në murin e vlerave tona se Partia Demokratike janë demokratët, është anëtarësia! Të gjithë jemi aksionerë të barabartë në këtë organizatë të lirë e të madhe politike. Partia Demokratike ka dalë nga shoku i humbjes së vitit të kaluar. Partia Demokratike është ringritur. Partia Demokratike ka hedhur themelet e të gjitha proceseve modernizuese postkomuniste. Ne hodhëm bazat e drejtësisë, pronës, sipërmarrjes, lëvizjes së lirë, rilindjes perëndimore te vendit. Ka dalë  dhe është ringritur Partia Demokratike nga humbja, jo si nga një ëndërr e keqe, jo si me magji, por duke menduar, duke reflektuar, duke analizuar, duke diskutuar, duke debatuar, duke venë gishtin me realizëm tek mangësitë dhe gabimet e saj

Për dy mandate shqiptaret na besuan qeverisjen. Partia Demokratike ktheu vendin ne rrugen e mireqenies dhe Europes. Në dritën e fakteve të pamohueshme, tetëvjeçari i qeverisjes sonë mbetet periudha e një ndryshimi të madh dhe të pakrahasueshëm në të gjithë treguesit e zhvillimit të vendit. Në përshtatje me rrethanat specifike të kohës dhe momentit, Partia Demokratike: ka ditur të hapet;ka ditur të përballet;ka ditur të ribashkohet;ka ditur të qëndrojë në truallin e vlerave autentike; ka ditur të jetë e ndjeshme ndaj vlerave dhe kerkesave shoqërore. Kemi detyrimin historik që forca jone politike të qëndrojë alternativa kryesore e qendrës dhe qendrës së djathtë në Shqipëri. Historia jone na ndihmon ne kete drejtim. Ne demokratet kemi pervoja unike të ringritjes. Ne u ngritem nga hiri pas daljes së parë në opozitë në vitin 1997. Ajo është një përvojë shumë e vyer jo vetëm për demokratët e çdo gjenerate, por edhe për politikën në përgjithësi

Ne e nisem punen atje ku gabuam – tek afersia me qytetarin, tek mobilizimi i cdo demokrati. Ne iu kthyem rrenjeve tona si burimi i perhershem i forces, lirise dhe progresit. Ne praktikuam demokracine direkte, parimin një anëtar një vote. Zgjedhja ime si kryetar i PD-së, ishte shprehje e vullnetit te anëtarësise se gjerë te Partisë Demokratike. Lidhjen e drejtperdrejte me antaresine ne e cuam me tej. Gjate ketij viti, Partia Demokratike i dha pushtetin maksimal demokrateve.

Keshtu, me voten e antaresise ne rinovuam te gjithe drejtuesit tane ne mbare vendin. Kryetaret e rinj jane fryt i demokracise direkte si ne vendet me demokratike. Pjesa me e madhe ne kete kuvend jemi fryt i votes, fryt i lirise se brendshme ne PD. Modernizimin e partise permes votes se antaresise ne e cuam perpara. Nuk mund te gjeni nje force tjeter te ngjashme ne kete vend t’i kete hyre kesaj rruge. Ne do te vazhdojme. Ne do ta shtrijme vendimmarrjen e demokrateve per te gjithe te zgjedhurit dhe perfaqesuesit politike te PD-se.

Konkurenca dhe vota e lirë, pavarësisht emocioneve dhe tensioneve të kuptueshme që përcjell gara, e kanë fuqizuar Partinë Demokaratike. Konkurenca dhe vota e lirë e treguan edhe njëherë epërsinë e tyre ndaj formave të tjera kalimtare të krijimit të hierarkive partiake, të promovimit të drejtuesve e përfaqësuesve politike. Vota e lirë peshon drejt, gjykon drejt. Do vazhdojmë te ndajmë përgjegjësi dhe bashkepërgjegjësi me të medha se sa sot. Kjo duhet të jetë mendësia e cdo perfaqesuesi të Partise Demokratike. Lideri qendron tek gjithesecili prej nesh, qofte ky kryetar, anetar apo militant. Ne duhet ta shohim drejtimin jo si mbreterim i nje kryetari, por si ndryshim qe buron nga shpirti i cdo anetari.

“Partia Demokartike – Shtepia e Lirise” do të vazhdojë të marrë formë, të konsolidohet e të shtrihet nga Tirana në fshatin me të largët. Ne do te presim krahëhapur qytetaret dhe t’i intregrojmë menjeherë si të barabartë në sistemin tonë. Mendësia e partisë së mbyllur në një rreth të caktuar apo të përjetshëm emrash e mbiemrash nuk është mendësia jonë. Kjo është partia e te gjithë demokratëve, e te gjithe shqiptareve te lire dhe te ndershem, por me shumë se kaq, është alternativa e pushtetit, është alternativa e ndryshimit te vertete, është pasuria politike e gjithë shqiptarëve. Me ketë vetëdije le te vazhdojme luften. Me kete vetedije te udheheqim vendin drejt lirise dhe mireqenies per te gjithe. Ne kete pike duhet percaktuar dicka: ne Shtepine tone te Lirise nuk ka vend per te inkriminuarit. Ne do ta hapim Partine Demokratike me nje perjashtim. Ata qe nuk do pranohen kurre ne partine tone jane individët e botes se errët te krimit dhe trafiqeve.

Cfare ka ndodhur me qeverisjen Rama-Meta pergjate nje viti? Rrotacioni i pushtetit nuk u shoqerua me progres por me regres. Premtuan mrekulline dhe mbollen varferine dhe pasigurine. Në vitin e dytë të qeverisjes, premtimet e bujshme elektorale të Ramës jane harruar. Kryeministri iu kthye koktejit te vjeter te propagandes toksike. Opoziten ne demokraci nuk e percakton pushteti, por mbeshtetja e qytetareve. Kete gje nuk e kane kuptuar as i pari i shumices, as aleati i tij. Kryepushtetari nuk mund te avanconte ne ëndërren e tij të çmendur të uzurpimit të insitucioneve dhe të anashkalimit te opozitës reale pa komplicitetin dhe votat e ortakut politik Ilir Meta. Ky cift antishtet po rrenon nje trashegimi te cmuar demokratike njezetvjecare duke e rrokullisur vendit drejt nje regjimi oligarkik. Mos prisni rritje ekonomike – oligarkët nuk dinë te krijojne pasuri kombetare, por jane profesioniste ne shkaterrim, ndarje dhe pervetesim. Kryeministri i tyre nuk e njeh permbajtjen por vetem formen. Si njehere e nje kohe specialiteti eshte propaganda. Ne rrenjet e tyre fle genjeshtra, si nena e te gjithe te ligave. Gezofi i rilindjes nuk mund te heqi zakonin e vjeter. Vesi thone del me shpirtin.

Harta antikushtetuese territoriale u hartua dhe u miratua pa konsensusin me opozitën dhe pa konsultuar qytetaret siç dikton kushtetuta dhe tradita demokratike e vendit për reforma të tilla. Ne nuk do lejojme te zhduken nga harta 80% e komunave dhe bashkive pa miratimin e banoreve te zonave.

Detyra jone eshte te hapim një faqe të re të demokracisë shqiptare, që trashëgon përvojën dhe arritjet me të mira te 20 viteve dhe që shikon përpara, drejt standarteve më të përparuara europiane. Demokarcia e re është zotimi dhe lufta jone për të kapërcyer kontradiktat midis parimeve demokratike dhe praktikës abuzive te qeverisjes, si burimi kryesor i krizave, konflikteve dhe polarizimit shoqeror. Qeverisja duhet t’i bindet sistemit dhe jo e kundërta. Demokracia e re është përpjekja dhe premtimi ynë për të sjellë një frymë të re bashkejetese dhe bashkëpunimi politik me forcat aleate, me shoqërinë civile, madje edhe me kundërshtarin duke ruajtur identitetet politike dhe shoqërore të çdo subjekti, në shembullin e bashkejetesës fetare në vendin tonë. Nuk ka kuptim që vendi model i bashkejetesës fetare ne shkallë botërore të mos arrijë të ndërtojë bashkejetësën politike normale; nuk ka kuptim që gjeneratat e reja politike të riciklojnë apo, akoma me keq, të përkeqësojnë konfliktualitetin politik te fillimit të pluralizmit. Demokracia e Re është përpjekja dhe premtimi ynë për demokracinë pjesemarrëse, si vlere e munguar e demokracisë se re shqiptare. Alternativa jonë është zhvillimi. Alternativa jonë është integrimi europian. Alternativa jone eshte liria dhe mireqenia per te gjithe. Ky vend nuk eshte enderr por ndryshimi qe po afron. Ky vend eshte Shqiperia ime, Shqiperia jone. Eshte misioni ynë hyjnor qe deshirat e shqiptareve t’i kthejme ne realitet. Nga ky Kuvend fillon nisja jonë e re! (Fjalimi me shkurtime i kreut të PD-së Lulzim Basha në Kuvendin Kombëtar).

 

 

Mesazhi për demokratët

Berisha: Edhe dy jetë po të kisha, s’do mund t’ju shpërbleja. Protesta kundër klikës mafioze

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke përshëndetur punimet e Kuvendit të PD-së u shpreh dje se në këtë ditë mbahet përgjegjësi përpara demokratëve, për atë që ai e cilësoi si klika Rama-Meta. “Qeveria e urrejtjes dhe përçarjes kombëtare ka izoluar verilindjen nga fondi i zhvillimit të rajonit, për distriktin e Korçës është dhënë më shumë se Tirana, Dibra e Kukësi të marra së bashku. Kjo është klika e urrejtjes dhe përçarjes kombëtare më shumë për Gjirokastrën se Shkodrën, Lezhën, Pukën të marra së bashku. Kjo klikë qarkun më të varfër të vendit të Kukësit e la pa asnjë qindarke, për shkak të votës kundër tij”, – tha Berisha. Më tej, ai kërkoi të ndalohet ajo që e quajti revanshi i dyshes Rama-Meta. “Të ndalojmë revanshin detyra jonë e vështirë. Të bëjmë opozitë me çdo formë demokratike, demokraci do të thotë protestë. Ka ardhur ora për liri, të përzëmë nga pushteti klikën më të rrezikshëm të Evropës. Të kthehemi në një kështjellë qëndresë”, – pohoi deputeti demokrat. Ndërkaq, si ish-kryetar i PD-së, Berisha pohoi në fjalën e tij se ndihej në borxh me demokratët. “Për sa i përket Sali Berishës, unë kam bërë zgjedhjen time përfundimtare. Vërtet më 26 qershor unë dhashë dorëheqje nga drejtimi i PD, por sot dal para jush me bindjen më të thellë. Edhe dy jetë po të kisha, me punë ditë e natë nuk do të arrija t’ju shpërbleja ju, atë që keni bërë për mua. Ndaj do vazhdoj së bashku me ju betejën me vendosmërinë më të madhe deri në fitoren tonë të merituar Fitorja është e guximtarëve, demokratët të tillë janë”, – u shpreh ish-kreu i PD. Në të njëjtën linjë, Berisha nuk e kurseu mbështetjen për pasuesin e tij në krye të së djathtës, ku tha: “Të gjitha gabimet tona, të gjitha dallimet tona, të gjitha vuajtjet dhe keqkuptimet tona nuk duhet të na pengojnë ne të shkëpusim vendin nga kjo klikë mafioze kleptokratike. Nga kjo platformë dua t’ju ftoj të mbështesim me gjithë shpirt udhëheqjen tonë të re që del nga ky kuvend dhe kryetarin tonë, zotin Lulzim Basha”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency