– Aksion i Doganave në të gjithë Shqipërinë, sekuestrohen mallra kontrabandë, lëndë e parë për falsifikim markash, kafe, veshmbathje, pjesë këmbimi dhe artikuj kozmetikë
Në një aksion të përgjithshëm të zhvilluar mbrëmjen e djeshme, të datës 26 Shtator, në të gjithë Shqipërinë, strukturat te specializuara të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave së bashku me strukturat e Drejtorisë së Antikontrabandës kanë bërë të mundur zbulimin, kapjen dhe sekuestrimin e një sërë mallrash kontrabandë që hynin në Shqipëri, në Doganën e Kapshticës, Doganën e Kakavijës, Doganën e Tiranës dhe Doganën e Vlorës.
Në degën e Doganës së Kapshticës është identifikuar dhe kapur një kamion i cili kalonte transit, me mallra kontrabandë, të cilat ishin lëndë e parë për të falsifikuar veshmbathje të markave të njohura. Mallrat e sekuestruar nga Drejtoria e Antikontrabandës janë si më poshtë dhe tashmë procedurat i kanë kaluar hetuesve doganorë për verifikime të mëtejshme.
6000 stampa copë ZARA, Dolce & Gabbana dhe Lacoste;
4720 stampa letre ZARA, Dolce & Gabbana dhe Lacoste;
6000 stampa metalike ZARA, Dolce & Gabbana dhe Lacoste;
462 pjesë këmbimi makinash të markës Bosch;
Në Doganën e Kakavijës po mbrëmjen e djeshme në autobusat e linjës Greqi-Shqipëri, janë identifikuar dhe kapur nga strukturat e Antikontrabandës mallra të padeklaruar të cilat tentonin të kalonin kontrabandë. Janë kapur gjithsej 432 artikuj kozmetike, të llojit shampo, parfume, deodorant, krem etj. Penaliteti për këto mallra kontrabandë i vendosur ndaj subjektit i cili po i transportonte ato në drejtim të Shqipërisë është 1.495.600 mijë lekë të reja.
Ndërkohë që në degën Doganore të Tiranës janë kapur dhe sekuestruar nga strukturat e Drejtorisë së Antikontrabandës një sasi e konsiderueshme veshmbathje, dhe mallra të tjera kontrabandë:
2.2 ton veshmbathje (rroba të ndryshme, jorganë, çarçafë);
812 copë depilator të markës Brown, të falsifikuar;
Për këto mallra gjoba e vendosur ndaj subjektit Biz Al është 558.000 lekë të reja për mosdeklarim malli.
Në Portin e Vlorës është identifikuar gjithashtu një autobus i Agjencisë, Rex Tours Travel, me shofer me inicialet N. B, që vinte nga Italia në Shqipëri, i cili transportonte mallra kontrabandë. Pas kontrollit të ushtruar nga strukturat e Antikontrabandës janë gjetur si më poshtë:
48 kg kafe e pjekur e markës Gimoka;
28 thasë pleh kimik;
69.6 kg ilaç rrobash;
Subjekti të cilit i është sekuestruar kjo sasi e mallit kontrabandë është gjobitur me 113.325 lekë të reja.
BE lejon përdorimin e celularëve dhe internetit në avionë
Agjencia Evropiane për Sigurinë Ajrore ka hapur rrugën për përdorimin e pajisjeve elektronike gjatë të gjithë fazave të fluturimit nëpër aeroplanë.
Kështu, të gjithë mund të bëjnë telefonata, të dërgojnë mesazhe, apo të përdorin internetin në 10 mijë metra lartësi. Sipas këtij institucioni, pajisjet elektronike të ndezura nuk paraqesin rrezik dhe kjo nuk do të detyrojë më të gjithë të apasionuarit pas pajisjeve elektronike të teknologjisë më të fundit, t’i fikin ato, apo ti lënë nëpër çanta.
Kjo do të thotë se të gjithë ata që kanë smartphone, tablet, palmar, mp3 player apo pajisje të tjera, mund t’i përdorin ato gjatë fluturimit. Agjencia Evropiane për Sigurinë Ajrore ka shpjeguar se, me rregullat e reja, nuk do të jetë më detyrim vendosja e celularëve në “Flight Mode”, por gjithsesi duhet pritur që kompanitë ajrore të vendosin të pajisen me aparatet që do të mundësojnë shërbime telekomunikacioni apo internet në bord.
Nëse hidhet ky hap, (që sipas ekspertëve mund të bëhet brenda tetë muajve të ardhshëm), pasagjerët, më në fund, mund të përjetojnë efektin që ka një telefonatë me miqtë, prindërit, apo të dashurit, duke qëndruar sipër reve. Agjencia ka konfirmuar se gjithçka do të jetë njëlloj si të udhëtoje me çfarëdo mjet tjetër transporti.
Fjala e fundit për mundësinë e përdorimit i takon personelit të kabinës, që duhet të vlerësojë gjendjen e sigurisë në bord. Në muajin Nëntor të vitit të kaluar u hodh hapi i parë në këtë drejtim, ku Agjencia Evropiane për Sigurinë Ajrore kishte qenë e hapur për mundësinë e përdorimit të pajisjeve elektronike në “Flight Mode” edhe gjatë fazave të ngritjes dhe uljes së avionit.
Kroacia shet agjencinë e vet ajrore
Qeveria e Kroacisë ka në plan t’i japë fund agonisë financiare disa vjeçare të të kompanisë ajrore në pronësi të shtetit, duke e nxjerrë atë në shitje. Privatizimi i kompanisë Croatia Airlines do të fillojë nga qeveria në pranverën e vitit 2015. Gjatë Tetorin, Ministria e Çështjeve Detare, Transportit dhe Infrastrukturës do të hartojë një model, mbi të cilin do të shitet kompania e mbytur në borxhe.
Qëllimet janë që kompania të zgjerojë rrjetin e destinacioneve të saj, të rrisë pjesën e tregut, të rikapiralizohet, të rinovojë flotën e avionëve dhe ti nënshtrohet zhvillimit teknologjik. Përsa i përket aksioneve që do të nxirren në shitje, një maksimum prej 49% e tyre do të jenë në dispozicion të blerësve jashtë Bashkimit Europian. Është ende e paqartë se si do të jetë procedura që do të zgjidhen partnerët strategjikë.
Në Tetor të vitit 2013 është zhvilluar një tender me dy faza, por nuk ka pasur oferta. Për këtë arsye, ministria e linjës po planifikon të punësojë një këshillues të huaj, për të gjetur investitorë të huaj dhe të aplikojnë në tender.