Paditen penalisht për fshehje pasurie 5 zyrtarë tatimesh dhe një gjyqtar

0
148

Zyrtarët akuzohen për fshehje të pasurisë, deklarim të rremë të interesave private, mungesë burimesh të ligjshme financiare etj.

godina-e-ildkp Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ka kallëzuar 6 zyrtarë nën akuzën e fshehjes së pasurisë, deklarimit të rremë të interesave private, mungesë burimesh të ligjshme financiare etj. Midis të kallëzuarve është edhe një gjyqtar. Akuzat e tjera që ILDKPKI ka ngritur ndaj 6 zyrtarëve janë edhe deklarime të rreme për huamarrje, huadhënie dhe dhurata me qëllim justifikimin e pasurive të vëna në kundërshtim me ligjin etj. Mësohet se të kallëzuarit janë Ardian Kalia, me funksion gjyqtar, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë; Irena Gjika, me funksion drejtore e Drejtorisë së Regjistrimit dhe Shërbimit të Borxhit, Ministria e Financave; Artan Bega, me funksion inspektor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve; Artur Taraj, me funksion inspektor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve; Arben Xhaferi, me funksion inspektor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Agron Selimaj, me funksion inspektor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Sipas ILDKP-së, gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Kalia, ka bërë deklarim të rremë të interesave private dhe nuk ka justifikuar shumën prej 40 milionë lekësh.

ILDKP thotë se gjyqtari Ardian Kalia ka bërë deklarim të rremë për disa kontrata apartamentesh me vlerë 117 mijë euro. ILDKPKI bën me dije se ka dërguar pranë Prokurorisë së Përgjithshme kallëzimet penale për subjektet e lartpërmendur për veprat penale të fshehjes dhe deklarimit të rremë të pasurisë dhe pastrimit të produkteve të veprës penale parashikuar nga nenet 257/a/2 dhe 287 të Kodit Penal. Gjithashtu, ILDKPKI ka njoftuar institucionet eprore për marrjen e menjëhershme të masave disiplinore si dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave për ndjekjen e mëtejshme të rasteve me transaksione të dyshimta brenda dhe jashtë vendit.

 

Akuzat ndaj zyrtarëve

 – Ardian Kalia, me funksion gjyqtar, Gjykata e shkallës së parë Tiranë, deklarim të rremë të interesave private dhe mungesë burimesh financiare të ligjshme për të ardhurat në shumën rreth 40.000.000 lekë, deklarim të rremë për kontratat e apartamenteve me vlerë 73.000 euro dhe 44.000 euro.

 – Irena Gjika, me funksion drejtore e Drejtorisë së Regjistrimit dhe Shërbimit të Borxhit, Ministria e Financave, fshehje të pasurisë, deklarim të rremë dhe mungesë burimi të ligjshëm financiar për pjesën e pasurisë në shumën rreth 60.000.000 lekë.

 – Artan Bega, me funksion inspektor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, fshehje të pasurisë, deklarim të rremë të interesave private dhe mungesë burimi financiar për pjesën e pasurisë në shumën rreth 30.000.000 lekë.

 – Artur Taraj, me funksion inspektor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, për deklarim të rremë dhe mungesë burimesh të ligjshme financiare për pjesën e pasurisë në shumën rreth 13.500.000 lekë.

 – Arben Xhaferi, me funksion inspektor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, për fshehje të pasurisë, deklarim të rremë të interesave private dhe mungesë burimesh financiare për pjesën e pasurisë në shumën rreth 13.000.000 lekë.

 – Agron Selimaj, me funksion inspektor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, fshehje pasurie, deklarim të rremë të interesave private për pjesën e pasurisë në shumën rreth 14.000.000 lekë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency